Pashtriku.org, 06. 03. 2016: Miliarderi amerikan 86-vjeçar George Soros, për çdo ditë po i shpërblehet “investimi” që ka bërë ndër vite në Shqipëri. Prej vitesh ai po korr frytet e financimeve të tij, ku dukshëm ajo që cilësohet si “Nomeklatura Sorosiane” është duke i shërbyer me devotshmëri. Ashtu sikurse ndodhi edhe ditët e fundit, në postet më të lartë drejtuese të qeverisë po vijonë të emërohen njerëzit e tij më të besuar. Ministrja në pritje të dekretimit, Milva Ekonomi e cilësuar si “njeriu i artë” dhe themeluese e programeve dhe spin off të Soros në vend, vjen në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Industrisë. Doktrina e Soros për shoqërinë publike me metodën shoqëri civile+media= pushtet politik, ka avancuar duke kaluar në strategjinë partneriteti publik+privat. Nëpërmjet vëzhguesve të tij, ministrave dhe zv.ministrave Soros po mban nën kontroll çdo gjë, në fund të fundit ata ia kanë borxh këtë miliarderit amerikano-hungarez.
Kështu Milva Ekonomi, njeriu i Soros në Shqipëri që prej 1998, njihet si themeluese e skemës më të njohur spekulative “Fondacioni Besa” me kapital 1 milionë dollarë nga Soros dhe 29 milionë nga Qeveria Shqiptare. Në vitin 2008 u falsifikuan dokumentat e Gjykatës nga Ariana Fullani dhe Linda Rama që nga OJF të konvertohej në biznes, që konsiderohej me një xhiro prej 280 milionë dollarësh dhe sot duhet të ketë arritur të paktën 600 milionë dollar. Por Soros ashtu sikurse investoi në ngritjen e figurave si të ministrave dhe deputetëve, ashtu edhe po i godet ato ku nuk përmbushin kërkesat e tij. Ish-ministri Shkëlqim Cani nuk pranoi të firmoste koncesionin e TVSH, një kërkese sorosiane dhe për këtë ai u shkarkua.
Por ajo që i jep kaq shumë fuqi miliarderit 86-vjeçar në vend është afërsia me kryeministrin e vendit Edi Rama. Soros në vitin 1998-2000 do të financonte mbi 1 milion dollarë për Edi Ramën, në kohë kur ai ishte ministër i Kulturës. Po ashtu ai financoi projekte dhe shoqata të ndryshme për të ndryshuar imazhin e tij pasi shumëkuish në atë kohë në Shqipëri kishte vlerëisme jo fort positive për kryeministrin actual. Më pas në 2003 Soros vendosi për themelimin e “Mjaft” për llogari të kryesocialistit, me qëllimi krijimin e polit të tretë në vend. Në 2005 pjesë e këtij “poli të tretë” ishin Rama- Pollo (PDR), Ndoka, Ruli, Besnik Aliaj, Delina Fico, Valdete Sala, Pirro Misha (AMA)-Remzi Lani-Hervin Culi-Fatbardh Kadilli-Eduard Zaloshnja-Mustafa Nano-Milva Ekonomi, Eglantina Gjermeni etj. Por kjo skemë u prishi nga ish-kryeministri Sali Berisha duke krijuar KOPi-n dhe duke marrë një pjesë të këtij Poli në PD.
Emrat
Milva Ekonomi, Eglantina Gjermeni, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Erion Veliaj, Mirela Kumbaro, Endri Fuga, Arbjan Mazniku etj janë disa nga zyrtarët më të lartë të cilët menaxhohen nga Soros, pasi ndër vite ai u ka dhënë për tu marrë. Në vitin 2008, në bilancin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur ka dhënë një total grantesh prej 187.270.00 $. Prej tyre Ditmir Bushati ka marrë 57.296 dollarë nëpërmjet Lëvizjes Europianë në Shqipëri të drejtuar prej tij, sot në dorën e bashkëshortes së tij. Eglantina Gjermeni 35.000.00 $ nëpërmjet shoqatës Aleanca Gjinore, Vasilika Hysi deputete 42.100.00 $ përmes postit të saj në krye të Komitetit të Helsinkit. Po ashtu edhe Erion Veliaj në krye të “MJAFT” u financua nga Soros me 72.000.00 $.
Milva Ekonomi-inistrja e ardhshme e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, ka qënë drejtoreshë e fondacionit “Besa”, një skemë e spekulacionit dhe e mashtrimitme miliona dollarë. Milva Konomi u nominua si “njeriu i artë” i Shqipërisë nga Soros dhe Rama. Në vitin 2000 ajo u bë anëtare e Këshillit Bashkiak. Do të ishte 2003 viti ku Konomi u bë anëtare e këshillit të lidershipit të“MJAFT”. Ajo figuron themeluese e saj në gjykatë dhe po ashtu edhe e grupimit politik G99, në 2005 e Insititutit “Agenda”, biznesit të përbashkët me Eduard Zaloshnjën IPS (të mbyllur në 2010), regjistruesja e çdo pasurie në Kosovë kur u bë “inventari” dhe regjistrimi i të gjithë pasurive dhe popullsisë së Kosovës në kuadër të Agjencisë Evropiane për Rindërtim – EAR në Kosovë.
Eglantina Gjermeni– sot ministre e Zhvillmit Urban dhe Turizmit, ka qënë anëtare e bordit drejtues të Soros që prej 1996. Në vitin 1999 Gjermeni do kryesonte Qendrës e Aleancës Gjinore, OJF spin-off e Soros, pra programe të Soros të shndërruara në shoqata. Po ashtu edhe shoqatës “Refleksion” e krijuar nga Soros në 1992. Në vitin 2008 OJF që drejtohej prej saj, “Aleanca Gjinore”, pra Eglantina Gjermeni ka marrë nga Soros 35.000.00 dollarë.
Ditmir Bushati– ministër i Punëve të Jashtme, në vitin 2006 themeloi me fondet e Soros “Lëvizjen Europiane në Shqipëri, EMA” dhe e drejtoi atë deri në kohën kur u bë deputet. Sot këtë lëvizje e drejton bashkëshortja e tij. Vetëm në vitin 2008 Ditmir Bushati mori nga Soros 48.910.00 dollarë për projektin “Gjallërimi i bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të politikave të integruara europiane”.
Ilir Beqja– ministër i Shëndetësisë, lidhet me Soros ndërmjet bashkëshortes së vëllait të tij, e cila prej vitit 2000 ishte drejtoreshë e programeve të fondacionit. Në vitin 2013 ajo u bë drejtoreshë e transprencës minerare të Shqipërisë dhe e naftës. Ndërsa në 2008-2013 drejtoi shërbimin e klientit të CEZ.
Mirela Kumbaro-ministrja e Kulturës dhe ish drejtuese e programeve në bordin e Soros.
Erion Veliaj-kryetar i Bashkisë së Tiranës, i sponsorizuar prej Soros që prej daljeve të tij të para në publik. Në 2003 ai do të bëhej drejtuesi i “MJAFT” e cila u krijua nga organizatat spinoff e njohur me emrin e dikurshëm programit të debatit të kthyer në shoqatë. Vëllai i tij Arbër Veliaj në vitin 2001 u financua me 10.000 dollarë të bërë një faqe interneti web dhe sot figuron ndër hakerët më të njohur në vend.
Arbi Mazniku- nënkrytar i Bashkisë së Tiranës, ish-anëtar në “Mjaft”, pjesë e shoqatës BYL, Ballkan Youth Link i themeluar në Shqipëri me paratë e Soros në 2001. Në 1997 u bë koordinator i programeve të debatit të Soros ashti si Veliaj. Në vitin 2000 ka qenë kryetar i bordit rinor të Soros duke pasur në dorë menaxhimin për çdo vit të 750-950 mijë dollarë deri në vitin 2004.
Endri Fuga– Këshilltari i Kryeministrit Rama dhe njeriu më i afërt i tij, në vitin 2000-2004 ka menaxhuar 900 -100.000 dollarë për çdo vit. Ai ka qenë ish- kryetar i bordit të programeve të Iniciativës të Evropës Juglindore për Rininë të Fondacionit Soros.
Artur Metani- me profesion jurist është vëllai i ministres Gjermeni, këshilltar i kryeministrit Rama për sigurinë, kandidat i Ramës për drejtor të Byrosë së Hetimit. Në vitet 2000-2004 ka qenë drejtor i programeve të drejtësisë të Soros. Ndërsa në vitet 2004-2012 ai ishte këshilltar i Presidentit Moisiu dhe më pas i Bamir Topit për drejtësinë.
Shkëlqim Cani – ish ministër i Financave dhe ish gurvernator i Bankës së Shqipërisë ka qenë drejtor i Fondacionit “Besa” në vitin 2000. Në të njëjtin vit ishte edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Së bashku me ish- guvernatorin Fullani ishin të përfshirë nëpërmjet Arjana Fullanit në skemat e mashtrimit të këtij fondacioni. Shkarkimi i Ministrit Cani nga posti i Ministrit të Financave kishte pas të fshehur dorën e Soros, duke qenë se ai nuk po firmoste koncesionin për TVSH, që kërkon të marrë ky fondacion.
Elisa Spiropali-sh-Kryetarja e FRESH dhe ish-Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, sot anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një tjetër Spin off e Soros. Anëtare e lëvizjes “Mjaft” derisa u angazhua në zgjedhjet e vitit 2009.
Olta Xhaçka – anëtare e lëvizjes “Mjaft” e sponsorizuar nga Soros deri në angazhimin e saj në zgjedhjet e 2009 ku u zgjodh edhe deputete.
Delina Fico- ishte anëtare për 20 e bordit drejtues të Soros dhe më pas për 8 vjet drejtoreshë e programeve të tij. Ajo ishte kryetare e disa shoqatave të krijuara nga Soros.
Pushtetarët e financuar nga Soros sipas bilancit të 2008
Komiteti i Helsinkit e drejtuar nga Vasilika Hysi 42.100.00 $
Lëvizja Europiane në Shqipëri e dretjuar nga Ditmir Bushati 48.910.00 $
Lëvizja Europiane në Shqipëri e dretjuar nga Ditmir Bushati 8.386.00 $ (për projektin: Lehtësimi i vizave në Ballkanin Perëndimor)
Aleanca Gjinore për Zhvillim e drejtuar nga Eglantina Gjermeni 35.000.00 $
Lëvizja “Mjaft” e drejtuar në Erion Veliaj 72.000.00 $
Instituti Shqiptar i Medias me në krye Remzi Lani 33.040.00 $
Shoqata “Refleksion”, e drejtuar nga Gjermeni dhe Ekonomi 7.720.00 $
Insititui i Dialogut & Komunikimit drejtues Pirro Misha 14.700.00 $
Qendra e Studimeve Politike Pranë UET Henri Çili 7.400.00 $
Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve e drejtuar nga Kristaq Kume 25.000.00 $
Qendra për Zhvillimin e Habitatit e drejtuar nga Dritan Shutina 66.400.00 $
Sorosi ka “pjesë” edhe te PED
Por krahas pushtetit, skema sorosiane ka prekur edhe PD, sidomos në pjesën kur doli në opozitë. Sipas avokatit Altin Goxhaj tek kjo parti nisi skenari për sorosizimin e Partisë Demokratike dhe kapjes së plotë të saj nga Kolona e Pestë e Soros. Në këtë skemë përfshihen emrat e: Genc Pollos, Genc Rulit, Majlinda Bregut, Besnik Aliajt, Grida Duma e Sherefedin Shehu . Po ashtu ndër personat që u shërbejnë njerëzve të Soros janë edhe Kreshnik Çollaku që i shërbn totalisht Pollos, Ervin Salianji që i shërben Henri Çilit dhe Jorida Tabaku që i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Sipas tij edhe në aksione që PD u mobilizua në 2015, të dyja herët si rastësisht ishin për ti shërbyer Ramës në luftën e tij për pushtet një herë me historinë e Tom Doshit dhe një herë me historinë e DIA-s. Por vetëm pak kohë më parë ishte ish kryeministri Berisha që deklaroi se Soros dhe Rama po kërkojnë të zhdukun Transparency International në Shqipëri e cila raporton për matjen e korrupsionit në Shqipëri.
Po interesi publikut ku qëndron?
Por nëse miliarderi Geroge Soros ka “investuar” gjithë këto para në vend, shumëkush mund të pyesë se pse ai duhet kritikuar apo kundërshtuar? Pikërisht në këtë pyetje qëndron edhe themeli i kundërshtisë ndaj skemave të miliarderit 86-vjeçar. Nëse shohim të gjitha shumat e hedhura prej tij për projekte të ndryshme ( siç janë të vërtetuara në tabelat e mësipërme) vërejmë se prej tyre përfiton vetëm një rreth i ngushtë njerëzish dhe jo publiku i gjerë. Pikërisht në këto “investime” interesi publik është i mënjanuar dhe prej tyre përfitojnë vetëm persona të caktuar të cilët më pas përhapen në të gjithë fushat e shoqërisë: politikë, shoqëri civile apo edhe media duke krijuar një oktapod që fijet e tantakulave i drejtohen vetëm prej një njeriu: Geroge Soros. Miliarderi përmes këtij “investimi” tek njerëz që më pas katapultohen në poste tepër të rëndësishme të pushtetit e medias mundëson kontrollin e shumë prej vendimmarrjeve të vendit. Por pse një vend si Shqipëria që ka ende jo pak probleme si me shtetin ligjor, demokracinë apo edhe me situatën ekonomike, duhet që të “orientohet” në politikat e saj vendimmarëse nga një miliarder që interes parësor ka pushtetin e palimituar dhe jo qytetarin?!