KËSHILLI PËR LIDHJE ME BOTËN E JASHTME (CFR)

Pashtriku.org, 20. 02. 2016: Këshillin për lidhje me botën e jashtme e themeloi në vitin 1921 koloneli Eduard Haus, shok i ngushtë, këshilltar dhe gjeni i mbrapshtë i kryetarit Vilson. Qëllimi i kësaj organizate ishte që të përgatitë një „Qeveri botërore”. Figurat dhe organizatorët e fshehtë dhe jozyrtarë të këtij Këshilli ishin: plaku Xhon Rokfeleri, Pol Vartburgu dhe Jakov Shifi, po ato të njëjtët që e menduan dhe e imponuan Rezervën federale të SHBA-ve dhe tatimin në „të ardhurat e përgjithshme”.
Gjashtë vitet e para të ekzistimit të vet, Këshilli për lidhje me botën e jashtme nuk ka mund të zhvillohet dhe ka jetuar në një gjendje latente. Pas vitit 1927 Rokfeleri filloi ta ndihmojë më shumë në aspektin material me anë të fondaconeve të shumta të tij. Në vitin 1929 ai i dhuroi Këshillit një pasuri në rrugën 62 në Nju-Jork ku edhe tash ndodhet selia kryesore e Këshillit për lidhje me botën e jashtme, filiala e qeverisë së padukshme, e cila edhe sot e kësaj dite përfaqëson frontin e bankierëve ndërkombëtarë. Organizata tjera ndërkombëtare në formë të Këshillit për lidhje me botën e jashtme janë:
– Instituti mbretëror për çështje ndërkombëtare në Angli,
– Instituti për lidhje ndërkombëtare në Belgjikë,
– Shoqëria e politikës së jashtme daneze,
– Instituti australian për punë ndërkombëtare,
si dhe shumë përfaqësi tjera në Indi, Itali, Francë, Jugosllavi, Greqi, Turqi.
Të gjitha këto organizata kanë emra të ndryshëm, por për nga përmbajtja janë të njëjta. Të gjitha këto janë të krijuara nga „fuqia e padukshme” dhe qëllimi i tyre është të punojnë për idetë e saj në shtete të ndryshme. Në konferencat e tyre të fshehta vendosin për fatin e vendeve të caktuara, duke mos lejuar prezentimin e qytetarit të atij vendi dhe të mjeteve të informimit. Pika e parë e rregullores për rendin e brendshëm të Këshillit për lidhje me botën e jashtme është: ‘…të gjitha diskutimet dhe vlerësimet e grupacioneve të ndryshme në organizatë janë fshehtësi dhe anëtarët e saj besnikë që do t’ua transmetojnë të tjerëve i nënshtrohen përjashtimit nga organizata’.
Qëllimi i vetëm i Këshillit për lidhje me botën e jashtme është vënia e diktaturës botërore.
Shpesh herë e quajnë „shkollë për prijës shtetërorë” dhe kjo është plotësisht e vërtetë, sepse anëtarët e saj ushtrohen vite me radhë në drejtime të ndryshme:
– në atë financiar,
– politik,
– ndërkombëtar dhe
-social.

Në sferën sociale insistohet më së shumti, sepse me anë të saj zgjidhet detyra më e rëndësishme: përgatiten njerëzit për nënshtrim dhe robërim. Pothuajse të gjithë kryetarët dhe udhëheqësit e shteteve janë të obliguar jozyrtarësht që t’i plotësojnë vendet kyçe të administratës së vet me anëtarë të Këshillit për lidhje me botën e jashtme ose me të simotrës së saj – Komisionit Tralateral. Niksoni rreth vetes kishte më se njëqind anëtarë të Këshillit, kurse politikanët e administratës së Karterit pa kurrfarë përjashtimi ishin anëtarë të Komisionit Trilateral.
Në vitin 1949 Alen Dalesi ishte kryetar i Këshillit për lidhje me botën e jashtme dhe në të njëjtën kohë drejtor i CIA-s.
Në kohën e luftës koreane, më 9 dhjetor të vitit 1950 gazeta „Ҫikago Tribjun” e botoi një akuzë kundër Këshillit e cila edhe sot e kësaj dite është në fuqi: „Anëtarët e Këshillit janë njerëz me ndikim shumë të madh në shoqëri. Ata e shfrytëzojnë fuqinë e pasurisë së tyre, prestigjin e obligimeve të tyre sociale dhe arsimimin që ta udhëheqin atdheun drejt bankrotimit dhe disfatave luftarake. Ata duhet t’i shikojnë duart e tyre. Duart i kanë të përlyera me gjak – me gjak të thatë nga luftërat e kaluara dhe gjak të freskët nga të tashmet”.
Vite me radhë shpirt dhe drejtor gjeneral i Këshillit ka qenë Dejvid Rokfeleri – plotësisht gjë e natyrshme, sepse kjo është organizatë e familjes Rokfeler.
Prej vitit 1939 e deri më sot Ministria amerikane për punë të jashtme ndodhet në duar të Këshillit për lidhje me botën e jashtme. Pothuajse të gjithë nëpunësit e administratës së saj janë anëtarë të kësaj organizate. Moment karakteristik u paraqit në vitin 1954 në San Francisko, kur delegacioni amerikan katërdhjetë anëtarësh e shkruajti Kartën e Kombeve të Bashkuara. Shumica e anëtarëve të delegacionit ishin anëtarë të Këshillit për lidhje me botën e jashtme dhe parimet më të rëndësishme të Kartës plotësisht shprehnin idetë dhe qëllimet e tij.
Xhon D. Rokfeleri e monopolizoi industrinë për benzinë duke i thyer kundërshtarët e tij prej brenda, duke vënë nëpër zyrat dhe ndërmarrjet e tyre njerëzit e vet. Trashëgimtarët e tij – Rokfelerët e sotshëm – sillen edhe më me arrogancë, duke i zbatuar të njëjtat metoda, por me përmasa ndërkombëtare. Përmes Këshillit për lidhje me botën e jashtme dhe Komisionit trilateral ata depërtojnë jo vetëm në jetën politike, ekonomike dhe sociale amerikane, por edhe në punët e brendshme të çdo shteti tjetër në botë. Pa marrë parasysh se cila parti ndodhet në pushtet njerëzit e Këshillit i mbanë pozitat kyçe, duke përfshirë edhe shtetet socialiste, ku zakonisht në krye të shtetit qëndron njeri i tyre.
Gorbaçovi nuk arriti t’ia dalë në krye me „perestrojkën” e vet, kurse ata tashmë ia kishin minuar dhe përgatitur zëvendësin i cili do t’iu shërbente me besnikëri. Ka pasur dhe do të ketë shtete dhe udhëheqës, edhe pse shumë pak, që kapitali gjigant nuk ka mund t’i blejë dhe t’i nënshtrojë. Për fat të keq ata janë shumë pak dhe janë të detyruar të shërbehen me masa drakonike dhe johumane, duke u mbrojtur nga tirania eksploatuese e ca dinastive. Shteti i tillë dënohet duke u izoluar totalisht në aspektin ekonomik dhe politik, gjë që më herët ose më vonë, do ta detyrojë të gjunjëzohet. Nuk përjashtohen edhe aksionet ushtarake, siç ndodhi në rastin e Libisë.
Në SHBA ndikimi i Rokfelerit daton qysh prej para 100 vjetëve me zgjedhjen e Viliam Mekinlit për kryetar, e më vonë të Franklin Ruzveltit si dhe të gjithë kryetarëve tjerë deri më sot, të qeverive në të cilat pozitat kyçe – pozitat e ministrave për punë të jashtme, të mbrojtjes, tregtisë, arsimit, prokurorit kryesor, CIA-s – kanë qenë dhe janë anëtarë të Këshillit për lidhje me botën e jashtme, do të thotë njerëz të Rokfelerit.

Xhon Foster Dalesi, kushëri i Rokfelerit, ka qenë ministër për punë të jashtme të qeverisë së Ajzenhauerit dhe ka marrë detyra të larta diplomatike në administratën e Vilsonit, Ruzveltit dhe Trumanit, ka marrë pjesë në konferencën parisiene pas Luftës së Parë Botërore, ka qenë anëtar i Komisinit Reparacional. Pas Luftës së Dytë Botërore ka marrë pjesë në Komisionin për hartimin e Kartës së OKB.
Ministër i punëve të jashtme në administratën e kryetarit Kenedi ka qenë Din Rasku. Kenedi bile nuk e ka njohur kur e ka caktuar në këtë funksion të lartë dhe përgjegjës. Në kohën e Xhonsonit të gjitha funksionet më të larta në kabinetin e tij kanë qenë të okupuara me anëtarë të Këshillit për lidhje me botën e jashtme. Në qeverinë e Niksonit kanë depërtuar 118 anëtarë të Këshillit për lidhje me botën e jashtme, duke përfshirë edhe nënkryetarin, Spiro Egnju – kryetar i Komitetit për zgjedhjen e Rokfelerit për kryetar të SHBA-ve. Prokurori kryesor, Miçeli, më parë ka qenë advokat i Nelson Rokfelerit. Henri Kisinxheri – ministër i punëve të jashtme të Niksonit dhe Fordit – është i njohur si anëtar i Këshillit për lidhje me botën e jashtme. Zyrtarisht ka qenë i punësuar në sistemin e Rokfelerëve.
Ministritë për punë të jashtme dhe CIA kanë qenë dhe ende janë të tyre. Ministria për punë të jashtme – që ta përmbajë politikën e jashtme të Rokfelerit, e CIA – ta futë me fuqi me anë të grushtshteteve dhe rebelimeve.
Këshilli për lidhje me botën e jashtme është filialë amerikane e një shoqërie që e ka prejardhjen prej Anglie, e cila beson dhe propagon se kufijtë nacionalë ndërmjet shteteve duhet të hiqen dhe të themelohet një qeveri botërore.

– Shkëputur nga libri: KOMPLOTI BOTËROR-Nikola M. Nikolov (Kreu i dhjetë – KËSHILLI PËR LIDHJE ME BOTËN E JASHTME)

 ………………………………………………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura