PUSHTETARËT SI DËMTUES TË SHTETIT!
Nga Prof. Adem Gavazaj, Prizren 14 Prill 2023
Pushtetarët ekonomik, ideologjik dhe politik, duket se veprojnë ndaras dhe pa kurrëfarë bashkëpunimi. Por, realisht ata po veprojnë dhe bashkëpunojnë aq mirë për interesat e tyre të ngushta, pa menduar arsyeshëm për ardhmërinë e vet këtu në Kosovë dhe të njerëzve që duan të jetojnë këtu.
Ata si pronarë real të shtetit nuk po e kuptojnë se duhet ndryshuar për treqind e gjashtëdhjetë shkallë sjellja dhe veprimet e tyre, karshi punëtorëve të tyre dhe karshi shtetit të tyre.
Duhet të kuptohet nga pushtetarët, se koha të cilën po e jetojmë e ka vrarë skllavërinë, po e vret punëtorinë dhe po e lind bashkëpunëtorin. Nëse nuk e kuptojnë këtë ndryshim që e imponon teknologjia do mbesin të vetmuar pa bashkëpunëtorë, të përqeshur e të përbuzur, si njeriu pa shtet, pa krenari…
Pushtetarët ekonomik, ideologjik dhe politik po e vrasin shpresën dhe dashurinë për vendin, duke bërë pazare të fëlliqta.
Ata po sillen kot dhe ngushtë pa e kuptuar se janë edhe përgjegjës si pronarë edhe për njerëzit e tjerë, jo vetëm për familjarët e tyre, të cilët i kanë përgatitë me prona dhe jo vetëm për me jetuar jashtë…
Pushtetarët e të tria llojeve të pushtetit nuk kanë kurrë farë strategjie për zhvillimin më të shpejtë të vendit, me të cilin zhvillim do të ndalet jo vetëm zbrazja, por edhe orientimi i mendimeve degraduese që është rrënjosur në kokat e njerëzve tanë se: ky vend nuk bëhet, se pushtetarëve të të gjitha llojeve ju intereson vetvetja. Ata edhe familjarët edhe pasurinë e krijuar po e transferojnë në vende të tjera, varësisht nga i kanë shtetësitë e shteteve tjera.
Nëpër kuluare thuhet se pushtetarët e të tria llojeve, e kanë shtetësinë e dytë…
Jemi në momentin që pushtetarët politik, ekonomik dhe ideologjik, si pronarë real të vendit, t’i vënë gishtin kokës, që keqbashkëpunimit të marrë fund me qëllim që mos të zbrazet vendi edhe më nga njerëzit, sepse do të dëmtohet seriozisht edhe shteti i Kosovës!
HEU, PUSHTETARËT SI DËMTUES TË SHTETIT!” EU, KUSHTET VARRET O ZJARRET
DERMUES TË SHKRETIT!! TERË KËTA PUSHTETARË, VER HATA KUSHTET
VARRE O,
ZJARRE; DUKE VJEDHUR PASURINË E SHTETIT, HAMSHURINË SHKRETIT,
AH MORE,
DASHURINË PËR PASURINË VETËM VETËVEDIT DHE FAMILJES; EDHE ME MANDAT
E PA MANDAT, DUKE BLERË VOTAT NGA T’VARËFËRIT ME PAK PARA, KUKE
SHQERRË
NOTAT NGA TË ZVARRËTIT PËR NJË COPË BUKË O, ZËR NJË GROPË KUKE
O PËR NJË
LITAR QË TË VAREN PSE NUK ARRINË TË I MBAJNË GJALLË FËMIJËT DHE
FAMILJEN,
TË DIGJEN E SHTRIGJEN NËN IMIXHËN SI KANDILJE APO QIRI OU SHPIRTI
I TYRE AH,
TË SHNDËRRITI NDËR VËRRIE, QË TA NDRIQOJË TERRIN E BURGUT OH, NË
FUND TUNELI,
QË TUND BURGELI, CUNG NGELI; OSE TA KAPË KOKËN ME DORË DHE QË TË
HUMBET O,
SHKRUMBET, NË MERGIME, TËRBIME, VËRBËRIME, PA KTHIM, MASHTRIN OH,
GJERË NË
AMSHIM; OUUUH, GJERË NË AMSHIM! KËSHTU NGA HAJNIA E VARFËRIA MË
EKSTREMË
PUSHTETARËT HAJNA E TRADHTARË, QË NA E GËRDITËN ATDHEUN O DUKE
NA MBETUR
ATDHEU PA POPULL, ATKREU SA HORBULL; MBAROI KOMBI, SHFAROI KOBI
OUH KORBI;
PO KU NA MBETI DHE KU NA TRETI SHQIP SHQIPE E, MJERA SHQIPTRAIA?!
MANI USA