DR.LUFTULLA PEZA: KOSOVA – SHTET I PAVARUR DEMOKRATIK APO KRAHINË AUTONOME E SERBISË

Pragë, 31 Mars 2020: Të dyja platformat janë në tavolinë, vetëm se ndryshojnë kush i mban.
Ne shqiptarët dhe miqtë tanë nga Amerika, Europa, Azia, Afrika e gjetkë pranojë dhe përkrahim idenë për të cilën u bë lufta e Kosovës. Të dytët, armiqtë dhe kundërshtarët tanë, rregjimi i Milosheviçit në Beograd dhe miqtë e saj i kanë rregulluar dhe kopsitur mirë nenet në kushtetutën serbe dhe në organe të tjera, të shpërndarë në të gjithë botën, që “Kosova është krahinë autonome e Serbisë”.

Këtë idenë e dytë e ndihmuan të gjallërohet edhe sjellja e komandantëve të UÇK, kur morën pushtetin pas luftës në Kosovë dhe e keqpërdorën atë në shumë drejtime për tu pasuruar.
Të dyja këto ide janë në tavolinat e diplomatëve të botës dhe rreth tyre bëhen studime, diskutime dhe ipen propozime të shpeshta. Idesë së dytë, që e financon me shumicë Serbia, i janë bashkangjitur mjaft profesora, doktora shkencash e artistë serbë dhe të huaj nga ShBA, Kanadaja, Europa etj., që prodhojnë studime e vepra arti në favor të Serbisë, bazuar në mithet e saj: Kosova është djepi i lindjes së Serbisë, Kosova është krahinë autonome e Serbisë etj. Disa nga këto studime më kanë ardhë në kompjutër, pasi ato shpërndahen në të gjithë botën dhe shoh në to propagandën serbe veshur me shkencën dhe art. Por me keq ardhje shumë pak studime shqiptare shoh, qeveritë shqiptare e kanë kyçur shkencën.
Në sajë të luftës shekullore për liri të popullit shqiptar në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve dhe në sajë të ndërhyrjes së fuqishme të NATO-s, kryesuar nga ShBA, në vitin 1999, Kosova më në fund fitoj lirinë nga rregjimi gjakatar i Beogradit. Serbia megjithse e humbi luftën e fundit me shqiptarët, nënshkroi edhe marëveshjen e kapitullimit në Kumanovë, veprimtarinë e saj kundra popullit të Kosovës asnjë herë nuk e ndërpreu. Në vend që qeveria serbe të ndryshonte politikën ndaj Kosovës dhe popullit të saj, të pranonte gjendjen e re, Kosovën e pavarur, ajo bën të kundërtën, mundohet me çdo mjet të krijoi situata të dëmshme për shtetin më të ri të Ballkanit. Serbët janë populli, që prosperitetin e vet e shohin duke pushtuar tokat e të tjerëve. Kjo bëhet ditën për diell, por BE dhe ShBA heshtin.

Serbët me ndihmën e historianëve, artistëve, politikanëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe kanë ngritur prej vitesh dy mithe rreth Kosovës: 1-mithin e Luftës së Fushë Kosovës në 28 qershor 1389, sikur serbët mbrojtën Qytetërimin Europian nga islami dhe 2-mithin tjetër të kishave orthodokse serbe në Kosovë, sikur këto kisha dhe manastire i kanë ndërtuar serbët gjatë shekullit 15 dhe jo shqiptarët, që shumë kohë përpara lanë paganizmin dhe u kthyen në të krishterë gjatë Perandorisë Bizantine.
Të dy këto mithe serbët i pëdorin për ta paraqitur çeshtjen sikur Kosova është djepi i krijimit të Serbisë dhe i kulturës së popullit serb. Kjo propagande pa mbështetje shkencore, që jeton deri në ditët tona, i ka rrënjët në punën e madhe fasifikuese që kanë bërë dhe bëjnë historianët, kisha ortodokse dhe politikanët serb, duke shtrembëruar faktet dhe ngjarjet hiostorike. Por kjo ndodh edhe nga fakti se historianët dhe artistët shqiptarë pak e kanë bërë detyrën e tyre, për të ndërmarë studime e krijuar vepra arti në këto fusha dhe të venë në dukje të vërtetën historike, që ndryshon shumë nga ato që paraqitet në propagandën serbe.
Të dhënat arkeologjike dëshmojnë që gjatë gurmesmi dhe gurvoni, 9-8 mijë vjet më parë, në rajonin qendror të gadishullit tonë kanë jetuar fise të përparuara, që ngritën fshatrat e parë, me të cilët shënohet fillimi i ushtrimit të bujqësisë në Europë. Kjo është kultura e Ballkanit Qendror ose Kultura Lepenski Vir dhe Vinka e Turdas, që kanë qenë të përhapura në të gjithë Ilirikun (Ballkanin) Qendror, që e dëshmojnë plotësisht këtë. Njeriu gjatë kësaj periudhe braktisi stilin e vjetër të mënyrës së jetës, të gjuetar-mbledhësit, ku njerzit bridhnin gjithë ditën në kërkim të ushqimit me gjueti dhe mbledhje kokrash, gjethesh e rrënjësh dhe ndërronin vendbanimin sa herë paraqitej nevoja. Ata përqafuan dhe përvetësuan stilin e ri të jetës me ngritjes së arave, të farmave dhe qendrave të përherëshme të banimit, që qe mënyrë më i përparuar, revolucionare. Fjala “Farma”, që përdoret në të gjithë botën për institucionin e ri, që përdoret për të mbjellë arat, vjen nga fjala “farë” e gjuhës së banorëve të lashtë, që përdoret edhe sot në gjuhën shqipe. Njeriu përdori britë e drerit si parmendë për të lëruar tokën. Gjatë kësaj kohë u ngritën shtëpitë (kasollet) e para, me themele guri, u zbutën kafshët e egra si lopa, delja, dhija, derri, kali e gomari, u përpunue balta, duke prodhuar qypa e enë të tjera, përpunohet qumshti, prodhohet djathi e kosi, përpunohet lëkura e bagëtive, tieret fija dhe endet pëlhura e parë me vegjën e parë. FUSTANELLA është një nga veshjet e para, që ruhet në poçeri, veshja tradicionale shqiptare.
Shpikja më e madhe e këtyre njerzve me kulturë të lartë, kanë qenë germat dhe alfabeti i parë. Në poçeri janë ruajtur të shkruara fjalët: VIJV = UJI dhe DORA, nga gjuha e lashtë e banorëve, fjalë që janë sot në gjuhën e Kosovës dhe në gjuhën shqipe.
Të gjitha këto arritje të rëndësishme kulturore janë zhvilluar në truallin e lashtë, që më vonë do të quhej Dardania, dhe fjalët e ruajtura në objektet e kësaj kulture të lashtë vërtetojnë gjuhën dardane, që është një dialekt i gjuhës shqipe. Asnjë popull tjetër nuk njihet në histori, të ketë banuar në këto rajone gjatë kësaj kohe, përveç dardanëve.
Rajoni ku sot ndodhet Kosova ka përbërë në kohën antike Dardaninë e lashtë. Dardanët përmenden për herë të parë në histori gjatë shek. 4 p.e.s. kur mbreti i tyre Bardhyli arriti ti bashkojë fiset e afërta dhe të formojë Mbretërinë e Dardanisë në vitin 392 p.e.s. Gjatë kësaj kohe u ngritën edhe mbretëritë e Ilirisë, Epirit, Thrakisë, Dakisë dhe pak më përpara mbretëria e Maqedonisë. Të gjithë kanë qenë popuj shqipfolës, me origjinë pellazgjike, siç vërtetohet nga gjuha e tyre e lashtë.
Në kohën kur popujt shqipfolës ballkanik i kishin ngritur mbretëritë e tyre Europa Qendrore dhe Veriore zotërohej nga fise të paorganizuar gale, kelte, gjermanike, nore, baltike, fine, slave dhe Azia dhe Afrika po kështu. Në këto rajone organizimi shtetëror dhe ngritja e mbretërive nacionale u realizuarreth shekullit të dhjetë.
Pas luftash të ashpra me romakët, të gjitha shtetet e sipërpërmendura u pushtuan nga Prandoria Romake, mbretëria e Dardanisë pushtohen e fundit në vitin 68 p.e.s. Më pas ngrihet Provinca Ilire, që jetoi deri kur ra Konstantinopoja rreth vitit 1350 nga focat otomane.
Sllavët e jugut erdhën në Ballkan, pasi u shkëputën nga dega sllave, ardhur nga lindja dhe gjatë shek. 6-7 u vendosën në tokat e dardanëve, ilirëve, dakëve, për tu marrë me punë ndihmës, me një marëveshje me Perandorinë Bizantine. Një pjesë e kësaj popullate sllave gjatë shekujve të mëvonshëm mori emrin “serbë”. Nuk dihet nga vjen emërtimi “serb”, por ka shumë mundësi të vijë nga fjala dardane “sherb”, shërbetor, nga që ata u pajtuan si shërbëtorë në familjet e vendasve.
Serbët principatën e parë me Milanin e parë në krye e kanë ngritur në vitin 1882, rreth 2500 vjet pas dardanëve, ilirëve, maqedonëve, thrakët, dakët etj. Por në fakt serbët e morën pavarësinë nga Turqia, që në vitin 1867, kur trupat e fundit turke lëshuan Beogradin.
Kështu që serbët kur është zhvilluar Lufta e Kosovës në vitin 1389 nuk kanë pasur as principatë dhe as ushtri. Ajo që thotë propaganda serbe që “mbreti serb Llazar” printe gjithë ushtrinë ballkanike është vetëm një rrenë, sepse në Luftën e Kosovës nuk ka pasur asnjë mbret serb. Ka pas vetëm një grup ushtarak serb drejtuar nga komandanti i tyre. Ndryshe qëndron puna me shqiptarët, ata kanë pasur në luftën e Kosovës disa princa me ushtritë e tyre.
Kongresi i Berlinit në qeshor 1878, pas luftës ruso turke 1877-1878, njohu pavarësia e Serbisë nga Turqia, dke marrë edhe disa toka shqiptare. Në këtë kohë shqiptarët organizojnë kundra vendimeve të këtij kongresi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në mbrojtje të trojeve shqiptare.
Pas Luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, shqiptarët shpallën Pavarësinë në Kuvendin historik të Vlorës më 28 nëntor 1912, ku përfshiheshin Vilajetet me shumicë shqiptare: i Janinës, i Shkodrës, i Manastrit dhe i Kosovës. Më pas me Traktatit e Londrës në maj 1913, Kosova dhe Maqedonia v-p u njohën si pjesë e Serbisë, ndërsa Malit të Zi i jepen Metohia veriore, të gjitha territore shqiptare.
Gjatë viteve 1878 deri në vitin 1909 këto rajone kanë qenë faktikisht të pushtuar nga Austro-Hungaria, sipas traktatit të Berlinit. Por kufijtë përfundimtarë për Ballkann u ratifikuan me Traktatin e Bukureshtit më gusht 1913 nga fuqitë europiane, me delegate nga Bulgaria, Romania, Serbia, Mali Zi dhe Greqia dhe asnjë nga Shqipëria. Kështu i vendosën kufijtë pas Luftës së Dytë Ballkanike nga fuqitë europiane, duke ngopur orekset e fqinjëve me tokat e popullin shqiptar.
Me këto traktate të padrejta Serbia e rriti shumë territorin e saj, duke marrë Sanzhakun, Rashkën, komplet Vilajetin e Kosovës dhe Maqedoninë e Vardarit. Në fund të viti 1918 Serbisë ju aneksua edhe Vojvodina dhe në fund të vitit 1918 lindi mbretëria e Jugosllavisë. Me këto mashinacione që bënë fuqitë e mëdha europiane në kurriz të shqiptarëve: Anglia, Fanca, Gjermania dhe Rusia, popullsia e Serbisë u rrit nga 2.9 në 4.5 milionë njerëz, ndërsa teritori i saj u rit me 81 % territor (të dhënat nga encikl. Wikipedia).
Nga kjo histori e shkurtër del qartë, që Kosova është bërë pjesë e Serbisë në vitin 1913 dhe nuk ka qenë më parë dhe nga kjo nuk ka sesi të ketë qenë ndonjë herë djepi i lindjes së kulturës serbe. Edhe mithi tjetër serb lidhur me manastiret e Kosovës është rrëxuar nga studiues të ndryshëm, që vërtetojnë ngritjen e tyre qysh gjatë mesjetës nga priftërinjt shqiptar. Nuk mund të ketë ndodhur, që këta të jenë ndërtuar nga serbët, kur ata në mesjetë nuk kanë pasur as shtetin e tyre, as organizim qoftë në format më të ulta.
I solla këto fakte historike sepse shumkush nuk i din. Shumkush është ngopur me propagandën antishqiptare të serbëve dhe në gjykimin e tij kjo e çon të pozicionohet kundra shqiptarëve. Historia ka shumë rëndësi të dihet, sepse ndihmon në ndërtimin afatgjatë të së ardhmes sonë.
KOSOVA MIDIS DY VIRUSEVE
Kosova është e rrezikuar nga dy viruse. Coronovirusi rrezikon të gjithë planetin, prandaj bota është në alarm për ta mposhtur. Qeveria Kurti ka marrë mjaft masa të nevojshme për tu mbrojt dhe larguar përfundimisht rrezikun.
Por virusi tjetër është Serbia. Ndërhyrja e saj e përditëshme në punët e Kosovës dhe propaganda antishqiptare në Serbi dhe në gjithë gjithë botën janë janë alarmante. Serbia megjithse kreu genocid të pa parë ndaj popullit të Kosovës, më pas u mposht nga UÇK dhe NATO, humbi dhe gjyqin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për Kosovën, prapë i ka shpallur luftë Kosovës në të gjitha nivelet. Kjo ndodh, sepse vdiq Milosheviçi, por rregjimin i tij në Serbi e vazhdojnë bashkpuntorët e tij të zellshëm.
Për sa kohë që Serbia e mban në kushtetutën e saj Kosovën si “Provinncë Serbe” dhe nuk paguan dëmet e shkaktuara gjatë luftës së fundit, nuk kthen trupat e shqiptarëve të vrarët, nuk kthen pensionet, kadastrën, objektet arkeologjike etj., të vjedhura në Kosovë, me Sërbinë është vështirë të rilindin marëdhënie paqësore.
Prej vitesh bëhen bisedime në Bruksel, por bisedime të stërgjatura i kanë sjellë fitime Sërbisë në dëm të Kosovës. Ashton dhe Mogerini dështuan në këtë dialog, por me marëveshjet e bëra i sollën dobi politikës serbe. Edhe Lajcak po kështu do të ecë, sepse BE, një konglomerat shtetesh dhe interesash, nuk desh të vejë njeriun e duhur në dialog.
Edhe politka e administratës së tanishme amerikane me Pallmer, Grenell etj. shihet në Kosovë dhe botë e dyshimtë.
Gjendjen e vështirë që po kalon Kosova është pasojë e keq drejtimit në vitet e pas luftës, korrupsionit të lartë, varfëria e madhe etj. Komunat me shunicë serbe janë lënë të vetqeverisen nën drejtimin e Beogradit, në kundështim me ligjet e Kosovës. Për të gjitha këto populli e humbi shpresën dhe me mijëra njerëz u larguan përgjithmonë nga Kosova. Prandaj populli i Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit u orientua drejtë dhe votoi për ndryshimin e madh të politikës, duke votuar më shumicë dy partitë VV dhe LDK. Por shpresa e qytetarëve nuk u realizua dhe me rrëzimin e qeverisë Kurti shpresat e tyre u venitën.
Mocioni për rrëximin e qeverisë Kurti u përgatit nga segmentet e vjetra qeverisëse në LDK, që janë të lidhura me korupsionin dhe krimin. LDK tashmë nuk është parti e parimeve demokratike, por parti me kryetar të vendosur nga servilët dhe kryesi të vendosur nga kryetari. Nga qeveria Kurti po hapeshin petët dhe po priteshin fijet e korrupsionit dhe të krimit. Në këtë situatë kryetari i LDK, i mësuar të hajë me 3-4 garuzhde, ngriti mocionin ndaj qeverisë dhe Kuvendi i Kosovës nën trysninë e të dërguarit amerikan dhe të ambasadorit amerikan në Kosovë, votoi rrëximin e qeverisë Kurti pas 50 dite pune.
Kjo është tradhëti ndaj votës së qytetarëve, u rrëxua shpresa e ndryshimit në Kuvendin e Kosovës, por shpresa nuk ka vdek, ajo u kthye tek populli i Kosovës. Kam besim se në zgjedhjet e ardhëshme pas epidemisë, populli do të dijë ti njohi mirë miqtë dhe armiqtë e tij. Para së gjithash duam Kosovën.
Mendoj se ndaj Serbisë duhet të ndiqet politika e afrimit, që këshillojnë aleatët, por mbi të gjitha duke parë interesat e Kosovës. Me forcë ti kërkohet Serbisë të lirojë urgjent nga burgu qytetarin e Kosovës të arrestuar muajtë e fundit. Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet, ashtu siç e pat nisur qeveria Kurti, me veprime reciproke. Pasi Kosova bëri hapin e parë, e hoqi taksën për lëndët e para ndaj Serbisë, kësaj të fundit ti kërkohet që Serbia të respektojë Kosovën si Republikë e Pavarur Demokratike dhe për këtë të heqë të gjitha nenet poshtëruese mbi Kosovën nga kushtetuta e saj dhe të pushojë propagandën antikosovare nëpër botë.
Pa këtë hap nuk ka pse të ulesh në bisedime me Sebinë dhe aq më tepër të bësh marëveshje, sepse të gjitha do të jenë si marëveshja e Berlinit para ca muajsh, kur me nismën e ambasadorit pro serb amerikan Grenell, nënpunësit e Kosovës nënshkruan dy marveshje me Serbinë, për hekurudhën dhe lidhjen ajrore Beograd-Prishtinë. Nga pala serbe këto marëvesje u nënshkrua nga personi, që në qeverinë e Serbisë është i ngarkuar si ministër/guvernator i Provincës së Kosovës. Kjo është shkelje flagrate e së drejtës ndërkombëtare. Të gjitha marëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nëshkruhen duhet të keqë stemat përkatëse të shteteve.
Në marëveshjet e ardhëshme Serbisë duhet ti kërkohet: të kthejë trupat e kosovarëve të vrarëve në Serbi, të paguaj dëmet e luftës shkaktuar Kosovës, të paguaj pensionet për kohën e Jugosllavisë, të kthejë kadastrën, objektet arkeologjike, të mos fusë hundët në punët e brenëdshme të Kosovës, serbët e Kosovës të kenë po ato të drejta, që kanë sot shqiptarët në Luginën e Preshëve.
Vetëm kur të realizohen të gjitha këto kërkesa nga ana e palës serbe, mund të besojmë se midis shqiptarëve dhe serbëve të vendosen urat e besimit të ndërsjelltë dhe bashkëpunimi i sinqertë.
Pragë, më 28 mars 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura