QYTETI MESJETAR I MARRAKEHUT NË MAROK
Marrakesh, qyteti kryesor i Marokut qendror. I pari nga katër qytetet perandorake të Marokut, ai shtrihet në qendër të fushës pjellore dhe të ujitur Haouz, në jug të lumit Tennsift. Qyteti shtrihet në perëndim të ultësirës së maleve Atlas. Seksioni antik i qytetit, i njohur si medina, u caktua si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1985.
Kuptimi i saktë i emrit është i debatuar. Një prejardhje e mundshme e emrit Marrakesh është nga fjalët berbere (amazighe) amur – akush, që do të thotë “Toka e Zotit”. Sipas historianes Susan Searight, megjithatë, emri i qytetit u dokumentua për herë të parë në një dorëshkrim të shekullit të XI-të në bibliotekën Qarawiyyin në Fez, ku kuptimi i tij ishte dhënë si “vendi i bijve të Kushit”.
Zona e Marrakehit ishte e banuar nga fermerë berberë që nga koha e neolitit dhe në atë zonë janë zbuluar mjete të shumta guri. Marrakeh u themelua nga Abu Bakr ibn Umar, prijës dhe kushëri i dytë i mbretit almoravid Jusuf ibn Tashfin (rreth 1061-1106). Marrakeh i dha emrin mbretërisë kryeqyteti i së cilës ishte për një kohë të gjatë.
Burimet historike citojnë një sërë datash për këtë ngjarje që variojnë midis vitit 1062 (454 në kalendarin Hixhri), sipas Ibn Ebi Zar dhe Ibn Khaldun, dhe 1078 (470 Hixhri), sipas Muhamed al-Idrisi. Data më e përdorur nga historianët modernë është 1070, edhe pse 1062 përmendet ende nga disa shkrimtarë.
Megjithatë ajo u themelua nga Yūsuf ibn Tāshufīn i dinastisë së Almoravidëve dhe shërbeu si kryeqyteti Almoravid derisa ra në duart e Almohadëve në 1147. Në vitin 1269 Marrakehu kaloi në kontrollin e marinidëve, kryeqyteti i preferuar i të cilëve ishte qyteti verior i Fès.
Edhe pse Marrakehu lulëzoi ndërsa shërbente si kryeqytet nën Sa’dīt në shekullin e XVI-të, sundimtarët pasardhës alevit banonin më shpesh në Fès ose Meknes; megjithatë, alevitët vazhduan të përdorin Marrakech-un si një post ushtarak.
Në vitin 1912 Marrakeh u pushtua nga udhëheqësi fetar Aḥmad al-Hībah, i cili u mund dhe u dëbua nga forcat franceze të komanduara nga koloneli Charles M.E. Mangin. Nën protektoratin francez (1912 – 1956), Marrakehu u administrua për shumë vite nga familja Glaoui, e fundit prej së cilës, Thami al-Glaoui, ishte nxitësi kryesor i deponimit të Muhamedit V në vitin 1953.
________
https://www.britannica.com/place/Marrakech
***
https://en.m.wikipedia.org/wiki/Marrakesh
***
https://www.blondieinmorocco.com/marrakech-short-history…
***
***
https://www.offcapeexperiences.com/…/11-day-journey…
***
https://www.ilove-marrakech.com/…/what-makes-marrakesh…
***
Sheradin Berisha © Pashtriku.org