Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Të dhunuar në Hagë, të përdhunuar në Prishtinë
Tash u mbushëntre vite të plota kur themeluesit e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës që, në të njëjtën kohë ishin edhe bartësit e luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, president i Kosovës, Jakup Krasniqi për dy mandate kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së dhe Rexhep Selimi, kryetar i GP të Vetëvendosjes po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë ndaj të cilëve ka filluar një proces maratonik gjyqësor ku i dihet data e fillimit por jo edhe ajo e përfundimit. Salih Mustafa u dënua me dënim drakonik e që të njëjtin fat e kishin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Hysni Gucati tani u lirua me kusht kurse Nasimi vazhdon të dhunohet juridikisht për një vepër që përgjegjësinë kryesore e ka Gjykata Speciale Raciste që lëshoi në qarkullim materiale të ndjeshme që shërbyen si pretekst për pasurim të punonjësve të kësaj Gjykate duke kontrabanduar këto materiale, për arrestim të krerëve të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe përshpejtim të arrestimit të krerëve të UÇK-së dha bartëse kryesorë të institucioneve të shtetit të Kosovës. Është duke rrjedhur edhe gjyqi ndaj Pjetër Shalës sikur që lehtësisht mund të ndodhë të ketë proces edhe kundër Isni Kilajt që është i arrestuari i fundit i kësaj GJRS , deri në arrestimin e radhës. Se si është themeluar Gjykata Speciale Raciste , dihet nga ajo që ishte e qasshme në mjetet e informimit . Themelimi i kësaj Gjykate nuk ishte me bërjen publike të raportit të Dik Martit por se ishte një këshillë, lexo urdhër i shteteve më të fuqishme që i parapriu këtij raporti kriminal të kriminelit Marti. Kishte presione diplomatike të ambasadorëve të shteteve të fuqishme që “garantonin“ se e tëra kjo po bëhet për pastrimin e luftës së UÇK-së nga krimet e mundshme individuale. Një ambasadore thoshte publikisht se do të arrestohen 10 individë, jodomosdoshmërisht ushtarë të UÇK-së, një tjetër ambasador thoshte se do të arrestohen të dyshuar krejtësisht të parëndësishëm prandaj duhet të pranohej që kjo Gjykatë të themelohej. Dikush, si karrem e gjuajti rolin e Xhorxh Washingtonit të Amerikës që nënkuptonte se Xhorxh Washingtoni i Kosovës nuk do të arrestohej në asnjë rrethanë. Për të siguruar moskundërshtimin e shteteve, anëtare të Këshillit të Evropës si dyshim kyç e futën nxjerrjen e organeve nga të burgosurit (kryesisht serbë) dhe trafikimi i tyre që e paska bërë UÇK-ë në disa lokacione në Shqipëri. Ec e pas kësaj akuze kundërshtoje formimin e një komisioni hetues për të “gjeturat“ e raportit të Dik Martit. Pastaj, gjërat shkuan “si vaji në tepsi“ dhe votimi për themelim të kësaj Gjykate u shndërrua në çështje teknike. Dikush e votoi nga zori, të tjerët e votuan sepse kishin dorëzuar dosje edhe në Tribunalin e Hagës e pastaj edhe në Gjykatën Speciale Raciste. Këta ishin nga krahu i “paqes“ ndryshe urrejtës patologjik të çdo gjëje që ka të bëjë me luftën e UÇK-së, ish të burgosurit politikë shqiptarë dhe me Bacën Adem Demaçi. Ndonëse janë raste për trajtim shëndetësor që duhet t’i nënshtrohen trajtimit të lirimit nga urrejtja patologjike, edhe sot e kësaj dite bartin poste të rëndësishme në qeverinë KURTI 2. Ishte një përpjekje sizifiane për ç’bërjen e kësaj Gjykate e që u gjykua brutalisht nga ambasadorët e fuqishëm që kishin ushtruar shantazh të fuqishëm për themelimin e saj, siç e ceka më lart . Askush nuk shpresonte se LDK-ë do të votonte për ç’bërje të Gjykatës sepse, po të ndodhte kjo është njësojë si ta mohoje veten tënde. LVV-ë si opozitë e shrytëzoi për mrekulli situatën, botërisht e sulmonte gjykatën, praktikisht nuk bënte asgjë kundër saj. Përgjegjësi dhe detyrim politik për këtë nuk kishte sepse ishte opozitë kurse kombëtaren e kishte vetëm si fasadë dhe mjet për të ardhur në pushtet. Në mesin e saj kishte ish – ushtarë të UÇK-së, dezertorë dhe ikës nga lufta që, për më keq kur ishin kapur nga Policia serbe kishin dhënë deklarata për UÇK-në (regjioni nga kishin ikur) më të forta se vet Nazim Bllaca. Kam fakte për këtë.
Adem Demaçi, Komandanti Politik që mbrojti UÇK-në
Baca Adem ishte këmbëngulës në mbrojtje të UÇK-së edhe para Gelbartit , edhe para Holbrukut edhe para sekretares Olbrajt , pa pyetur për çmimin që duhej paguar. E mbrojti edhe gjatë Konferencës së Rambujesë ndonëse kishte dhënë dorëheqje nga të qenit Përfaqësues Politik i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë duke komunikuar për çdo ditë me anëtarët e delegacionit të krahut ushtarak në kohën kur paqësorët bënin shtatë palë qejfe në këtë kështjellë duke kërkatë ushqime të paprovuara dhe pije për të cilat vetëm kishin lexuar se ekzistojnë. Baca nuk komunikonte fare as me krahun projugosllav dhe proserb të “përfaqësuesve“ të shoqërisë civile , të pashmangshëm në të gjitha bisedimet për fatin e Kosovës ,si informatorë të punëdhënësve të tyre! Baca Adem Demaçi fuqishëm ishte kundër Gjykatës Raciste Speciale sepse i dinte pasojat e saj. E mbronte fanatikisht luftën dhe bartësit e kësaj lufte, aktualishte pengje politike të kësaj Gjykate . Këtë e bënte me bindje të plotë ndonëse nuk ishte fare në dashuri me disa prej tyre mirëpo mbizotëronte interesi i përgjithshëm. Para se të arrsetoheshin, udhëheqësit më të lartë të UÇK-së dhe institucionalë të Kosovës ishën cak i një denigrimi publik nga një pjesë e LDK-së dhe nga pozita aktuale, pra LVV, bashkë me presidenten Vojsa Osmani. E luanin një lojë të Janusit; lufta e UÇK-së paska qenë e pastër ndërsa udhëheqësit e saj ishin kriminelë në kohën kur baballartët e kuadrit jugosllav dhe serbë të Vetëvendosjes e luftonin luftën e UÇK- së me të gjitha mjetet e mundshme dhe të pamundshme sikur që e bënin “pelegrinët“ e misionarit të paqes, shtatorja e të cilit është para katedrales politike në obrorrin dhe mbi themelet e gjimnazit më prestigjioz të kryeqytetit. Edhe kanë dërguar dosje në Gjykatë Speciale, edhe bëjnë homazhe në Prekaz, si bartës të posteve me rëndësi në qeverinë e Kosovës. Sa të pafytyrë e sa të pamoralshëm që janë! Ndonëse po përballen me një gjykim që për një kohë të gjatë mund t’i lërë brenda , fushata denigruese ndaj tyre po vazhdon në disa binarë; publikisht duke i akuzuar si “shkatërrues të shtetit“, kurse në nëtokë e furnizojnë këtë gjykatë me dosje dhe “dëshmitarë të mbrojtur“ në rrethana të një imoraliteti që nuk arsyetohet dhe nuk mbrohet me asgjë.
Drejtësia ose padrejtësia tokësore është e rëndë, shkakton vuajtje dhe dhimbje por është e përballueshme. Me kalimin e kohës kjo mund të ndryshohet, në dobi të të akuzuarit apo në dëm të tij. Ndërkaq, drejtësia hyjnore është e pamëshirshme, e noterizon drejtësinë apo padrejtësinë tokësore, pa të drejtë ankese. Këta që për model të sundimit e kanë zgjedhur urrejtjen midis njerëzve ku llaskucët dhe mjeranët shpërblehen për llaskucërinë dhe mjerimin ndaj sunduesve, pashmangshëm do të përballen me drejtësinë hyjnore, madje në çastet më të rënda për ta . Sot po përballen me situata kur rrenës po i thonë e vërtetë, m..t i thonë mjaltë, mospërmbushjen e premtimit të dhënë po e përkthejnë si dështim i të tjerëve, dështimin gjeneral po e mbulojnë me fatura të urrejtjes, me një fjalë; edhe po duan ta hanë piten edhe ta zhdukin tepsinë! Dikur thuhej se: “të gjitha rrugët çojnë në Romë…” e që unë e përkthejë se gjuha e urrejtjes pashmangshëm do të përfundojë si dhunë, jo vetëm verbale. Më së paku verbale, në fakt! Të mbështetur me bythë kah duvari prapa të cilit i pret Hamilkari (i Serbisë e jo i Kartagjenës) njohjen formale e kanë bërë si një kondom që moti ishte i grisur dhe i papërdorshëm ndonëse e kanë të qartë se me njohjen formale Max Velleri, si sponorisues imagjinar i saj, vetëm mund ta fshijë prapanicën. Pa mundësi riciklimi.
Është dallim i madh midis numrit 1 dhe numrit 10
Edhe vizitat që ua bënë në burgun e Hagës u bënë duke përzgjedhur, Rexhepin e vizitojmë sepse është i yni, Jakupin mbase e bëjmë për vete me përralla për kopalla kurse “shkatërruesit e shtetit“ dhe kriminelët e luftës sipas pozitës aktuale nuk i vizitojmë. Për pushtetin që sot po sundon në Kosovë vetëm Hashimi dhe Kadriu janë “persona non grata“, i urrejnë më shumë se bashkëbiseduesin e Limozës, Radoijiçiqin. Besnik Hiçmosgjëja vizitoi Rexhën kurse jo edhe Hashimin dhe Kadriun. Ashtu ishte direktiva e partisë. Kyremashtruesi i Kuvendit i vizitoi, jo në cilësinë e një vizite normale por si një bedel , pa koçe për vendimmarrje. Edhe Liburnia ishte për vizitë. Nuk është gabim pse këta i vizitojnë por është gabim pse ata i pranojnë në vizita . Sepse po sjellin “dhuratat e Danajit“ të luftës heleno-trojane. Presidentja Vojsa Osmani nuk shkonë sepse do të ndahet e papërmbushur nëse nuk dënohen siç e dëshiron. Edhe KM, gjithashtu nuk i viziton, nuk dëshiron të ndërhyjë në drejtësi. Për Rexhën pati dërguar garancione opozitare por jo edhe shtetërore. Që të katërt janë në të njëjtin kazan, Hashimi, Jakupi, Kadriu dhe Rexhepi , i pretë thuaja i njëjti vendim, o lirues ose dënues. Lotët për Rexhën që po derdhin disa në LVV-ë sot janë rrenë e shkuar rrenës. Ditën vajtojnë kinse për shokun e tyre ndërsa natën urojnë që kur të mos kthehet. Mendësi tipike jugosllave, serbe dhe bizantine.
KM i Kosovës, zotëriu Albin Kurti vizitoi familjen e Rexhep Selimit dhe mirë bëri, si njeri dhe si kryeministër. KM i Kosovës, zotëriu Albin Kurti nuk vizitoi familjet e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit. Në rrethana normale do të ishte shumë keq që nuk i vizitoi, në rrethana aktuale bëri shumë mirë që nuk i vizitoi për të evituar pasojat e, “natën të vras, ditën të vajtojë… “.
Në përpjekje për ta lavdëruar fort Rexhep Selimin, driblloi fort familjen e Rexhës duke e vlerësuar pengun e Hagës me notën 10–të (Rexha ishte 10 – shi i UÇK-së). Këtë e ndërlidhi me notat në fakultetet tona ku nota 10–të e ka peshën e notës dy në shkolla të një shteti me arsim normal.
Askush nuk mund ta mohojë faktin se Rexhep Selimi ishte 10–shi i UÇK-së sikur që askush nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi ishte 1–shi i UÇK-së, 1-shi i shtetformimit dhe 1-shi i shpalljes së pavarësisë . Ishte 1-shi i të gjitha bisedimeve që kishin të bëjnë me luftën dhe paqen në Kosovës. Dikush e shkruan historinë, të tjerët e lexojnë. Hashim Thaçi, bashkë me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn, Pjetër Shalën dhe Isni Kilajn po e shkruajnë një histori të re që do ia bashkangjesin asaj që e shkruan gjatë luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , historinë e mbrojtjes së fryteve të luftës së UÇK-së dhe të gjithë atyre që u martirizuan për këtë liri, qoftë duke e dhënë jetën apo duke qëndruar me dhjetra vite në llogoret e ish Jugosllavisë asnjëherë duke iu nënshtruar sunduesit, asnjë sunduesi, në të kaluarën por edhe tani.
Edhe Albin Kurti u bë 1-shi i qeverisë prandaj donë ta rishkruajë historinë e re të Kosovës . Për të mbetur edhe në të ardhmën 1-shi, historia duhet të fillojë nga koha kur Albin Kurti u bë 1–shi. E pranueshme krejtësisht për llaskucët dhe mjeranët që e rrethojnë dhe të cilët, në momentin e parë kur më nuk do të kenë nevojë për Albin Kurtin , do ta tërheqin zvarrë duke e mohuar historinë e Kurtit dhe duke iu rikthyer historive tjera nga e cila do të përfitojnë. Shumë shpejt do të bindeni. Të qenit numër 1-ë, më shumë është barrë se përparësi, Albini po e provon në lëkurën e tij, më vonë edhe më shumë deri sa të mbetet lakuriq.
Një këshillë për pengjet e Hagës: nëse doni ta ruani qetësinë shpirtërore dhe mendore, mos hapni dyert për të gjithë ata që trokasin në ato dyer që ndajnë lirinë e rrejshme prej lirisë së vërtetë. Kujdes nga dajanët edhe kur ju sjellin dhurata!
Prishtinë 6 nëntor 2023 Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA