RAGIP SHALA – ALTOPARLANTI I GËNJESHTRAVE TË IBRAHIM KELMENDIT!
Nga Sheradin Berisha
Më 5 prill 2025, Ragip Shala në rrjetin e tij facebook, ka hapur këtë temë për diskutim:
“Më 5 prill 1981, Ibrahim Kelmendi me miratim të J.Gërvallës ka arrit marrëveshje me K. Zekën për organizim të demonstratave për Kosovën Republikë, që ka rezulltuar me 11 demonstrata. Pararendësja e LPK”
***
DISKUTIMI PЁR TEMЁN
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Jusufi demaskon Ibrahim Miran Kelmendin!
JUSUF GËRVALLA, MË 13 MAJ 1981: TË GJITHA MARRËDHËNIET ME PËRFAQËSUESIN E “BASHKIMIT”, IBRAHIM KELMENDIN I KAM NDËRPRERË!
Ibrahim-Miran Kelmendi
Jo një herë ka shkruar se, më 3 prill 1981 me “kërkesë” të Jusuf Gërvallës kishte shkuar gjoja në Zvicër për ta takuar Kadri Zekën, për të biseduar lidhur me organizimin e demonstratave në perëndim dhe ky takim sipas kujtesës së tij ka ndodhur më 5 prill, (pas dy ditë pritjeje në librarinë e zviceranit komunist, Beat Schaffer), aty ku e kishte adresën gazeta “Liria” e shokut Zeqë!
Por letërkëmbimi i Jusuf Gërvallës me Sabri Novosellën, (nga 14 prilli 1981 e deri më 14 janar 1982), dëshmojnë se, Jusuf Gërvalla qysh në janar 1981, kur doli numri i fundit i gazetës “Bashkimi”, i kishte ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me atë dhe rrjedhimisht bashkëpunimi gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim (prill – korrik 1981) ka shkuar vetëm përmes shokut të “Lirisë” Kadri Zeka! Tani nuk e kuptoj si ka mundur ta dërgoj Jusufi Ibrahimin në Zvicër (më 3 prill 1981) te Kadri Zeka, kur ai tre muaj më herët (në janar) i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet e bashkëpunimit me të?! Rrjedhimisht duke u bazuar në këtë dëshmi (dhe jo vetëm) Jusuf Gërvalla e ka demaskuar Ibrahimin!
Në vijim po i referohem letrave të Jusuf Gërvallës.
Në letrën e 13 majit 1981 (në kulmin e demonstratave që po organizoheshin në shtetet e Europës) Jusuf Gërvalla lidhur me organin “Bashkimi” dhe udhëheqësin e “FKP” në perëndim (Ibrahim Kelmendin) Sabri Novosellës i shkruan (citoj):
”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit “Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (Ibrahim Kelmendi) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithëqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-ës), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit” (janar 1981) të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm (Ibrahim Kelmendin) i kam ndërprerë.”
(Burimi: Jusuf Gërvalla – Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; botuar: Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

***
Ragip Shala
Sheradin Berisha!
Gjatë vitit 1980 – 1981, Kosova ka ,,vluar‘’ prej ,,Organizatave Ilegale‘’ Askush nga bajraktarët e atyre organizatave, nuk ka arritë t’i bashkoi ato në veprimtarinë e përbashkët kundër RSFJ-së.
Askujt as një ,,skenderbegu‘’ nuk i ka shkuar dorësh ‘’që t’i bashkonte ato organizime!?! Por? Por janë Tre veta që janë marr vesh që ti bashkonin forcat: Ibrahim Kelmendi, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla.
Dhe? Dhe ajo Marrëveshje ka rrezulltuar me 11 demonstrata për Kosovën Republikë në kryeqytetet evropiane, të cilat mbase ia kanë përmbysur reputacionin e RSFJ-së.
Shtrenjt i ka kushtuar RSFJ Marrëveshja e 5 Prillit 1981 me 11 demonstratat e saj. RSFJ -ja, me Pranverën Republikane të 1981 në Kosovë kurr, kurr më ,,Lum nuk ka ba‘’.
Shkoklimi, vdekja e RSFJ i ka ardhë nga ,,ileti‘’ i Pranverës Republikane ‘81-tës.
Dhe këtu në ,,ilet‘’ vdekje prurës ndaj Jugosllavisë kanë hise edhe bashkëorganizatorët e 11 demonstratave: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi.
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Lexoje postimin e mësipërm fillimisht pastaj këtë postim në vijim dhe tek pastaj përgatitu për diskutim!
JUSUF GËRVALLA, MË 31 KORRIK 1981: BASHKËPUNIMI ME IBRAHIM KELMENDIN GJATË DEMONSTRATAVE NË PERËNDIM KA SHKUAR PËRMES SHOKUT TË “LIRISË”, KADRI ZEKA!
Jusuf Gërvalla marrëdhëniet e ndërprera me Ibrahim-MiranKelmendin, të cilën e thekson në letrën e 13 majit 1981, e përsëritë fuqishëm edhe në raportin e 31 korrikut 1981, dërguar Komitetit të Degës së LNÇKVSH “Hasan Prishtina” në Turqi.
Ndërsa Ibrahimi në libra, shkrime dhe kumtesa “shkencore”, ka ricikluar super gënjeshtrën se, gjoja më 3 – 5 prill 1981 me kërkesën e Jusufit kishte shkuar në Zvicër për ta takuar Zeqën – Kadri Zekën, për të filluar organizimin e demonstratave në perëndim, në mbështetje të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë. Ndërkohë që Jusuf Gërvalla në letrat e tij shkruan se me Ibrahim-Miran Kelmendin, nga janari 1981, i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet bashkëpunuese!
Jusufi në raportin e 31 korrikut 1981 (në kohën kur kishte përfunduar organizimi i demonstratave në perëndim), fillimisht shkruan për njohjen me të, nip i kujt është, për qortimin që ia kanë bërë atij (JG) ambasada shqiptare në Vjenë pse rrinë me të (sepse ata e mbanin prej kohësh larg), për ndërprerjen e marrëdhënieve me të (qysh në janar 1981) dhe se bashkëpunimin me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim e ka bërë përmes shokut të “Lirisë”, Kadri Zeka.
Jusufi saktësisht në këtë raport shkruan:
“Me përfaqësuesin e Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendin, jam njohur në janar të vitit 1980. Më ka sjellë për t’ia korrigjuar disa artikuj të përgatitur për gazetën “Bashkimi” dhe më ka propozuar që të shkruaj edhe unë për këtë fletushkë. Pasi e kisha lexuar numrin e saj të parë qysh në vendlindje dhe e dija se gazeta bie në duar të popullit, bile në një gjendje jo të lakmueshme e pashë të arsyeshme t’i përgjigjem pozitivisht për propozimin dhe konkretisht fillova me bashkëpunimin. (…) Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. (…)
Shokët e Vjenës (të Ambasadës Shqiptare shb) e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjegj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!”
Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të. Kur takohemi rastësisht flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të “Lirisë”.
Kështu e kam parë unë të arsyeshme të veproj, duke marrë për bazë vrojtimet e parashtruara më sipër si dhe disa anë negative në sjelljen elementare të I. K., që herë duken agjamillëk, herë djallëzi të thella.”
(Burimi: Jusuf Gërvalla – Raport Komitetit të Degës së LNÇKVSH “Hasan Prishtina” në Turqi, më 31 korrik 1981)

***
Ragip Shala
Sheradin Berisha!
Stane Dollanci duhet ta ketë nënshkru urdhëresën (dokumentin sekret) për atentatin e 17 janarit 1982, dhe ai nuk ka dhënë urdhër për atentate pse ata, Jusufi dhe Ibrahimi i kanë shkëputur lidhjet në maj 1981, por pse janë lidhur, kanë arritur marrëveshje më 5 prill, që pastaj i kanë dridhur themelet e RSFJ me 11 demonstrata…..
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala leni këto përralla e përqendroju në temën që e ke hapur për diskutim! Lexoj ato dy dëshmitë që i solla më lartë dhe pastaj komento mbi bazën e dëshmive të Jusuf Gërvallës, për 5 prillin e shpikur nga Ibrahim Kelmendi!
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha!
Nëse të 11 Demonstratat për Kosovën Republikë sipas ,,shpifjeve‘’ të Ibrahim Kelmendit janë ,,Përralla‘’ për ty, ato nuk ishin ,,Përralla‘’ për Stane Dollancin as për KOS-in, as për UDB, as për KQ të LK të Jugosllavisë, as Për Kryesinë e RSFJ …
Prandaj Beogradi ka ndërmarr aktin terrorist – Atentatin më 17 janar 1982 ndaj Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Kurse, meqë Ibrahimi Kelmendi i ka shpëtuar atentatit (ka udhëtuar) pastaj është përkujdesur Sektori i Luftës Speciale të UDB-së që ta Demonizoi ditë për ditë e javë për javë e vjetë për vjetë Ibrahim Kelmendin …
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala mos gënje e shpif, sepse nuk thash se “11 demonstratat për Kosovën Repulikë janë “shpifje” të Ibrahim Kelmendit”, por janë përralla ato dënglat tuaja, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me temën që ke hapur ti. Dhe nuk bëhet fjalë për 11 por për 8 demonstrata të organizuara në muajt prill – korrik 1981 nga Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka në bashkëpunim me të tjerët, ku përfshihet edhe Ibrahim Kelmendi.
Këtu po diskutohet për 5 prillin 1981, sikur gjoja Ibrahim Kelmendi me kërkesën e Jusuf Gërvallës, paska shkuar në Zvicër dhe është takuar me Kadri Zekën për t’u koordinuar lidhur me organizimin e atyre 11 demonstratave që u organizuan në perëndim. Në fakt është Jusuf Gërvalla ai që e demanton Ibrahim Kelmendin, lidhur me sajimin e 5 prillit 1981 nga IK! Prandaj të ftojë t’i lexosh dy shënimet e para ku i referohem letrave të Jusuf Gërvallës, për këtë sajim të gënjeshtërt të Ibrahim Kelmendit! Dhe leni dërdëllitjet anësore, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me këtë temë!
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha! Të 11 demonstratat në kryeqytetët evropiane nuk do të mundë të organizoheshin Pa MARRËVESHJE (5 prill 1981), kordinim dhe bashkëpunim në mes Jusufit, Kadriut dhe Ibrahimit.
Pavarësisht zjarmisë dhe sikletit tënd, Kauzalitetin e MARRËVESHJES së 5 prillit me 11 demonstrata nuk mundë të zhbëhet….
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala o njeri nuk ka pas kurrfarë marrëveshjesh më 5 prill 1981. Ky 5 prill është një shpikje e Ibrahim Kelmendit, dhe këtë shpikje e demaskon pikërisht Jusuf Gërvalla me letrat e tij, të shkruar në muajt prill – korrik 1981! Prandaj mos e bën një gënjeshtër të tillë si fakt historik, ashtu siç po përpiqesh ta bësh një fakt historik super gënjeshtrën e 30 000 rekrutëve të UÇK-ës! Me këto sajime ti po e denigron historinë e vërtetë të Lëvizjes dhe UÇK’ës! Ndalu o njeri, gërmo – hulumto e pastaj po deshe komento!
—
P.S:
Dhe nuk është e vërtetë se në vitin 1981 në perëndim janë organizuar vetëm 11 demonstrata! Janë organizuar edhe demonstrata tjera për të cilat kam dëshmi arkivore.
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Përveç gënjeshtrës së 5 prillit 1981 të sajuar nga Ibrahim Kelmendi, të cilën po mundoheni me bë fakt të kryer, gjë që Jusuf Gërvalla në letrat e tij e ka demaskuar këtë sajesë të Ibrahimit, Ti me gjithë mend po e rritë edhe numrin e demonstratave që janë organizuar (nga Jusufi dhe Kadriu në bashkëpunim me të tjerët ku përfshihet edhe Ibrahimi), në muajt prill – korrik 1981, në Zvicër, Gjermani dhe në Belgjikë!
Vazhdimisht ke përsëritur, se në perëndim nga kjo Lëvizje (pararendsja e LPK’ës) janë organizuar 11 demonstrata, dhe me këtë rast a mund t’i radhisësh, këto 11 demonstrata: kur janë mbajtur – në cilën datë dhe në cilin muaj të vitit 1981, si dhe në cilat qytete të shteteve perëndimore?!
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Sipas të dhënave që ka shënuar Jusuf Gërvalla në letrat e tij prill – gusht 1981 dhe dëshmive të prezentuar nga Nuhi Sylejmani dhe Faridin Tafallari në librat e tyre, del se në shtetet perëndimore në muajt prill – korrik 1981 janë organizuar tetë (8 demonstrata nga Lëvizja (siç e quan ti pararendësja LPK’ës):
1. Bernë (Zvicër) më 11 prill 1981,
2. Cyrih (Zvicër) më 18 prill 1981
3. Dyseldorf (Gjermani) më 9 maj 1981
4. Mynih (Gjermani) më 16 maj 1981
5. Shtuttgart (Gjermani) më 23 maj 1981
6. Gjenevë (Zvicër) më 30 maj 1981
7. Bruksel (Belgjik) më 13 qershor 1981, dhe
8. Frankfurt (Gjermani) më 4 korrik 1981.
***
Ndërkaq Ti vazhdimisht thua se janë organizuar 11 demonstrata nga kjo Lëvizje në perëndim!
Këtu mungojnë edhe 3 demonstrata! A mund të na thuash se ku dhe kur janë mbajtur ato tri demonstrata?!
Sa i përket shpikjes së 5 prillit 1981 nga Ibrahim Kelmendi, ju ftoj të lexoni dëshmitë në këtë lidhje:
JUSUF GËRVALLA DEMASKON IBRAHIM KELMENDIN, PËR 5 PRILLIN 1981 DHE JO VETËM!
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha!
,,Prapa Lisit është pylli‘’
11 Demonstrata për Kosovën Republikë në kryeqytetët evropiane.
A nuk janë këto 11 Demonstrata për Kosovën Republikë ,,pylli‘’ prapa ,,Lisit ‘’?
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala lëre pyllin dhe lisin mënjanë, këtu po diskutojmë për organizimet konkrete të demonstratave, jo për shpikje të tyre! Mua po më dalin 8 demonstrata dhe i kam renditur me të dhëna bazike si: qytetin – shtetin – datën – muajin dhe vitin! Tani silli këtu edhe 3 demonstrata që të dimë se ku janë mbajtur ato! Nëse nuk i sjellësh atëherë konsiderohet se ti po shpikë shifra pa mbulesë!
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha! Pas MARRËVESHJËS së 5 prillit 1981, për organizim të demonstratave, njëri nga të Tretë (Jusufi, Kadriu dhe Ibrahimi) ka hezituar të organizoheshin demonstratat me arësyetin se ,,do të hakmerrej RSFJ -ja ndaj rinisë dhe popullit në Kosovë‘’.
A keni njohuri cili nga ata ka hezituar?
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala ti po kalon nga shpikja e “11 demonstratave” (derisa sa ishin organizuar vetëm 8 sosh) në një shpikje të re me fjalën hezitim me atë thënien e futur në thonjëza. Para se të diskutojmë për shpikjen e dytë, një herë na i trego ato tri demonstratat, të cilat mungojnë në listën prej 8 demonstratave që i prezantova më lartë!
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha! Hallakt në arkiva se i gjen edhe ato tre demonstrata tjera. Ka pasur demonstrata edhe Nëntor 1981 …
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala shumë mirë që ka pasur! Urdhëro silli këtu fillimisht edhe ato 3 demonstrata, e pastaj e thellojmë diskutimin në këtë drejtim!
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala në komentin e fundit theksove në shumës se “ka pasur demonstrata edhe në Nëntor 1981”, na trego në cilin vend u mbajtën dhe kush i organizoj ato?
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha! Po! Ka pasur Demonstrata pos në Prill – Qershor edhe në Nëntor 1981. Nuk besoj se nuk keni njohuri, meqë jeni një arkivist i pasionuar ….
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala ku janë organizuar saktësisht ato tri demonstrata në nëntor 1981, përveç atyre 8 demonstratave të cilat i kam renditur gjatë diskutimit tonë më sipër?
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Që t’i japim fund çështjes së “11 demonstratave”, në vijim po i risjellë 8 demonstratat e organizuara nga Jusufi dhe Kadriu në bashkëpunim me bashkëveprimtarë të tjerë në mesin e tyre edhe Ibrahimi:
1. Bernë (Zvicër) më 11 prill 1981
2. Cyrih (Zvicër) më 18 prill 1981
3. Dyseldorf (Gjermani) më 9 maj 1981
4. Mynih (Gjermani) më 16 maj 1981
5. Shtuttgart (Gjermani) më 23 maj 1981
6. Gjenevë (Zvicër) më 30 maj 1981
7. Bruksel (Belgjik) më 13 qershor 1981,
8. Frankfurt (Gjermani) më 4 korrik 1981…
Dhe tani ju vazhdoni e shkruani edhe ato 3 demonstrata për t’u bërë 11 – sipas teje!
9.
10.
11.
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Prita mjaftueshëm që t’i sjellësh ato 3 demonstrata këtu, dhe deri më tash nuk i shënove! Pse? Sepse ato tri (3) demonstrata në vazhdën e tetë (tetë demonstratave që i kam renditur unë, nuk ekzistojnë). Në prill – korrik 1981 Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka me bashkëveprimtarët e tyre i kanë organizuar vetëm 8 demonstrata!
Këtu përfundon diskutimi për këtë gjë.
Ragip,
Pas demonstratave të 11, 25, 26 marsit dhe 1, 2, 3 prillit 1981 në Kosovë, në shtetet perëndimore të Europës përveç këtyre 8 demonstratave që u organizuan në muajt prill – korrik 1981, u organizuan edhe 10 demonstrata tjera!
Shtrohet pyetja: Kush i organizoj ato 10 demonstrata?
Këto demonsteata i organizuan:
– Organizata “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës” me seli në Bruksel, në krye me Enver Hadrin, Ramadan Gashin, Riza Kadrijajn, Agim Rodoniqin etj., ku më pastaj nga drejtuesit e RKSHK u formua “Komiteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”, në të cilën bënin pjesë edhe Reshat Sahitaj, Behare Sahitaj, Gani Azemi etj., në bashkëpunim me Organizatën Besëlidhja Kombëtare Shqiptare e kryesuar nga Emin Fazlija, Vehbi Ibrahimi, Rasim Zenelaj, etj., dhe në ndonjërën prej tyre i organizuan bashkarisht edhe me “Lëvizjen Anti – Jugosllave Kroate” …
Në dosjen arkivore të Organizatave Politike Shqiptare që vepruan në perëndim, ekziston një dokument prej tri faqesh ku prezantohet kronologjia e demonstratave dhe protestave (1978 – 1998), ku ka marrë pjesë edhe “Besëlidhja Kombëtare Shqiptare”, dhe në faqen 2 dhe 3 të këtij dokumenti radhiten edhe 10 demonstratat e lartpërmendur.
Në vijim sjellë këto 10 demonstrata:
1. Frankfurt (Gjermani), më 11 prill 1981
2. Bruksel (Belgjik), më 12 prill 1981
3. Bonn (Gjermani), më 25 prill 1981
4. Koln (Gjermani), më 9 maj 1981
5. Frankfurt (Gjermani), më 23 maj 1981
6. Paris (Francë), më 13 qershor 1981
7. Shtuttgart (Gjermani), më 11 korrik 1981
8. Shtuttgart (Gjermani), më 19 shtator 1981
9. Bruksel (Belgjik), më 17 tetor 1981 dhe
10. Bruksel (Belgjik), më 28 nëntor 1981.
Ndërsa në dokumentin origjinal këto 10 demonstrata prezantohen si vijon:
“17. me 11.04.1981 në Frankfurt: Demostrata ma e madhe shqiptare deri atëherë, organizuar nga BKDSH (Rasim Zenelaj).
18. me 12.04.1981: BRUXELLES: BKDSH bashkë me shqiptarët e Brukselit organizoi demostratë të madhe antijugosllave.
19. me 25. 04.1981 në BONN, BKDSH organizoi demostratë të madhe ….
20. me 9 maj 1981 në Koln, BKDSH organizoi demostratë të madhe ….
21. me 23 maj 1981 në Frankfurt – në lidhje me atentatin në Rasim Zenelaj, aktivist i shquar i BKDSH nga ana e UDB-s.
22. me 13.06.1981 në PARIS: Demonstratë e shqiptarëve ku muar pjesë si bashkorganizatore edhe BKDSH-a,
23. me 11.07.1981 në SHTUTTGART – BKDSH organizoi një demostratë të madhe antijugosllave…
24. me 19.09.1981 në STUTTGART – prapë nga BKDSH – demonstratë
25. me 17.10.1981 në BRUXELLES: demonstratë para ambasadës jugosllave me arkivolin e dëshmorit Vehbi Ibrahimit…
26. me 28.11.1981 në BRUXELLES: DEMO + Manifestimi i Ditës së Flamurit: Koorganizatore: BKDSH.
(…)
Ilustrime
Faqja e parë e dokumentit:

***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Lexo faqen e dytë të këtij dokumenti

***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Dhe në vazhdim shiko faqen tre të këtij dokumenti:

***
Ragip Shala
Sheradin Berisha! Meq jeni pasionus i hulumtimëve të arkivave, dokumentëve dhe burimeve njerzore, prandaj perpiqu t’i kompletosh të gjitha të dhënat për demonstratat e vitit 1981 në shtetët perendimore nga Prilli deri në Nëntor 1981.
***
Sheradin Berisha
26 – 28 MARSI 1981 ‘ SAJESA E DYTË E IBRAHIM KELMENDIT!!!
Ragip Shala
Më duket që nuk e mbyllëm këtë temë! Po e bëjmë tani.
Në një nga përgjigjiet tuaja të mësipërme shkruan:
“Sheradin Berisha! Pas MARRËVESHJËS së 5 prillit 1981, për organizim të demonstratave, njëri nga të Tretë (Jusufi, Kadriu dhe Ibrahimi) ka hezituar të organizoheshin demonstratat me arësyetim se ,,do të hakmerrej RSFJ-ja ndaj rinisë dhe popullit në Kosovë ‘’. A keni njohuri cili nga ata ka hezituar?”
Nga kjo përgjigjie dalin dy çështje për diskutim:
1. “Marrëveshja e 5 prillit 1981”, dhe
2. “Hezitimi” i njërit nga të tre (Jusufit, Kadriut dhe Ibrahimit) për organizimin e demonstratave me arsyetimin se ,,do të hakmerrej RSFJ-ja ndaj rinisë dhe popullit në Kosove”, dhe në fund më ke bërë pyetjen, se a kam njohuri cili prej tyre ka hezituar?!
1. Lidhur me 5 prillin 1981 (gjatë diskutimit tonë) të solla disa të dhëna bazike nga letrat e Jusuf Gërvallës, të cilat e demaskojnë këtë sajesë të Ibrahim Kelmendit. Dhe për më tepër për këtë çështje në prill 2024 kam zhvilluar një debat shterrues me Ibrahimin, dhe këtë diskutim e kam botuar edhe në pashtrik, me titull: “JUSUF GËRVALLA DEMASKON IBRAHIM KELMENDIN, PËR 5 PRILLIN 1981 DHE JO VETËM!”.
Më lartë ta solla këtë diskutim (me Ibrahimin) për lexim, por ti më duket që nuk ke pas interesim në këtë drejtim!
Sidoqoftë po të sjellë në vëmendje një dëshmi të Ibrahim Kelmendit, i cili e bën të pavlerë (si sajesë) të ashtuquajturën “Marrëveshje të 5 prillit 1981” – midis Ibrahim kelmendit dhe Kadri Zekës (edhe me kërkesë të Jusuf Gërvallës)!!!
Ibrahim Kelmendi vazhdimisht në shkrimet e tij ka thënë se më 3 prill 1981 me kërkesën e Jusuf Gërvallës ka shkuar në Zvicër për ta takuar Kadri Zekën dhe 2 ditë më vonë (më 5 prill) e takon atë dhe takordohen (mirren vesh) që të nisin organizimin e demonstratave në perëndim, dhe demonstratën e parë e caktuan për datën 11 prill 1981 në Bern….
Por Ibrahim Kelmendi lidhur me këtë ngjarje të sajuar, në librin “Atentatet” sajon (shpik) dy data tjera. Shkuarjen në Zvicër më 26 mars dhe takimin me Kadri Zekën (ZEQËN) më 28 mars 1981!
Në vijim ju ftoj të lexoni:
MË 26 MARS 1981 MIRANI UDHËTOI NË BIEL – BIENNE, PËR TA TAKUAR ZEQËN!
Ragip,
Ibrahim Miran Kelmendi në faqet 235 – 239 të librit “Atentatet” shkruan (sjellë substancën e këtij rrëfimi):
”Ditën e ejte të 26 marsit (1981), Mirani udhëtoi në qytetin Bil/Bien (Biel-Bienne) të Zvicrës. Duhej të gjente adresën kontaktuese të OMLK-së, të cilën ia dha Jusufi. Shkoi tek ajo adresë dhe gjeti vetëm një librari, në të cilën shiteshin libra edhe në gjuhën shqipe. Në kutinë postare, pos emrit të pronarit zviceran të librarisë, ishte edhe shënimi: Liria. Ai u fut, u soll vërdallë për të parë se çfarë librash të rinj kishin ardhur, në librari … (…) Mirani vazhdoi të shikonte titujt. Pas disa minutave ai iu afrua banakut dhe u prezentua:
– Jam Miran Bruçaj, jetoj në Bohum (Bochum) të Gjermanisë.
– Benedikt Shafner (Beat Schaffer – shën im) – tha shitësi duke ia zgjatur dorën…. (…)
(Burimi: Ibrahim Kelmendi – Atentatet, Prishtinë, 2007, faqe 235)
– Keni mundësi të më kontaktoni me shokët e Lirisë? – pyeti Mirani pas një heshtjeje të shkurtër.
– Duhet të presim kur të vijnë për të marrë postën. (Po aty, f.236 – 237)
“Të shtunën pasdite (më 28 mars), më në fund, erdhi një burrë për të marrë postën. Benedikti e njoftoi se po e priste që nga e enjtja. Kadriut iu kujtua menjëherë emri i Miranit. (…) U prezentua me emrin “Zeqa” dhe u përqafuan sikur të ishin shokë prej kohës, por që nuk ishin parë qëkur. Vetëm në minutat e parë Benediki zuri vend në tavolinë, sa për të zbrazur kafet nga termosi. U ngrit me shpjegimin se dëshironte t’i linte të bisedonin shqip.
– Kam ardhur të enjtën. – filloi Mirani. – Biseduam me Jusufin (Gërvallën) se çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë kaq dramatike e alarmante. Ai më tha se duhet të bisedojmë me shokët e Lirisë, që të koordinohen aktivitetet në të gjitha shtetet ku gjendet emigracioni ynë. Erdha t’ju kontaktoj dhe të bisedojmë se cili është mendimi juaj?
– Unë t’u prezantova në prani të Benediktit me emrin Zeqë, por unë në të vërtetë e kam emrin e mbiemrin Kadri Zeka. Jam nga Gjilani, i strehuar politik këtu në Zvicër. Je ndër pak veta që po ta tregoj emrin e vërtetë, por të lutem mos më dekonspiro!
Në fillim Kadriu paraqiti gjendjen në Kosovë, siç e kishin informuar shokët e organizatës së tij, pastaj bëri një analizë të përmbledhur:
– Ne duhet të fillojmë me demonstrata. Të parën duhet ta bëjmë pas nja dy javësh, meqë me një prill planifikohen demonstrata të mëdha në Prishtinë…”.
______
(Burimi: Ibrahim Kelmendi – Atentatet, Focus, Prishtinë, 2007, faqe 238-239)
Ragip, tani po të pyes: cilës sajesë (shpikje) të Ibrahim Kelmendit t’i besojmë: 3 – 5 prillit 1981, apo 26 – 28 marsit 1981?!
***
Sa për ilustrim lexoni faqen 235 të librit Atentatet, ndërsa rrëfimin e sajuar (shpikur) të plotë mund ta lexoni në libër!

***
Sheradin Berisha
Ragip Shala të kuptoj pse nuk ke përgjigjie!
Dhe, çështja e dytë, që doli nga konstatimi yt ishte “hezitimi” i njërit nga të tre (Jusufit, Kadriut dhe Ibrahimit) për organizimin e demonstratave, me arsyetimin se ,,do të hakmerrej RSFJ-ja ndaj rinisë dhe popullit në Kosovë”, duke më shtruar pyetjen, “a keni njohuri cili nga ata ka hezituar?”
Unë do t’i përgjigjem pyetjes tënde, por fillimisht më thuaj mua dhe miqve tanë që po na lexojnë, se prej kujt e ke mësuar këtë konstatim si hezitim me këtë arsyetim?
Mundësisht na sillë edhe dëshminë, të cilës iu ke referuar! Shumë faleminderit!
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala
Edhe një herë po të pyes cilit dokument iu ke referuar kur thoni se njëri nga të tre (Jusufi, Kadriu dhe Ibrahimi) kanë hezituar për organizimin e demonstratave me arsyetimin se ,,do të hakmerrej RSFJ-ja ndaj rinisë dhe popullit në Kosovë”?
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha!
S’ka dokument të shkruar për hezitim të organizimit të demonstratave.
Burimi është Gojor: N.N …
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala nuk është etike e aq më pak serioze, që për një ngjarje kaq të rëndësishme historike dhe aq më tepër për 3 personalitete të kësaj ngjarjeje siç ishin: Jusufi, Kadriu dhe Ibrahimi, të thuash: “Sheradin Berisha! S’ka dokument të shkruar për hezitim të organizimit të demonstratave.
Burimi është Gojor: N.N …” (!!!)
Në përgjigjien tuaj përveç mistifikimit të personit si “Burimi gojor – N.N” i cili iu paska rrëfye për hezitimin e njërit prej të treve për organizimin e demonstratave, me arsyetimin se ,,do të hakmerrej RSFJ-ja ndaj rinisë dhe popullit në Kosovë”, mungon edhe emri i njërit prej tyre, Jusufit, Kadriut apo Ibrahimit!
Prandaj, me këtë rast shpaloje deri në fund këtë tregim të N.N’it!
1. Kush është burimi gojor “N.N”? dhe
2. Sipas këtij burimi, kush ishte hezituesi për organizimin e demonstratave në perëndim, Jusufi, Kadriu apo Ibrahimi?
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha!
Ata tret: Jusufi, Kadriu dhe Ibrahimi kur kanë biseduar për organizimin e përbashkët të demonstratave, ndaj mendimin se kanë biseduar por nuk kan mbajtur Procesverbal.
Keni njohuri nëse kanë mbajtur procesverbal?
Nëse kanë mbajtur procesverbal gjatë bisedimeve ndoshta aty mund të kenë shkruar se ka hezitime për organizim të demonstratave.
Përndryshe unë jam njoftuar (informuar) gojarisht nga personi NN.
Ky person ka emër e mbiemër, jeton në mes nesh, dhe është ,,Shnodh si molla‘’.
Ndoshta një ditë prej ditësh mun edhe ta publikon në librin e tij …
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala, çdo veprim që ka bërë Jusuf Gërvalla në kuadër të organizimeve të përbashkëta e ka shpreh në gazetat: “Lajmëtari i Lirisë” – “Zëri i Kosovës”, e veçanërisht në letërkëmbimet e tij me bahkëveprimtarët e shumtë. Dhe është fati madh që ato letra janë ruajtur për të dëshmuar të vërtetën e asaj kohe për të cilën po diskutojmë!
Derisa ti po heziton ta japësh emrin e burimit NN, krejt kjo histori (edhe ajo e “hezitimit – për organizimin e demonstratave”) është një sajes e Ibrahim Kelmendit, i cili në librat dhe shkrimet e tij i ka sajuar dy tregime (mos më shumë) siç janë 26 – 28 marsin 1981 dhe 3 – 5 prillin 1981, për shkuarjen në Zvicër (gjoja me kërkesë të Jusufit) për tu takuar me Kadri Zekën për organizimin e demonstratave në perëndim!
Më konkretisht në librin “Atentatet” këtë hezitim Ibrahim Kelmendi ia mvesh Jusuf Gërvallës!
***
Sheradin Berisha
RAGIP SHALA – ALTOPARLANTI I GËNJESHTRAVE TË IBRAHIM KELMENDIT!
Ragip Shala
Më vjen keq, shumë keq që je shndërruar në një Altoparlant, duke i dhënë zë gënjeshtrave dhe sajesave të Ibrahim-Miran Kelmendit.
***
Në vijim sjellë këtë fragment të librit ATENTATET, ku Ibrahim Kelmendi në gjithë këtë rrëfim të sajuar, e thekson edhe “hezitimin” e Jusuf Gërvallës, (këtë “pengmarrësin e Sabit Katuntiut [Sabri Novosellës]”), për të cilën diskutuam!
Në vijim lexoni fragmentin e librit ATENTATET:
“3.
E merkurë, më 11 Mars 1981. Ora: 20.30. Në Prishtinë, në mensë të studentëve ndodh shpërthimi i hapur i revoltës sociale të studentëve. Kjo do ta gjeje të befasuar gjithë mërgatën, madje dhe ata gë ishin të angazhuar politikisht. Askush nuk kishte pasur parashikim konkret, e lere më informim se mund të ndodhte kaq shpejt e kaq papritmas
shpërthimi i revoltës së hapur të studentëve. Askush nuk dinte se çfarë duhej bërë në ato çaste, pos informimit të opinionit publik të shteteve ku ata gjendeshin, duke jetuar në një gjendje ankthi se ç’mund të sillte dita tjetër.
Kosova u mbyll hermetekisht dhe informatat që dilnin jashtë ishin të pakta dhe të pasakta. Kjo ishte edhe një dëshmi kokëfortë se as ata
që propagandonin se kishin organizatat e tyre të forta në Kosovë nuk merrnin informata konkrete.
Jusufi e Mirani u takuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje historike për të biseduar se çfarë duhej e mund të bënin.
– Nuk do të bëjmë asgjë pa marrë kontakt me shokët e Lirisë, – shfaqi pozicionim Jusufi. Kështu e kishte më të përzemërt ti quante ai
njerëzit e OMLK-së, meqë qysh në tetor të vitit paraprak ata kishin nxjerrë numrin e parë të këtij Organi. Atij i kishte pëlqyer shumë përmbajtja, por jo forma, faqosja, letra e shtypja.
– Mirë, po ku t’i kontaktojmë? – pyeti Mirani.
-Më është dhënë një adresë kontaktuese në një librari në Zvicër:
– Atëherë po shkoj që sot në Zvicër, meqë ty akoma nuk të kanë dhënë dokument udhëtimi jashtë shtetit, tha tjetri.
– Edhe unë them ashtu, por po presim mos po më paraqitet në telefon te Bardhi ndonjëri nga shokët e Lirisë, meqë numrin ia dhashë atij që ma solli adresën.
Jusufin po hezitonte të merrte vendime, meqë vazhdonte ta ndiente veten peng të Sabit Katuntiut, kurse ky ende nuk e kishte kontaktuar për t’i dhënë udhezime, siç po priste me padurim deri në naivitet i pari.
– Jusuf, tani u pa puna. Ne vendosëm të mos e botojmë më Bashkimin pa e bashkuar organizimin tonë. Arsyetuam se nuk kishte më kuptim që ta botojmë, meqë tani po botohen Lajmëtari i lirisë dhe Liria dhe nuk kemi nevojë e energji për tri botime.
Duke dalë tri botime, Pothuajse në të njejtën frymë, nuk po e shtojmë ndikimin, por po i iritojmë mërgimtarët për të diskutuar e përfolur se kush mbas cilës gazetë qëndron.”
***
Burimi: Ibrahim Kelmendi “Atentatet”, focus 2007, faqe 231 – 232.

_____
P.S:
Nuk duhet harruar fakti se në këtë kohë (mars – prill 1981), Jusuf Gërvalla e kishte ndërprerë çdo bashkëpunim me Ibrahim Kelmendin, qysh nga janari 1981! Këtë fakt Jusufi e ka shprehur në letërkëmbimet e tij! Për më tepër Jusuf Gërvalla kurrë s’i ka folur Ibrahim Kelmendit për Sabri Novosellën dhe raportet midis tyre!
***
Ragip Shala
Ibrahim Kelmendi!
Sa rrin badihava, na gjeni ,,sa për ilaqë‘’ një cop letër (dokument) të shkruar nga procesverbali për atë MARRËVESHJE (gojore) të 5 prillit 1981, me qëllim legjitimitetin e atyre demonstratave për Kosovën Republikë në kryeqytetët evropiane.
Përndryshe, Sheradin Berisha ka shpalosur rrafsh një thes me dokumente (letra) që dokumentojnë se s’ka pas kurrfarë MARRËVESHJE më 5 prill 1981 në mes Jusufit, Kadriut dhe Ibrahimit.
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala, Ibrahim Kelmendi veç mund të sajoj procesverbale dhe gjëra të tilla të kësaj natyre, sepse nuk ka pas Marrëveshje të 5 prillit 1981. Me Ibrahim Kelmendin e kam trajtuar këtë gënjeshtër dhe shumë të tjera si këto në mënyrë shterruese. Prandaj, meqë nuk ka mund t’i përballoj dëshmive të pakontestueshme, pas një seri sharjesh dhe akuzash alla ibrahimçesh në adresë timen dhe shumë të tjerëve, më ka BLLOKUAR këtu në facebook!
***
Ragip Shala
Sheradin Berisha! ,,Ma lehtë bëhen bashk një grusht pleshta se tre shqiptar‘’?!
Si arritën që së bashku të organizonin demonstrata J.Gërvalla, K. Zeka, I. Kelmendi pa pasur ndoni MARRËVESHJE paraprake?
E pamundur ka qenë që të organizoheshin gjithë ato demonstrata në kryeqytetet evropiane pa pasur një marrëveshje qoftë edhe vetëm duke pohuar me lëvizje dore apo koke.
***
Sheradin Berisha
Ragip Shala, ka pas bisedime dhe takime, por jo me Ibrahim Kelmendin! Ishte Kadri Zeka ai që u takua në javën e parë të prillit 1981 me Bardhosh Gërvallën dhe jo vetëm…
Këtu mund ta gjesh përgjigjen në pyetjen tuaj: “si arritën që së bashku të organizonin J. Gërvalla, K. Zeka, I. Kelmendi, pasur ndoni marrëveshje paraprake?”
Lexoni me kujdes shkrimin “Ibrahim Kelmendi kundërthënësi i Lëvizjes” – në tri pjesë:
IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (1 – 3)
https://pashtriku.org/ibrahim-kelmendi-kunderthenesi-i-levizjes-1/
————-
Sheradin Berisha © Pashtriku.org
=================
Shtojcë e pashtrikut
PЁRPJEKJET E IBRAHIM KELMENDIT PЁR DENIGRIMIN E GAFURR ELSHANIT!
https://pashtriku.org/p%d1%91rpjekjet-e-ibrahim-kelmendit-p%d1%91r-denigrimin-e-gafurr-elshanit/