Pashtriku.org, 30. 09. 2013 – Sot, pasdite në adresë të portalit pashtriku.org, ka arritur një reagim nga z.Ramush Tahiri, Këshilltar i Lartë Politik i Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. R.Tahiri reagon ndaj shkrimit të KMDLNJ-së me titull: Reagim i KMDLNj-së: “Përpjekje për ngulfatje dhe kontrollë mbi mediet!” Lexoni këtu: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1961
Z.Tahiri në reagim shkruan:
I nderuari Behxhet
E lexova reagimin qe e ke bere ne emer te KKMLDNJ dhe si herave te tjera kur shkruan artikuj neper gazeta kisha pasur deshire qe edhe Ky ta kishte perfundimin “Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMLDNJ. Ky shkrim nuk e shpreh qendrimin e KMLDNJ
1. Ti duhesh me u gzue ne efikasitetin e reagimit te gjykates, e jo me e vu ne dyshim me faktin sepse ne rastet tjera eshte shume e ngadalshme. Ma mire per ty eshte me u matur me te mirin se sa me te keqin. Pra le te jete mase standardi me i larte e jo me i ulte. Nuk po te mesoj sepse e din se nje vendim varet prej disa rrethanave. A eshte vepra ne vazhdimesi, dhe a jane te riparueshme pasojat pas marrjes se vendimit gjyqesor, pa e paragjykuar ate por gjithashtu duke e marre parasyshe. Ne vendim e din se ndikon edhe qartesia e lendes dhe kerkesa e parashtruar per aplikimin e mases se perkohshmne.
O behxhet nese keto argumentet tuaja jane te sakta atehere vendimi gjyqesor tash jo i paragjykuar por i dijtur duke u bazuar ne pervojen tende te madhe dhe ne paansine e deshmuar ne vleresimet politike, edhe profesionale edhe te punes se gjukatave (edhepse nje gje e till per ty nuk eshte e pershkruar sipas ligjit) atehere ke mundesi foton ta shohish perseri dhe pergjithmone ne portal.
2. Me habite fakti se Presidentet e nje vendi e trajton si cdo person tjeter privat pra si cdo qytetar tjeter te Kosoves, edhepse kur po mendohem une jam ne lajthitje se duke e njohur logjiken tende te ilegalitetit pritje e madhe e imja eshte qe ti te dijshe te respektojshe shtetin dhe instituciionet e tij edhepse kjo eshte nje praktike e rregullte ne vendet demokratike, [por ti thua ndoshta me te drejte se ne nuk jemi demokratik bile se nuk jemi hiq shtet. Por edhe nese eshte keshtu habitem se pse se paku nuk angazhohesh per vlera morale e profesionale.
3. Thirresh ne mbrojtje te lirise se shtypit e shprehjes edhepse ne kete rast e din se fotoja eshte bere perpara me shume se nje viti, gjate nje vizite zyrtare ne Kishen Katolike te Shen Nikolles ne Janjeve, dhe se ajo publikohet pikerisht tash, une nuk besoj se perban ndonje lajme, perveq po ta konsiderojsh bizaritetin lajm dhe interes te perhershem te shoqerise tende. Gjithashtu e din se kjo vizite ishte e percjellur nga kameramane dhe fotoreporter dhe nje pamje e tejdukshmerise se pantallonave nuk eshte pare ose inqizuar nga askush. Gjithashtu e din se fotoja e publikuar nuk eshte bere nga fotoreporteri i indeks on line por eshte e marrur.
4. Besoj se nuk e ke pasur qellim per aq sa shtrihet fusha e jote qe te krijojsh opinion qe Presidenca te nise proces gjyqesor, brenda afatit te percaktuar ligjor sepse je partizan i idese qe argumentet te provohen ne gjygj dhe nga fotoja origjinale te shihet a ka punuar fotoshopi per ta prezentuar nje pamje te Presidentes ashtu qfare dikush ku me dijte pse pse po don me e nxjerre.
5. Ne fund i nderuari Behxhet besoj se ky reagim i imi drejteperdrejte nuk do ti ndale kafet tona te mengjesit, sepse me gjithe dallimet ne pikpamje une si njeri i kompomiseve qe jam, e rrespektoj Behxhet Bajgoren, shalljaniq qe qe treqind vjet e pin ujin e Llapit e ka mbet shale.
me respekt por edhe nderim
Ramush Tahiri