HASHIM THAҪI, DUKE PRANUAR PAKON E AHTISAARIT KA DËMTUAR UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, SEPSE KA PRANUAR NDARJEN E KOSOVËS NË DY ETNITETE!

Nga arkivi i Fb, 14.03.2013

Më 1 mars 2013, shtatë javë para nënshkrimit të marrëveshjes: Thaçi – Daçiç – Eshton, për Asociacionin, në Bruksel (më 19 prill 2013), kam bërë këtë analizë:

Oooo MILET, ME “ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE”, HASHIM THAҪI E RREZIKON SOVRANITETIN E BRENDSHËM DHE INTEGRITETIN E JASHTËM TË KOSOVËS, PRANDAJ DUHET T’I THUHET STOP!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221366219801378&substory_index=10221366219801378&id=1125324528

***

SHERADIN BERISHA: HASHIM THAҪI, DUKE PRANUAR PAKON E AHTISAARIT KA DËMTUAR UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, SEPSE KA PRANUAR NDARJEN E KOSOVËS NË DY ETNITETE!

Pashtriku, 01. 03. 2013 – Në këto momente po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me një pikë të rendit të ditës: Raportim i kryeminstrit Hashim Thaçi, për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e baroneshës Eshton. Kryeministri Thaçi në raportimin e tij të gjatë, të thatë, të mërzitshme e pa përmbjatje substanciale, deklaroj se në takimin e fundit me kryeministrin serb Daçiq është pajtuar për themelimin e “Asociacinit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”… “Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk mund të jetë zëvendësim për Kuvendet Komunale dhe përgjegjësitë e Komunave nuk mund të bartën tek ky mekanizëm. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë, por nuk mund ta ndaloj Serbinë që të ëndërroj gjëra të tillë”, ka thënë kryeministri Thaçi. Ai, ka siguruar e garantuar deputetët, se në Kosovë nuk do të ketë autonomi, republika serbska, status special, Tirol jugor apo Kataloni… Hashim Thaçi u zotua para deputetëve se, do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës që buron nga Paketa e Ahtisaarit. Pas “raportimit” të Hashimit ka filluar debati i deputetëve.

*  *  *

Po të lexosh me kujdes paketën e Ahtisaarit (i cili ka derivuar nga shumë marrëveshje ndërkombëtare 1999-2008) do të spikasësh me lehtësi shumë komponente të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë ndarjen dhe krijimin e etnitetit serb në Kosovë. Substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen dhe Hercegovinën, është bazamentuar fillimisht përmes krijimit të enklavave serbe, të cilat në pakon e Ahtisaarit “aneksi për decentralizim” u definuan si komuna etnike serbe dhe shkëputja e plotë e pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër. Po të analizojmë këtë çështje në aspektin historik, ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) e ka projektuar akademia Serbe në krye me Dobrica Qosiqin, dhe në periudha të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe në Kosovë.

PAVARËSIA E KOSOVËS – EMBRION I PAKOS SË AHTISAARIT SI DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë, se Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999-2008, dhe fare nuk ka të bëjë me vullnetin e mirëfillt të shqiptarëve!

Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)

2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)

3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)

4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)

6) Plani i implementimit të para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)

10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)

11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)

12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)

13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)

14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës e kanë artikuluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2011 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel.

Si përfundim

Kryeministri Hashim Thaçi dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, në fakt kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE, dhe nga negociatat politike që po zhvillohen në Bruksel, po çimentohet koncepti i ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Ky “ASOCIACION” duket qartazi se do ta dëmton një herë e përgjithmonë UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, dhe në këtë mënyrë do ta bëjë të pamundur realizimin e vullnetit të shqiptarëve për t’u bashkuar nesër në një SHTET TË VETËM SHQIPTARET.

____________

SHERADIN BERISHA: ‘ZAJEDNICA’ E SHKATËRRON TËRËSINË TERRITORIALE TË KOSOVËS DHE E BËN TË PAMUNDUR BASHKIMIN E REPUBLIKAVE SHQIPTARE NË DY NJËSI FEDERALE!

***

SHERADIN BERISHA: REPUBLIKA E ZUZARËVE TË AHTISARIT!

***

SHERADIN BERISHA: DIALOGU AHTISARI PLUS (+)

***

SHERADIN BERISHA: THEMELET E “ZAJEDNICËS” SERBE NË KOSOVË U HODHËN NË VITIN 1999!!!

***

SHERADIN BERISHA: KOSOVA – SHTETI I LIDERIT!

Total
0
Shares
1 comment
  1. KISHTE ARRITUR KOHA E KOSIMEVE, NË LIVADHIN E MADH ISHIN VARGISUR CA
    KOSTARË, DUKE KOSITUR BARIN LIVADHIT DERI N’FYT! NË PUSHIME KOSTARËT
    I CAKATNIN KOSAT DHE, I MPREHNIN PËR TA PRERË MË MIRË KOSITJEN BARIT.
    NJE KOSTAR PO I THOTË KOSTARIT MË TË VJETËR, SI MJESHTËR I KOSËS EDHE
    PLEQNAR I MEQËM: OU AXHË, TI JE MJESHTËR I KOSËS EDHE KOSTARI O, MË I MIRI; POR DY DJEMTË TU A, TË PËRNGJAJNË NË MJESHTRI TË KOSËS, KOSITJE
    DHE, ME PLEQËRI NEPËR ODA TË KULLAVE MALËSORE?! SA NE KEMI KUPTUAR
    SE, DJALI I MADH I JUAJ DAUTI, NUK ËSHTË FORTË I KTHJELLËT E, AS PËR SË
    AFËRMI NUK U PËRNGJANË!!” A, KOSTARI I NJOHUR I KOSËS DHE KOSITJES O,
    PLEQNARI I ODAVE TË KULLAVE PËRGJEGJEJ: PO BRE, SIÇ E DINI SE DJALI IM
    I MADHI DAUTI ËSHTË SI BUDALLË ORE SI TUTALLË; POR, FATKEQESISHT DHE I
    DYTI JO MIRË; DHE LULE BUKUR ËSHTË DAUTI, SA KEQ HË DREQ, PO NA BEHËJ
    AI MAHMUTI OUH, SI HUTI; QË TERË TOKËN DHE PASURINË E BABË, BABGJYSH,
    DHE KTRAGJYSH; PO E BËNË RRUSH E KUMBULLA, DUKE SHITUR DHE SHKITUR
    AH, ARMIQËVE TË MBARË SHQIPTARISË; HEJ, FARË SHTIPKA KRISË AH, AI PIS!”
    SIQ KANË THENË: PREJ XHDËS DILKA SOKOLI; A, PREJ SOKOLIT DILKA XHUDA!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura