REAGIME DHE POLEMIKA LIDHUR ME LIBRIN “E VËRTETA BËN ARMIQ”TË AUTORIT XHEMIL ZEQIRI

Pashtriku.org, 20 nëntor 2017: (Reagimet dhe polemikat janë zhvilluar në rrjetin social facebook, dhe botohen pa ndërhyrje të redaksisë së portalit pashtriku.org)
***
IBISH NEZIRI: PËRTEJ FJALËVE OFROJENI NJË TË VETMIN DOKUMENT QË UNË PASKAM FALSIFIKUAR HISTORINË E RTV „ZËRI I KOSOVËS“ NË KOPENHAGË

Zoti Goxhaj, nuk do të zgjatem shumë, ngase, si thotë populli „njëqind çekiça vetëm një maje thumbi e qesin.“ Ti dhe Xhemil Zeqiri nuk më cilësoni tradhëtar, por më rreshtoni në radhën e shumë prej atyre që populli i njeh si të tillë. Ne biseduam dhe u mirëkuptum, por lexuesi i reçencës tuaj nuk e kishte dëgjuar bisedën tonë dhe unë nuk e kisha inxhizuar që ta zbardhja dhe ta publikoja. Ta rreshtosh tjetrin në radhën e atyre që nga shumë cilësohen tradhëtarë, është përgjegjësi e madhe.
Unë kam folur për radion, jo ngase kishte „urdhëruar partia ime“, sepse unë nuk e kam ndonjë parti dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie si pretendoni ju, por se këshilli organizativ, mbështetur në punën dhe angazhimin tim e kishta parë të arsyeshme, për çka unë e kam ndier atëherë dhe e ndiej edhe sot veten mjaft të nderuar. Unë nuk mund të ia lejoja vetes të falsifikoja dhe të emërtoja themelues dike që nuk kishte të bënte me themelimin e radios. Edhe unë jam themelues i një radioje dhe kurdo që e konteston dikush, mund t’i ofroj dokumentet përkatëse e jo të llafos poshtë e lartë për eliminime inekzistente dhe të shkoj deri aty sa edhe të më quaj „lugat fallsifikator“. Me që vërtetë të isha „lugat fallsifikator“ , pse asnjeri nga disa qindra pjesëmarrës nuk reagoj në sallë. Pse nuk u ngrit Xhemil Zeqiri, i cili paskësh qenë i pranishëm në sallë e të reagonte dhe të thonte „ këtu kemi të bëjmë me falsifikim, pasi që referuesi Ibish Neziri e anashkaloj emrin tim!“. Llafi pas kuvendit e trimëria pas lufte janë fukarallëk thotë populli, Dilaver Goxhaj, prandaj llafet kanë ndodhur pas kuvendit dhe janë asgjë tjetër pos fukarallëk.

Urdhëroni Dilaver Goxhaj, Ju si recenzent dhe Xhemil Zeqiri si autor i librit, por edhe Gëzim Mekuli si redaktor i librit ofrojeni vetëm një dokument që dëshmon se Xhemil Zeqiri është themelues i Radios „Zëri i Kosovës“ në Kopenhagë dhe unë po iu kërkoj ndjesë publikisht, që të dyve, dhe do t’i bartë përgjegjësitë edhe morale edhe juridike. Nëse ma ofroni një dokument të tillë do t’ua dija shumë për nderë, sepse do të më ndihmonit ta korrigjoja nje gabim e një padrejtësi, të cilën pretendoni se e paskam bërë.
Për rreth katër vjetë radhazi, sa kam punuar për radion „Zëri i Kosovës“ në Kopenhagë, komunikimet i kemi pasur përmes telefonit, me Havzi Sulejmanin dhe me me Ibrahim e Emine Xhemajlin, por asnjëherë nuk më rastisi të komunikoj me Xhemil Zeqirin. Ka mbeti e ka shkoj ai. Ka shumë për të folur Dilaver Goxhaj, vërtetë aq shumë sa të mos dijë njeriu çfarë të flasë më parë, por më duhet të të them se unë nuk e ndiej veten tradhtar, se nuk kam tradhtuar kurrë kë në jetë as në kohën kur mbi mua janë ushtruar torturat më të rënda edhe fizike e edhe psiqike, se kompetent për të ma bërë edhe biopsinë edhe radiografinë atdhetare nuk mund të jetë Xhemil Zeqiri, i cili si ta kam thënë edhe në reagimin e parë, në kohën kur unë hyja ilegalisht në Maqedoni dhe pikërisht në vendlindjen e tij, ai hante dreka a darka me Metodijen, udbash maqedon, për të cilin do të duhej të të ketë treguar, por hokët e mij me të cilët për 40 e më shumë vjetë kam rrugëtuar, shokët me të cilët jam gjykuar dhe kam bërë rrugën e burgut dhe të pas burgut.
Sikur nuk iu jafton e tërë kjo, por flisni edhe për parti. Do të bënit mirë, kuptohet për të qenë të besueshëm për lexuesit, të na tregoni se cila parti më paskësh thënë që t’i bëja ato që i paskësha bërë, me që unë nuk kam ndonjë parti. Edhe këtu do të më ndihmonit ta di se në cilën parti qenkam, me që ende nuk e ditkam përkatësinë time partiake, apo nëse iu ka folur klienti i juaj për ndonjë përkatësi partiake timen, ta pyesni se cila na qenkësh ajo parti.
Nuk do të ishte keq sikur ta pyesnit edhe pse për shumë kohë u fsheh në rrjetet sociale pas fotografisë së Ukshin Hotit dhe emrit Andi Zeka! Me që ia keni bërë reçencën e librit dhe e merrni nën mbrojtje, e ka për borxh t’u tregoj.
Përgjigjen tuaj Dilaver Goxhaj e përfundoni me fjalët: „Per te gjitha keto, do t’i lutem z.Sheradin qe recencen time te mos e heqi kurre nga portali, por mundesishte ta shkruaj me shkronja te medha. Te uroj shendet!‬“
Lirisht lutju. Jam i sigurt se do ta dëgjoj lutjen tuaj.
Edhe unë iu uroj shëndet!
Ibish Neziri
P.S
Më poshtë mund t’i gjeni lidhjet për të mësuar më shumë për shënimin e 25 vjetorit të RTV „Zëri i Kosovës“ në Kopenhagë si dhe fjalën time të mbajtur në atë manifestim jubilar.
25 Vite RTV Zëri i Kosovës – Danimarkë
25 Vite RTV Zëri i Kosovës – Danimarkë. Emision pregatitur nga Esad Hysaj (TV Diaspora – Berlin) për RTK.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10203267293299527&set=a.1761915884105.2089074.1125324528&type=3&theater
_________________
“Zëri i Kosovës” – frymëzuesi i mërgimtarëve!
IBISH NEZIRI: FJALË RASTI PËR SHËNIMIN E FESTAVE TË NËNTORIT DHE 25 VJETORIT TË RADIOS ‘ZËRI I KOSOVËS’ NË KOPENHAGË
Pashtriku.org, 11. 12. 2014
Botuar në: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=3413

***
Sheradin Berisha
Ibish Neziri, une kam mundur ta sjelle ketu fjalimin tuaj (te botuar ne pashtriku.org) qe e ke mbajtur ne Kopenhage, por nuk kam dashur. Doja qe ti ta sjellesh ketu, dhe bere mire qe me kete reagim e ripublikove si ilustrim! Kjo tregon se sa profesionalisht korrekte ishte dhe vazhdon te jete kryeredaktori i portalit pashtriku. Ky portal, qe ti sot e ben pergjegjes per jokorrektesi per shkak te botimit te nje shkrimi i cili Ju atakon juve!
Lidhur me shkrimin e Dilaver Goxhaj qe ka bere per librin “E verteta ben armiq” e qe eshte botuar ne pashtrik! S’ka nevoje Koloneli i nderuar i luftes se UCK-se te me lutet per mos’heqjen e shkrimit, sepse shkrimi s’hiqet, dhe eshte botuar per t’u lexuar, ashtu sikurse nuk eshte hequr fjala juaj e botuar ne dhjetor 2014, qe e keni mbajtur ne Kopenhage!
Ibish, per hire te korrektesise, me vone reagimin tuaj dhe te Dilaver Goxhajt do t’i editoj ne portal. Shendet e gezime familjarisht, ty, Xhemil Zeqirit dhe Dilaver Goxhajt.
—————————-
Ibrahim Xhemajli
I nderuar kolonel Dilaver Goxhaj, meqenëse në këto postime e publikime të tuaja, të Sheradin Berishës e Ibish Nezirit po lakohet edhe emri im dhe ngjarjet për të cilat kam qenë, ndoshta një nga dëshmitarët dhe organizatorët, kryesor dua të shprehem me sa vijon :
– z kolonel emrin tim e radhitë ( sipas informatave të Xhemilit -por konstatimi është i juaji) në mesin e ziliqarëve që dojnë t’ia përvetësojnë aktivitetet Xhemilit dhe t’ia marrim meritat atij. Jo zoti kolonel nuk është e vërtetë .
Xhemili gënjen se unë edhe ato aktivitete të mia-në organizime të ndryshme – i kam ndarë me të tjerët se kam konsideruar dhe konsideroj se fuqia e një aktiviteti apo organizimi qëndron në gjithëpërfshirjen e tij , së paku sjellë një mesazh unifikimi e bashkimi te komuniteti, të cilit psh i është dedikuar organizimi.E as që ka ardhur në shprehje që unë t’ia përvetësoj ndonjë aktivitet të Xhemilit , as organizimin e vizitës së Thacit në Danimarkë e as themelimin e Radio Zërit të Kosovës.
Në të 2 rastet Xhemili gënjen dhe në bazë edhe të këtyre gënjeshtrave Ju hymnizoni Xhemil Zeqirin, gjë që në këtë mënyrë po afirmoni antivlerat si vlera.Besoj se pajtohemi që gënjeshtra është antivlerë dhe si e tillë nuk mund të afirmohet si vlerë, sic vepron edhe Sheradin Berisha me publikimin e tyre.
Për shkak se antivlerat nuk duhet afirmohen si vlera nga personat e dëshmuar për afirmimin e vlerave të mirëfillta kombëtare , qoftë edhe me sakrifica të mëdha personale-sic rasti është me Ju z kolonel Dilaver Goxhaj – ky është shkaku i reagimit e besoj edhe miqve të mi Ibish Neziri, Ibrahim Kelmendi e Xhemil idrizit.
E kam thënë edhe në raste tjera :sa i përket se cka shkruan keq Xhemili për mua , nuk e kisha shkruar asnjë fjali , e lëre më reagim .
-Si në organizimin e vizitës së H.Thacit në Danimarkë -qershor 1999, si në organizimin e manifestimit për shënimin 25 vjjetorit të themelimit të radios Zëri i Kosovës kam qenë një nga personat kyc dhe dëshmitarët kryesor dua sqaroj me përgjegjësi se Xhemil Zeqiri nuk pasur fare të bëj me këto organizime , prandaj z kolonel jeni të gënjyer.
Xhemili ju ka gënjyer juve dhe lexuesit se është themelues i Radio Zërit të Kosovës në Kopenhagë, gjë që nuk është e vërtetë.
Ne asnjë nga mbledhjet për themelimin e radios nuk ka marrë pjesë Xhemi por në mbledhjet për themelimin e radios kanë marrë pjesë këta persona :
Jørgen Petersen ,Lotte Madsen, Ibrahim e Emine Xhemajli, Abdylhalim Kasami, Xhemajl Duraku dhe Hajdin Abazi.
-i nderuari kolonel dhe
i nderuari Sheradin në komentet e Juaja ju i referoheni edhe letres së Xhemil Zeqirit për shënimin e 25 vjetorit të themelimit të radio zërit të kosovës , letër kjo që karakterizohet me gënjeshtrat e tij dhe për ta mësuar të vërtetën mund të lexohen , përvec letres së tij edhe 3 kundër reagime nga:
1.Pëllumb Kaciqi (botuar në pashtrik)
2. Ibrahim Xhemajli (botuar në www.rtvzik.com) dhe
3. Këshilli organizativ i manifestimit ( botuar në www.rtvzik.com)

Në fund dua të ceku dhe komentoj edhe faktin që në fjalën e rastit të veprimtarit Ibish Nezir në manifestimin e 25 vjetorit për themelimin e radios Zëri i Kosoves jo që nuk është thënë që Mina Skafte Jensen është themeluese e radios por edhe përshkrimi se kinse Mina që di shqip paska qeshur kur i është përmendur emri si themeluese është gënjeshter e kulluar, pasiqë unë kam qenë ulur në tavolinen e saj kurse Xhemili ka qenë i ulur në pjesën tjeter të sallës dhe nuk pasur mundësi ta shoh reagimin e saj se skena ka qenë në mes.Mina di shumë pak shqip por nuk mund ta zhvillosh një bisedë me te në gjuhën shqipe e lëre më të nxjerrë fjalë e fjali nga konteksti duke u lexuar një referat apo fjalë rasti.
Ju preferoj që të lexohet edhe njëherë komenti i Ibrahim Kelmendi se si i “shkruan “ Xhemil Zeqiri libra.
Për fund disa nga letrat dhe artikuj që i përfshinë Xhemili në libër i kam përkthyer unë kurse për autorësinë e të tjerave dhe librat le të tregon ai vet , por besoj se jemi të pajtimit dhe kemi afruar mjaftë se nuk i ka shkruar Ai.
Jam i gatshëm edhe për sqarime të tjera , gjithnjë për hir të vërtetes dhe lexuesve .
Ju falemnderit për mirëkuptim.

***
Dilaver Goxhaj
Z.Ibish Neziri për respekt të mundimit tuaj të dytë, duke shkruar në fejsbook, lidhur me reçencen time, po u kthej përgjigje, por,po ua them qysh në fillim, se kjo do të jetë pëgigjia fundit e komunikimt me ju, për këtë problem. Së pari, qysh në përgjigjen e parë u tregova se unë dhe z.Xhemil nuk e kemi përdorur fjalën “tradhëtar”, dhe ua analizove se pse ju e përdorni dhe nuk është e nevojshme ta përsëris,pasi i qëndroj asaj që kam shpjeguar. Por, dua të shtoj se, duke përdorur fjalën “autopsi”, detyrohem të shpjgohem pak më gjatë. Autopsia bëhet për të gjetur shkakun që solli ndodhinë. Dhe shkak për mua ishte manipilimi që ju i keni bërë historikut të ngritjes së radios në gjuhën shqipe, duke thënë se atë ngriti shoqata e miqësis. Kështu shkruhet në libër, apo jo? Mirëpo, Ju për këtë më kërkoni dokument për të vërtetuar se e ka themeluar z.Xhemil. Për mua si recezent document është shkrimi i z.Xhemil, shkrim, i cili është botuar dhe më herët dhe ju nuk ia keni kërkuar atë lloj dokumenti që ma kërkoni mua. Megjithatë, para se të ma kërkonim mua atë document, duhej që ju ta përgënjeshtronit me dokumentin që gjoja e keni, për të na treguar se tjetërkush e ka themeluar atë radio. Prandaj, para se të kërkosh, duhet të japësh, që të na e mbyllje gojën. Dakort? E megjithatë, document për mua është fjala përshëndetëse e Lum Haxhisë në atë përvjetor, që vërteton se atë radio e ka themeluar Xhemil Zeqiri,sikundër dhe shkruhet në po këtë shkrim të Xhemilit. Unë përgjithçka që kam shkruar, në atë libër bazohem. Po të qe ndryshe, ju do ta kishit kërkuar atë document nga Xhemili kur po ky shkrim është botuar dikur të “pashtriku.org ”. Ky është një fakt më shumë që e vërta anon nga z.Xhemil.
Së dyti, ju përsëri e theksoni: “Ti dhe Xhemil Zeqiri nuk më cilësoni tradhëtar, por më rreshtoni në radhën e shumë prej atyre që populli i njeh si të tillë.” Unë deri sot nuk e di që ndonjëri prej atyre personave, që unë u përmend emërin bashkë me tuajin, që të jetë shpallur tradhëtar; nëse ju e dini, lutem, do të bënit mirë të ma tregonit dhe mua që ta di si të reagoj nëse më paraqitet rasti.
Së treti, ju shkruani: “Xhemil Zeqiri, i cili, si ta kam thënë edhe në reagimin e parë, në kohën kur unë hyja ilegalisht në Maqedoni dhe pikërisht në vendlindjen e tij, ai hante dreka a darka me Metodijen, udbash maqedon”, që do të thotë se ju e akuzoni për tradhëtar.Po, kjo që shkruani ju do të thotë tradhëti, dhe jo “autopsia” ime dhe as “falsifikatori” i Xhemilit. Me këtë akuzë, Xhemilit ju i jepni të drejtën t’u padisë për shpifje, nëse do të kishte temperamentin tuaj që ju po e manifestoni në këto dy shkrime. Edhe në shkrimin e parë ju e fyenit, duke e quajtur “dykëmbësh”. Qytetari është kjo? Mirëpo, nëse me të vërtetë do të kishit të drejtë, ju nuk do të përdornit fyerje; përdorimi i fyrjeve nga ana juaj, tregon se keni mungesë faktesh dhe argumentash.
Së katërti, ju më kërkoni t’u tregoj se anëtar i cilës partie jeni ju. Unë, po ua përsëris për të disajtën herë, se, për të bërë reçencën jam mbështetur te shkrimi i autorit. Përderisa për ju, të qenët anëtar i PDK, sikundër shkruan autori, nuk do të ishte e vërtetë, do ta kishit demantuar (përgënjeshtruar) qysh kur ky shkrim është botuar te “pashtriku.org”. Dhe për këtë mua më jepet e drejta të mendoj, ndoshta nuk gaboj, se në atë kohë keni qënë anëtar i saj prandaj nu e keni demantuar, dhe duke mos qenë sot, kërkoni nga mua të vërtetoj përkatësinë tuaj partiake. Sikur nuk shkon, apo jo?
Këto pyetje, se pse reagoni tashti dhe jo atëherë, që ua thashë edhe në përgjigjn e parë, ju nuk po i ktheni përgjigje. Gjë që më bind edhe më shumë se duhet të ketë qenë sikundër shkruan autori.
Përsa I përketë biografisë tuaj atdhetare u besoj juve, porn ë këtë rast diskutimi bëhet për shkrimin në fjalë.
Së pesti, disa herë e keni përsëritur: “nëse u ka folur autori i librit”. Ua kam thënë dhe po ua them, unë librin e z.Xhemil e kam marrë përmes e-mailit dhe ia kam nisur përmes e-mailit dhe përgjithçka jam bazuar te përmbajtja e librit. Përsëri uroj që të jeni mirë me shëndet, me dëshirën që të mos keni më të tilla shqetësime.
(Z.Goxhaj, me këtë reagim i është përgjigjur edhe Ibrahim Xhemajlit)

__________________________

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Pas mengjesit ne Koha – Xhemil Zeqiri

TVA 21:00 KDANSK


***
TVA 21:00 KOSOVO


***
PASDITE ME JU – ” E VËRTETA BËN ARMIQ ” NGA XHEMIL ZEQIRI
https://www.facebook.com/ArtChannelTelevision/videos/1476782195692444/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura