Referendum Popullor mbi Pasuritë Natyrore Minerare dhe Përpunimin e tyre
Drejtuar Presidentit Republikës Shqipërisë, zotit Barjam Begaj!
(Tiranë, në 5 shkurt/2025, 2:15 AM, e-mail: info@president.al)
Parlamentit të Shqipërisë, Qeverisë, Opozitës, Partive Politike,
Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Popullit, Naftëtarëve, Minatorëve dhe Intelektualëve!
I nderuar zoti Barjam Begaj, President i Republikës Shqipërisë,
Shqetësimi ynë si specialistë të fushës dhe mbarë shoqërisë tonë, ka vite që ka filluar dhe ka ardhur në rritje, sepse po vuajmë pasojat e privatizimit të resurseve natyrore dhe shkatërrimin e tyre. Sa më shumë koha kalon, situata ekonomike bëhet më e rëndë dhe kritike. Këto pasuri minerare, u dhanë me konҫesion, pa u diskutuar me specialistët e instituteve shkencore, as me naftëtarët, as me minatorët, por as me banorët në zonat rreth vendburimeve dhe në kundërshtim me ligjet e privatizimit. Ishin këta që punuan në disa dekada që i zbuluan dhe vunë ato në shfrytëzim. Të ardhuratë prej tyre zinin peshën kryesore në buxhet dhe me to u zhvillua ekonomia, mbrojtja dhe u rritë mirëqënia popullit. Ka 35 vite, që këto të ardhura mungojnë plotësisht në buxhetin e shtetit dhe kanë sjellë pasoja në ekonomi, papunësi, emigracion masiv, varfëri të madhe, rritjen e ҫmimit të karburanteve në treg, etj., etj.
Kompanitë konҫesionare po i shfrytëzojnë barbarisht ato, për të nxjerrë sa më shumë fitim dhe në një kohë sa më të shkurtër, duke lënë në shtresë sasi të mëdha rezervash që kushtojnë miliarda Euro, nuk paguajnë detyrimet shtetit, raportojnë se “punojnë me humbje”, kanë ndotur masivisht ambientin në vendburime, në zonat për rreth dhe më gjërë. Kanë shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e banorëve dhe shkatërruan pasuritë e tyre, sepse nuk bëjnë asnjë investim. Të gjitha kontratat, në termat e tyre janë me shkelje të rënda, pra ato kanë dështuar dhe qeveria nuk aplikon ligjin e falimentimit ndaj tyre dhe të rishtetëzojnë pasuritë, por heshtë. Po ashtu, kërkimi rezervave në fushat e reja ka dështuar plotësisht, sepse kompanitë e huaja s’kanë interes për të investuar, kurse shtetit i mungojnë para se i marrinë konҫesionarët e vendburimeve.
Prandaj, kërkojmë shfuqizimin e ligjit për privatizimin e pasurive natyrore dhe këto ti kthehen popullit, duke u administruar nga kompanitë shtetërore. Kemi kërkuar disa herë në institucionet shtetërore, deri tek Ju, që ky problem kaq i rëndësishëm të zgjidhet dhe si përgjigje kemi marrë heshtjen. Ju bëjmë thirrje publike dhe kërkojmë që Ju të veproni dhe zgjidhjen ta japi populli me referendum.
Për më shumë detaje, më poshtë po ju vëmë në dispozicion materialin e plotë, me argumenta dhe fakte konkrete.
Me respekt dhe konsideratën tonë të lartë!
Hazbi M. Shehu,
Inxh. Gjeolog Nafte, bashkëpunëtor i vjetër shkencor, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Ish punonjës të Institutit Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, Fier
***
Pasuritë natyrore hidrokarbure, minerale dhe uzinat e përpunimit tyre, kanë 35 vite që shpërdorohen totalisht dhe nuk kontribojnë më në zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për të rritur mirëqënien e popullit. Ne brezi i vjetër pensionistë, duke përfshirë të paktën dhe moshat më të reja, sot rreth të 50-tave, që janë akoma kontigjent i fuqisë puntore, të gjithë jemi dëshmitar se pasuritë natyrore minerare deri në vitin 1990’, mbanin peshën kryesore në buxhetin financiar të shtetit, i cili përdorej për zhvillimin ekonomik në të gjitha degët e ekonomisë tonë.
Ligji i privatizimit, që u hartua dhe u zbatua për herë të parë në vitin 1994 në vendburimin Patos-Marinës dhe në miniera, u bë pa marëveshje me armatën e naftëtarëve dhe minatorëve, etj., që e kundërshtuan atë, kërkuan pezullimin e tij, që këto pasuri natyrore të qëndronin nën administrimin e shtetit. Asgjë nuk morën në konsideratë, as qeveria Meksi dhe as ajo e Nanos. Në vitet 2000, 2001 u dhanë me konҫesion, përkatësisht, minierat e bakrit, kromit Bulqizë, bashkë me uzinat e përpunimit tyre, ndërsa në vitin 2004, u dha vendburimi më i madh i naftës në Europën kontinentale, Patos-Marinës, tek kompania Bankers Petroleum, pasi u largua kompania Premier Oil.Në 2007-tën filloi dhënia me konҫesion e gjithë vendburimeve tjera të naftës, gazit, u parcelizuan dhe u dhanë me konҫesion minierat e kromit, uzinat tyre, etj., u shkatërruan nd/jet e kërkimit naftës ndërsa parku i madh i sondave të shpimit dhe ofiҫnat e tyre, bashkë me dy uzinatë e përpunimit naftës, u dërguan për skarp. Kompania ARMO dhe Uzina Përpunimit Thellë të Naftës Ballsh, u shitën tek privati dhe u mbyllën institutet shkencore të kërkim-prodhimit naftës, etj.
Gjatë fushatës elektorale, socialistët me të drejtë, i cilësuan këto kontrata konҫesionare plotësisht të dështuara, korruptive dhe premtuan se do t’i pezullonin ato, si dhe do të rishtetëzonin të gjitha pasuritë natyrore, me ardhjen e tyre në pushtet. Por kjo nuk ndodhi dhe historia e privatizimeve u përsëritë nga e para, me të njëjtën tip kontrate. U zgjatë afati kontratës deri në 42 vjet për vendburimin e kromit Bulqizë dhe deri në vitin 2040 për minierat e bakrit, etj. U shkatërrua Uzina Përpunimit të Thellë të Naftës, Ballsh dhe u ricikluan të gjitha kontratatë me konҫesionarë të rinj në vendburimet e naftës, gazit dhe minierave, sepse disa kompani, pasi i shfrytëzuan për disa vite, aq sa deshën, i shitën vendburimet tek simotrat e tyre, si me qënë pronar por faktikisht janë operatorë dhe s’kanë të drejtë, muarën paratë dhe u larguan.
Në këto 35 vite tranzicion, të gjitha këto resurse natyrore, janë dhënë me konҫesion tek oligarkët dhe njerëz pranë qeverive, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me naftën apo mineralet, nuk kishin as kompani por i krijuan ato rishtas, as eksperiencë por përdorën specialistët tanë dhe as kapital për të investuar por disa përdorën pak nga ato që fituan. Ato kanë shkaktuar ndotje masive të ambientit, për mungesë investimesh dhe përgjegjësie, në gjithë sipërfaqen e vendburimeve dhe në zonat rreth tyre deri në brendësi të qyteteve apo në bregdet, duke shkaktuar kështu pasoja shumë të rënda në shëndetin e banorëve dhe shkatrrimin e pronave private. Shumica e tyre nuk kanë bërë investimet e parashikuara në kontratë por disa me ato pak para që kanë hedhur kanë investuar vetëm në teknologji të panevojshme, që forcojn shfrytëzimin e vendburimeve mbi kapacitetin normal prodhues të tyre, gjë që po i ҫonë këto pasuri drejt shatërrimit të plotë. Gjithë fitimin që del nga shfrytëzimi i këtyre pasurive minerare e marrinë konҫesionarët, të cilët nuk i kanë paguar asnjëherë TATIM mbi FITIMIN shtetit dhe zyrtartarisht raportojn se “punojnë me humbje”, por aktivitetin e vazhdojn normalisht dhe pa u shqetësuar. Dhënia me konҫesion e pasurive minerare ka krijuar një defiҫit prej miliarda Euro në buxhetin e shtetit, i cili ka shkaktuar një prapambetje të madhe në zhvillimin ekonomik dhe varfëri ekstreme në popull, prandaj njerëzit braktisinë ҫdo ditë atëdheun e tyre. Këto pasoja tepër negative u ҫ’faqën menjëherë, dhe vazhdojn e rëndohen, sepse u shkëputë lidhja e fortë organike që ekzistonte midis resurseve natyrore, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqënies popullit!
Pra, të gjitha kontratat e nënshkruara, janë me shkelje të rënda në termat e tyre, por mbi këto kompani nuk është aplikuar ligji falimentimit, i cili i detyron ato të deklarojn falimentimin dhe të largohen. Kjo është një dëshmi tronditëse, sepse marëveshjet hidrokarbure të nënshkruara midis kompanive konҫesionare dhe shtetit, si në vendburimet në shfrytëzim dhe në fushat e reja perspektive të kërkim – prodhimit, kanë dështuar plotësisht dhe nuk funksionojn. Shkeljet në termat e tyre janë mjaftë për t’i pezulluar atyre aktivitetin dhe rishtetëzuar pasurinë natyrore që operon ҫdo konҫesionar, pa u penalizuar shteti ynë nga ligjet ndërkombëtare.
Privatizimet, riprivatizimet, shkatërrimet, shkelja e termave të kontratave dhe dështimi i tyre apo që shteti nuk merrë tatimin mbi fitimin nga pasuritë e veta natyrore apo dështimi i kërkimeve, etj., janë trajtuar në disa shkrime dhe intervista televizive nga specialistët e fushës. Bile është kërkuar rishtetëzimin e tyre në institucionet shtetërore deri tek ju z. President i Republikës. S’ka asnjë përgjigje dhe as trasparencë mbi këto abuzime që po shkatërrojn pasuritë natyrore nga shfrytëzimi barbar, pra të gjithë hestin. Aktualisht, jemi pranë zgjedhjeve elektorale, në 11 Maj/2025. Partitë politike kanë nisurë fushatën elektorale me ca premtime dosido, megjithëse programet e tyre nuk janë bërë akoma publike, por vërehet se asnjëra nuk ka në objektiv analizën e konҫesioneve të pasurive natyrore, abuzimet me to, ku shteti s‘ka asnjë fitim dhe ka humbur kontrollin e plotë mbi to. Atëherë, ҫ’farë do bëhet me pasuritë natyrore, do shtetëzohen dhe ti shërbejn ekonomisë apo do të vazhdojn prapë kështu duke raportuar se “punojnë me humbje”?.
Ky problem duhet të marrë fund dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, situata është bërë tepër kritike dhe të paktën të shpëtojm atë ҫ’farë ka mbetur. Partitë e vjetra PS, PD dhe PL që ka qeverisur herë me njërën, herë me tjetrën dhe që i privatizuan ato, sigurisht, nuk parashikojn në programet e tyre ndryshimin e situatës skandaloze në konҫesionet e pasurive natyrore. Ndërsa partitë e tjera, përfshirë ato të rejat, nëse e parashikojn sekuestrimin e tyre, se kanë të lehtë të vijnë në pushtet edhe nëpërmjet një koalicioni të gjërë. Kështu që qeveria e ardhshme, me sa duket, do të jetë përsëri pronë e njërës nga dy partitë e vjetra PS apo PD ose një koalicion i mundshëm midis tyre. Këto janë të kënaqura me vazhdimin e kësaj situate! Edhe nëse këto mund të pranojn publikisht gabimet që janë bërë gjatë privatizimit dhe të premtojn për rishtetëzimin e tyre, vetëm e vetëm që të rrinë me ҫdo kusht në pushtet, nuk e kanë për gjë që ti mohojn ato, pra të gënjejn, sepse për këtë kanë dhënë prova, si socialistët që “harruan” premtimet e k/ministrit dhe heshtin, ashtu dhe demokratët në opozitë që miratuan ligjin e privatizimit të tyre dhe gjatë gjithë kohës kanë heshtur, pra të dy palët nuk janë për ndryshimin e situatës në këto pasuri natyrore.
Atëherë si do zgjidhet ky problem kaq i rëndësishëm, ҫ’farë do bëhet me pasuritë natyrore? Do i lëmë në mëshirë të fatit, të shkatërrohen apo do i vëmë në shërbim të ekonomisë dhe rritjes së mirëqënies popullit. Pjesa dërmuese e popullit të varfër, naftëtarët, specialistët e saj dhe intelektualët e ndershëm, brënda dhe në diasporë, e ndjejn thellë këtë abuzim që po bëhet me pasuritë natyrore se janë mundi dhe djersa e punës tyre në disa dekada, të cilat nuk po kontribojn për vendin tonë por po mbushin llogaritë bankare të konҫesionarëve, prandaj është domosdoshmëri rishtetëzimi dhe administrimi i tyre nga shteti. Mirpo, në kushtet që politika e vjetër nuk largohet nga pushteti me votë, për shumë arsye që tashmë dihen, ka ende mundësi të tjera për të shpëtuar këto pasuri natyrore nga shkatërrimi dhe t’ja kthejm popullit. Prandaj, tani “topi” është në fushën Tuaj z. President dhe duhet zbatuar Kushtetuta Republikës Shqipërisë. Ajo nuk lejon shkatërrimin e pasurisë natyrore dhe shfrytëzimin e saj me humbje!
Këtë situatë të rëndë që është krijuar, ashtu si ne specialistë të fushës, shqetësim mendojm se e kanë edhe shumë specialistë të tjerë, naftëtarët, minatorët, intelektualët, i gjithë populli, sepse të gjithë direkt apo indirekt, kemi kontribuar në kërkim-zbulimin e kësaj pasurie dhe vënien e saj në shfrytëzim, të gjithë jemi prekur ekonomikisht, prandaj nëpërmjet kësaj thirrje ju kërkojm Ju këtë zgjidhje:
Në zgjedhjet elektorale, në 11 maj/2025, të zhvillohet edhe referendumi mbarë popullor me temë:
1 – Shfuqizimin e ligjit ekzistues mbi privatizimin e pasurive natyrore në vendburimet hidrokarbure dhe në ato të minierave, si dhe për fushat e reja perspektive për kërkim.
2 – Rishtetëzimin e gjithë vendburimeve të zbuluara të naftës, gazit, bitumit, qymyrit dhe ato të minerave, si dhe kalimin e tyre në vartësi të kompanive Shtetërore Albpetrol dhe kompanive shtetërore minerare, për shfrytëzim.
3 – Kërkim-zbulimi i fushave të reja perspektive minerare, të operohet nga kompanitë shtetërore përkatëse të mësipërme, në bashkëpunim me një institut shkencore modest për naftën dhe minierat, i cili të ngrihet dhe të plotësohet me specialistët e nevojshëm. Këto të jenë nën kontrollin e shtetit, ashtu siҫ i ka gjithë bota.
4 – Shfrytëzimi i vendburimeve ekzistuese hidrokarbure dhe minerare, si dhe kërkimet minerare në fushat e reja perspektive nëpërmjet kompanive konҫesionare, ka dështuar plotësisht dhe shteti deri tani ka përfituar ZERO TATIM mbi FITIMIN.
5 – Shteti të krijoj kapacitetet e tij përpunuese në vend për pasuritë natyrore dhe nuk duhet të lejoj eksportin e tyre si lëndë e parë në tregun botëror, por nënproduktet, sepse rritinë vlerën e tyre dhe në rast krizash energjie shteti rregullon ҫmimin në tregun e brëndshëm. Bota eksporton nënproduktet dhe vetëm tepricat si lëndë të parë.
Siҫ e theksuam, pasuritë tona natyrore minerare po i shfrytëzojn barbarisht dhe po i shkatërrojn kompanitë konҫesionare. Rishtetëzimi i tyre është i domosdoshëm, sepse ato sjellin fitime monetare të mëdha në buxhetin e shtetit, hapin vënde pune, zhvillojn ekonominë dhe rritin mirëqënien e popullit, për të tashmen dhe sigurojn të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, këtë thirrje tepër të veҫantë, ja drejtojm Presidentit të Republikës, që bashkë me institucionet ligjvënse, të zgjidhi këtë problem kaq të rëndësishëm me referendum popullor në zgjedhjet elektorale, në 11 maj/2025 dhe ligji të zbatohet menjëherë nga qeveria e re që do të dal nga këto zgjedhje.
Hazbi M. Shehu,
Isuf Tushe
Tiranë, shkurt 2025