Manastir, 27 mars 2021: Mesazhi i shkëlqyer dhe patriotik i mërgimtarit kërçovar nga qyteti i Çikagos
Një shkrim i ngjajshëm, më është publikuar në këtë portal, më 08. 03. 2020, që kishte të bëjë me ndërprerjen e regjistrimit të atij viti. Në atë rast, veç tjerash, kam thënë: ,,Fajtorë,, kryesorë, padyshim, janë ish kryeministri Lupço Gjeorgjievski, filozofi i shquar dr. Ferid Muhiq dhe dr.Fadil Sulejmani. I pari, disa herë, pa hezitim, ka thënë se në vitin 2020, shqiptarët në Maqedoni, bëhen shumicë, i dyti, gjatë një debatit televiziv, veç tjerash tha se anulimi i regjistrimit, sipas disave, u shkaktua nga frika se përqindja e shqiptarëve mund të jetë shumë më e madhe se zyrtarja, kurse i treti, shkoi edhe më lart: ,,Në Maqedoni jetojnë rreth 1milion shqiptarë (Fakti,30 tetor, 2010).
Këta të tre, nuk kanë folur në hava, sepse nuk janë sido-kudo: i pari është shquar në politikë, dy të tjerët në shkencë. Ata, me siguri, veç tjerash, janë bazuar edhe në numrin e nxënësve shqiptarë, si dhe në faktin që në regjistrimet e mëparshme, nga frika ose interesi, vllehët, torbeshët, romët, shqiptarët ortodoksë, deklaroheshin për maqedonas, si dhe një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve për turq. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që drejtori i Entit për regjistrimin e popullsisë (aktuali), në kokë të vet, ose i nxitur nga forcat albanofobe, ngriti iniciativën për mospërfshirjen e grafës lidhur me përkatësinë etnike, por në vend të saj, të qendrojë gjuha që flet i regjistruari!!!
Sapo dëgjova këtë iniciativë ose propozim absurd, mos them shovinist, përmes një shkrimi, reagova ashpër, duke kërkuar nga subjektet tona të bëjnë çmos për të larguar drejtorin në fjalë, gjë që, për shkaqe ligjore, ndoshta, nuk qe e mundur, por që, ndoshta ka patur ndikim që, në regjistrimin e sivjeçëm, drejtorit në fjalë, t’i bashkangjitet një zavendës shqiptar, me të drejta plotësisht të barabarta, gjë që ka xhindosur albanofobët, të cilët ishin mësuar që kryetari të caktojë përqindjen, sipas porosive nga lart.
Përveç kësaj, albanofobëve nuk iu përgjigjet regjistrimi i mërgimtarëve, sepse janë të vetëdishëm që shumica e tyre janë shqiptarë, për shkaqe të cilat kuptohen. Pra, caktimi i zv. drejtorit dhe regjistrimi i mërgimtarëve, janë dy vepra madhore të BDI-së, gjë që, na pëlqen ose jo, prestigji i saj, do dyfishohet, por me kusht që mos lëshojnë pe.
Përndryshe, ata që kërkojnë anullimin e regjistrimit, duke u arësyetuar në rreziqet nga smundja aktuale, do kishin të drejtë sikur mos kërkonin zgjedhje të parakohshme, rreziqet nga të cilat janë shumë më të mëdha se sa nga regjistrimi në distancë të rekomandueshme.
Do përfundoj me mesazhin e një mërgimtarit nga Prespa, i cili, nuk e di pse, emrin nuk e bën publik, përveç inicialeve S.M, citoj: ,,Nuk do regjistrohen vetëm ata që nuk e ndjejnë veten shqiptar ose idiotët,,!
Postime të Lidhura
BESNIK KRYEZIU: “KRIM STAR-ët” E KANË SHNDËRRUAR KOSOVËN NË TEATËR MAJMUNËSH
(Prizren, Gusht 2012) – “Telenovela Bllaca” po vazhdon me episode të reja të cilat po shfaqen pikërisht në…
SHERADIN BERISHA: KOSOVËS I DUHET NJË MENTALITET I RI POLITIK PËR NDRYSHIM!
Pashtriku, 16 prill 2019: Kosovës i duhet urgjentisht një mentalitet i Ri politik, që merret…
DRITAN HILA: ÇFARË ISHTE SIGURIMI I SHTETIT?
Tiranë, 4. 12. 2016: Sigurimi i shtetit zë fill ende pa u çliruar Shqipëria nga pushtimi i huaj.…
EDHE NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT
EDHE NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT 29 janar 2023 Shkruan: Nusret…