Pashtriku.org, 29. 01. 2013 – (Logjika, psikologjia e politika kombëtare nuk janë të njëjta me logjikën, psikologjinë dhe politikën partiake) – Lapidarin, pllakën përkujtimore apo, në kuptim të përgjithshëm, PËR-MEND-OREN e dëshmorëve të UÇPMB-së, e bëri çështje vet Republika e Serbisë. Po mos ta problematizonte këtë punë Qeveria e Serbisë, në krye me Daçiqin, puna e lapidarit do të mbetej një e drejtë elementare e komunitetit shqiptar, që në Evropë është normale. Po të donin të vepronin politikanët shqiptarë, zyrtarë të tri komunave, siç ju sugjeruan mendjet kombëtare në Kosovë (psh. dy gjeneralët kombëtarë: Adem Demaçi dhe Kudusi Lame, por jo vetëm këta) Republika e Serbisë do të pësonte fiasko politike nga komuniteti i shtypur shqiptar i Kosovës Lindore (shikuar nga aspekti i vullnetit politik shqiptarëve të këtyre tri komunave i shprehur e i konkretizuar edhe me një Referendum gjithëpopullor e me një luftë çlirimtare atje, të cilën, marrëzisht, qeveria millosheviqiane po mundohet (KOT) ta fshijë, ta zhbëjë).
Më 11 janar 2013, Kudusi Lame duel publikisht me qëndrimin kombëtar “se duke ikur nuk bëhemi kurrë miq me Serbinë”, siç e citova edhe unë më 14 janar në esenë me titull: SITUATA E TASHME (E RREZIKSHME) BËNË PËR KOMBIN TË DOMOSDOSHME SHKUARJEN DREJTË KUSHTETUTËS KOMBËTARE, botuar në www.albanaipress.com. Duke e analizuar situatën aktuale kombëtare, shkrova aty se ”Nuk e kemi kuptuar dhe parashikuar as arsyeshmërinë e asaj që duhet të ndodhë, së shpejti. Po ta kuptonim kthjelltë situatën e sotme kur pasiviteti ynë dhe indiferenca jonë (e shumicës sonë) ndaj kombit dhe interesat e një pjese të faktorit ndërkombëtar po ia ndihmojnë Serbisë dhe disa shteteve fqinje, që ta rrezikojnë fizikun (ontologjinë), integritetin dhe personalitetin e kombit tonë!”
Më 20 janar 2013, kur u me dhunë shtetërore të Republikës së Serbisë u hoq përmendorja shqiptare në Preshevë krerët politikë zyrtarë të Kosovës Lindore (që e kanë shpallur vet) nuk e mbajtën fjalën e dhënë (BESËN) të cilën, pak ditë më parë, ia patën dhanë kombit. Pra lëre që nuk kishin ditur ta parashikonin arsyeshmërinë e asaj që duhet të ndodhte- ta mbronin me çdo kusht përmendoren, për çka kishin marr publikisht obligim kombëtar, por nuk e dëgjuan as gjeneralin tjetër të Kombit, të madhin Adem Demaçin, i cili, pos në vende tjera, kishte shprehur publikisht edhe më 15 janar, mendimin kombëtar të arsyeshëm, të mençur e krejt logjik e praktik se “Aty është çështja e 10 mijë banorëve, se nëse ai popull nuk bashkohet dhe nuk bëhet unanim për t’i mbrojtë ato të drejta për të cilat kanë derdhë gjak, me shkrime, me lutje, nënshkrime e pallavra nuk fitohet. Ai popull i cili nuk është i gatshëm të vdes për lirinë e e vet, atëherë
s’ mundet me i ndihmu askush.” (Epoka e re, 15 janar 2013.)
Dhe çka ndodhi? Me mos mbrojtjen e Pe-rmend-ores kombëtare ata thyen e shkelën traditën më të madhe shqiptare, BESËN E DHËNË KOMBIT PUBLIKISHT, me çgjë, politikisht, ultësisht e praktikisht ia ndihmuan Serbisë dhe disa shteteve fqinje, që ta rrezikojnë fizikun (ontologjinë), integritetin dhe personalitetin e kombit tonë! Kështu duke ikur, qyqarisht, prej vetes e poshtruan veten kombëtarisht. Dhe “patën fytyrë”, që me rastin e protestës popullore në Presheve, më 21 janar të vitit 2013, përsëri të duken në krye të masës dhe të flasin në emër të saj! E as që iu shkoi mendja ta realizonin edhe fjalën-BESËN e dytë të dhënë, se në rast të mosmbrojtjes së Përmendores së shenjtë ÇLIRIMTARE, do të jepnin dorëheqje! Ngjarje e shëmtuar dhe e tmerrshme kombëtare ndodhi atë ditë me Preshevën e parë politike që e mishëronin Ragmi Mustafa, kryetar zyrtar i Preshëves, apo komandant qyqar i një komune shqiptare, dhe Riza Halimi, zyrtar i rryer shumëvjeçar i përfaqësimit të interesave personale në Republikën e Serbisë. Pasi që në këtë tubim këta të dy “politikanë të hollë” me ca të tjerë bashkëpartiak, torturuan tërë kombin (që i shikonim në TV) me paturpësinë e tyre. Por më 21 janar 2013 në Preshevë doli për fushë, edhe njëherë, gjeni shqiptar, doli në skenë një anë tjetër popullore, një AFISHE E MADHE me 10 kërkesa të POPULLIT TË ASAJ ANE, që i mbronte një pjesëtare e SHOQËRISË CIVILE (ish- luftëtare e UPÇMB-së) që nuk ishte si Presheva e Ragmi Mustafës dhe Riza Halimit, por u duk të ishte Presheva e KOMBIT shqiptar sepse që në fillim u thoshte zyrtarëve politikanë; MOS E RRENI KOMBIN! etj.
Presheva e dytë, ajo që u duk në PLLAKATËN E MADHE me 10 kërkesat e popullit, është shfaqje dhe mishërim i natyrshëm me KUSHTETUTËN KOMBËTARE (që ekziston brenda nesh), pasi që rasti i heqjes së Përmendores në Preshevë e Rezoluta e Republikës së Serbisë për Kosovën treguan se u shklesën dy kushtetutat e dy Republikave shqiptare në Ballkan. Kushtetuta e Republikës e Shqipërisë, në këtë rast u shkel sepse institucionet e dalura prej sa,j nuk e realizuar obligimin e tyre kushtetues, NENIN KOMBËTAR TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufirit.
E tani fajësohen për këtë dështim dhe TURP të Preshevës së parë, disa individë të torturar pamëshirëm (psikologjikisht) të cilët në Kosovë nga torturimi i Serbisë dhe i Preshevës së parë, dolën nga takti, dhe edhe ata shkelën traditën kombëtare shqiptare duke shkatërruar varret dhe torturuan të vdekurit (e të disa të gjallët) në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë fajtorë për poshtërimin që ju bë Kombit në Preshevë më 20 janar 2013. Në rend të parë, duhet akuzuar dhe dënuar shkaktarët e ngjarjeve të shkatërrimit të varrezave dhe disa përmendoreve në Republikën e Kosovës, qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Preshevën e parë. Ata shkelën dhe hoqën nga skena e Kosovës Lindore vlerat, traditën dhe BESËN SHQIPTARE, gjë që nxiti dhe realizoi edhe në Kosovë edhe një vandalizëm ende të pastudjuer mirë, por të planifikuar mirë nga strategjia e taktika e millosheviqian të një shteti fqinjë, Republikës së Serbisë.
Presheva e parë: torturuese dhe vetshaktërruse e padurueshme e Kombit shqiptar. Ajo kurrë nuk hiqet vet, përnjëmend, nga mendësia dhe praktika politike e robëruesit ngase është, tërësisht dhe përgjithmonë, e pushtuar nga ai, shpirtërisht e fizikisht. Ja se si arsyetohet për mosmbrojtje të Përmendores kombëtare edhe një politikan, edhe më i hollë se këta që i permendëm, i cili na qenka edhe më “autoritet”, edhe më serioz edhe më artist i Preshevës së parë, sepse në funksionin i tij zyrtar qenka Kryetar i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës dhe po u quajka Galip Beqiri. Ja arsyetimi, i këtij “biri të madh të kombit shqiptar”: “ Lapidari nuk është mbrojtur nga qytetarët dhe të tjerët se atë ditë lidershipi i Luginës ka pasur të dal me një deklratë se do ta zhvendosin lapidarin në një vend tjetër, por Serbia kur pa se kjo do të ndodhë, për t’i shkuar në vend amaneti i kryeministrit Daçiq dhe Presidentit Nikoliq, ka ndërmarrë aksion për tërheqqjen e lapidarit. Prandej, ka qenë e pamundur të mbrohet fizikisht lapidari sepse ka qenë e vështirë një përballje me xhandarmërinë serbe. Qeveria e Serbisë dhe Daçiqi në këtë rast na kanë tradhtuar. Kemi qenë shumë afër zgjidhjes së problemit me anë të dialogut”, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri, kumtojnë (zi) sot mediat shqiptare (Bota e re, 24 janar, 2013, f. 4.) Ky nuk është arsyetim por mjerim primtiv politik, shfaqje konkrete e mendësisë së robit. Dhe pasi ju, po i besojshi ende Serbisë (dhe po u çuditshi ende pse ju tradhëtoi Qeveria e Serbisë dhe Daçiqi), dhe pasi ju Presheva e parë, po e konsiderojshi se është e pamundur ta mbroni Përmendoren kombëtare, pse rrini, qoftë edhe një minutë, në postin zyrtar që keni, në Këshillin kombëtar…! Pse paaftësia juaj të shkaktojë ngjarje të parsyeshme, negative në Kosëvë që e forcojnë pozicionin e Sërbisë në përpjekjet e saja për të marr, sot e nesër, territore shqiptare? Pse babëzisë (tërpisë) suaj personale t’ ia sheh sherrin dhe tmerrin Kosova dhe tërë kombi shqiptar? Ju, Presheva e parë, jeni krejt të padëshiruar në funksione publike politike e “kombëtare”? Si jeni vërbuar e tërbuar, tërësisht, pas interesit personal dhe nuk e shifni fare këtë tmerr që po ia shkaktoni kombit shqiptar? Po ta administronit ju kombëtarisht çësjtjen e Përmendores së Kombit në Preshevë, nuk do të kishte ngjarje negative në Kosovë, veprime të kundërta me traditat shqiptare këtu. Po mos të ishte 20 janari Jujaj në Preshevë, nuk do të ishte as 21 janari juaj në Republikën e Kosovës. Na e shtuat ju turpin në Kosovë dhe kështu u zhytët thellë në pabesi të errët kombëtare, mu në momentin kur kjo iu konvenon, më së shumti, armiqëve tanë.
Presheva e dytë; është, ekziston, po forcohet dita më ditë, nuk mund të ndahet dhe nuk mund të rrojë jashtë kushtetutës kombëtare, as shpirtërisht as fizikisht.
Një element të Preshevës së dytë e shprehu edhe sot Jonuz Musliu, ish-çlirimtar kur konstatoi publikisht :“Nga Shqipëria e Kosova kërkojmë veprime konkrete, jo fjalë e llafe.” (Epoka e re, 23 janar, 2013 f. 4)
Kushtetuta deklarative na ka ardhur gjer këtu, në grykë.
Logjika, psikologjia e politika kombëtare nuk janë të njëjta me logjikën, psikologjinë e politikën partiake. Kombi nuk po ha bari.
Po e përfundoj këtë shkrim me një realitet që e ka konstatuar gjenerali rezervë i Ushtrisë së Shqipërisë, Kudusi Lame më 22 janar 2013( epoka e rem f, 8):
“Sot Serbia hoqi lapidarin e dëshmorëve. Po nesër çfarë plani ka, a e din politikanët tanë këtë? Ajo do të vazhdojë të thellojë më tej konfliktin. Ajo do të kërkoj të marr edhe më shumë, deri kur t’i thuhet ndal! Por më duket se politika jonë nuk di t’i thotë ndal askujt, që na cenon atdheun e kombin. Megjithatë iu sigurojë se di t’i thuhet ndal. Kombi ynë ka djem si zana.”
Gjeneralët kombëtar e dinë. Kush nuk iu beson atyre, gabon rëndë. Jeta e tyre, veprat e tyre në shërbim të kombit i kanë vërtetuar shumëherë, dhe po shumëherë do t’i vërtetojnë konstatimet dhe parashikimet e tyre të sakta.
Thirrje lexuesit!
Lexues/e i, e dashur, të lutem shpërndaje te sa më shumë shqiptarë dhe joshqiptarë këtë mund tonin, nëse konsideron se ky shkrim është një xixëllonjë e vogël në errësirën politike, aktuale (paragjykimet dhe refrenet, sloganet shurdhuese) në hapësirat jetësore shqiptare, sepse, nuk i dihte, ndoshta edhe xixellojat dritësore të vetëdijes shumëdimensionale na qesin në tokë dhe na shtojnë energjinë (e pashtershme) për të ndryshuarën jetësore dhe për ngadhënjim mbi mosçlirimin politik e shpirtëror, i cili, fatkeqësisht po dominon ende te shumica e kombit tonë. Sepse, një komb që nuk është në gjendje t’i parashikojë dhe t’i administrojë (sundoj) shkaqet e pasojave negative që i ndodhin, çdo ditë, atij kombi nuk mund t’i thuhet se është i çliruar politikisht, shpirtërisht e kombëtarisht, prandaj, nëse nuk e ndryshon shpejt veten, mund t’i përseriten tragjeditë, ngase mund të mbetet ende komb i pavetëdijshëm për veten e tij. (Thash, shkrova i pavetëdijshëm për të mos thënë, për të mos shkruar, primitiv.)
Ju drejtova lexuesve për bashkëveprim kombëtar lidhur me çështjen e vëtëdijesimit, sa më të shspejtë të kombit, sepse ndaj shkrimeve të mia të tilla, si ky që lexuat, ka kohë, që po ushtrojnë cenzurë të rrebët këto të përditshme në Kosovë: “Koha ditore”, Kosova sot”, “Epoka e re” etj.
– Autori është doktorant në programin e së Drejtës Kushtetuese dhe administartive në Universitetin e Prishtinës. Mitrovicë-Trepçë, 23-24 janar 2013.
Howdy! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying
to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing
very good gains. If you know of any please share. Cheers!
You can read similar text here: Ecommerce