VV: NESËR, DO TË MBLIDHEMI PËR TY BACA ADEM!

Prishtinë, 27 korrik 2018: Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas. Le ta kryejmë së bashku nesër detyrën e parë që kemi si komb e si shoqëri, dhe ta përcjellim këtë hero të një epoke ashtu siç i takon.
Mediat tashmë kanë bërë publike oraret për nesër si në vijim: “Të shtunën, në ora 09:00-11:00 Ceremonia Komemorative te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ deri te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.”
Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, mbarë kombit shqiptar, si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë të bashkohen nesër në ecjen e përbashkët në kortezhin e organizuar për varrimin e Adem Demaçit. Të gjithë qytetarët e interesuar për të kontribuar për transportin e qytetarëve nesër nga komunat e ndryshme të Kosovës mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +37744724624. Në vijim do të gjeni oraret dhe vendet e nisjeve.
Le të mblidhemi së bashku në Prishtinë për bacën Adem.
Prishtinë, 27 korrik 2018
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura