Berlin, 9 shtator 2020: Dija ime modeste i bëri një lexim tri tezave të Richard Grenellit, këshilltar e ndërmjetës i Trumpit në dialogun Kosovë – Serbi, ose Belgrad – Prishtinë, si thuhet për të ruajtur sedrën e hollë serbe.
E para, duke shpjeguar “pajtimin ekonomik” si uvertyrë e gabuar e pajtimit historik, thotë se intenca ishte investimi në Serbi për të dobësuar influencën ruso-kineze.
Rrjedhimisht Kosovën e kemi në dorë. Tani duhet të bëjmë lojën e Serbisë: llastimin, shantazhin a kushtëzimet e saj. Mbase realiste por, gjithësesi, e padrejtë. Mirëpo ç’diplomaci është kjo që zbulon kartat e saj para botës?
E dyta, shton ai mëtej, dy shtetet dakordohen të zgjerojnë burimet e energjisë. Dhe, veçanërisht i rëndësishëm është ky objektiv për Serbinë. Aktualisht ajo ka një varshmëri të qindpërqindtë nga Rusia. Ndaj duhet shkëputur nga darët e saj.
E pra, sërish rezon fuqie të madhe, por poaq e padrejtë që resurset e vogla nacionale të Kosovës së vogël t’i japin tagrin gjeopolitikës së re në përballjen e titajve dhe interesave globalë të tyre…Në fakt, pjesë e ka kësaj gjeopolitike ishte çlirimi i Kosovës. Por ajo u etnocidua dhe a nuk mjaftonte kjo dramë që Serbia të humbte çdo legalitet që kish rrëmbyer mbi të?!
E treta, së fundmi, ndërmjetësi Richard thekson se zhvendosja e serbes dhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, nënkupton lëvizjen e Ballkanit perëndimor në anën e perëndimit.
Ç’kuptim ka ky pretendim? Asnjë shtet i Europës nuk ka rivendosur ambasadë në Jerusalem. A do të thotë kjo se Europa nuk është akoma perëndim dhe për t’u bërë e tillë duhet çertifikimi diplomatik i Jerusalemit?
Marrëzi! Tipike për Grenellin, ndryshe, sipas shtypit gjerman, ish-ambasadori më i ngathët e më i padashur në Berlin.
Postime të Lidhura
XHEVAT BISLIMI: MIQTË KANË THËNË, MIQTË PO THONË, MIQTË PO NA THONË…!!
Viti, 28. 06. 2015 – Miqte kane thene, miqte po thone, miqte po na thone… Ky eshte refreni…
DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE DUHET TË RIKUPEROJMË IDENË E KOMBIT? (PJESA E PARË)
Tiranë, 9 korrik 2018: Shqipëria gjendet sot në një udhëkryq, ku shenjat orientuese fillojnë të zveniten. Busulla e…
PSE PO SULMOHET KRYEMINISTRI RAMA NË PRISHTINË DHE NË TIRANË?
PSE PO SULMOHET KRYEMINISTRI RAMA NË PRISHTINË DHE NË TIRANË? Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 9…
KADRUSH RADOGOSHI: LETËR PUBLIKE ISA MUSTAFËS – ISA, NDALU NË RRUGËN TËNDE TË TURPIT!
Kanada, 24 mars 2020: Isa, ABC-ja e kulturës së shkrimit na mëson, që kur i drejtohemi me shkrim…