TËRNOCI PRESS: NDJENJA E SHKATËRRIMIT

(Tërnoci PRESS, 26. 09. 2012) – Që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Komunën e Bujanocit e deri sot, opozita shqiptare nuk ka pushuar së kritikuari koalicionin qeveriës, për kinse shpartallimin e tij. Në vend se kjo opozitë të merret me vërejtjet e funksionimit të qevrisjes lokale, nëse ka, ajo hargjon energji për të bërë ndryshime në pushtetin e ri komunal. Qytetarët shqiptarë, janë të zhgënjyer me politikën pasive të opozitës, e cila ka marrë vota për të qenë aktive në Kuvendin Komunal e jo për të sabotuar, injoruar dhe bojkotuar sencat e këtij institucioni të lartë lokal.
Kjo opozitë e ndihmuar nga Beogradi zyrtar, mundohet të krijoj jostabilitet jo vetëm në këtë komunë, por edhe më gjerë. Në këtë drejtim përgjegjësia u bjen edhe disa këshilltarëve serbë, të cilit me veprimet e tyre po i mbështesin iniciativat e opozitës për të krijuar një klimë politike kundër marrëdhënieve ndëretnike në këtë komunë. Në se kështu vazhdon, një politikë e tillë qëllimkeqe, do të krijoj pasiguri dhe do t’i fundos veprat kapitale të ndërkombëtarëve e kryesisht të OSBE-së, qe sa vjet për t’i realizuar projetktet multietnmike sin ë informim, komunë e polici.
Opozita shqiptare nuk merr pjesë në qeverisjen lokale, për shkak inateve dhe ambicieve të disa liderëve politikë, për ta marrë kreun e ekzekutivit, e kjo nuk u takoi nga se fituese në këto zgjedhje doli Partia Demokratike. PD-ja i ftoi disa herë partitë simotra politike shqiptare për ta formuar qeverisjen lokale, por ata nuk deshën, kërkonin më shumë nga që u kishin ofruar rezultatet e zgjedhjeve.

Pozita dhe opozita në Komunën e Bujanocit.

……………………………………………..

Kohëve të fundit, drejtuesit e PVD-LPD-UDSH, janë vërejtur duke hyrë në zyret e PSS-së në Vranjë. Në takimet e tilla nuk ka munguar as lideri i socialistëve Ivica Daçiq, trashëgues i idealeve të Millosheviqit. Ky veprim i çoroditur i opozitës shqiptare, ka zhgënjyer tejmase elektoratin shqiptar të Komunës së Bujanocit, i cili i ka fituar zgjedhjet për të qeverisur vetë e jo me ndihmën e partive serbe, të cilat duke shfrytëzuar përcarjet dhe inatet e spektrit politik shqiptar është bërë avokat i tyre.
Radikalët në Serbi, kanë vendosur të bëjnë ndryshime edhe në kreun udhëheqës të Trupit Koordinues. Ky institucion i lartë shtetëror, dikur përbëhej me automatizëm edhe nga kryetarët e komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kurse kësaj radhe vetëm nga Partaia Socialiste e Ivica Daçiqit, Partia e Përparimtarëve nga Aleksandër Vuçiq dhe Partia për Veprim Demokratik nga Riza Halimi. Ky i fundit, nuk turpërohet pse është radhitur me radikalët, jo vetëm për të bërë ndryshime në Trupin Koordinues, por edhe për ta shpartalluar pushtetin e ri lokal në Bujanoc. Gjith ashtu, Rizai, nuk merakoset fare, kur deri dje thoshte se nuk do të bashkëpunoj me forcat radikale në Serbi, kurse tashti lëre që bashkëpunon, por kërkon edhe ndihmën e tyre për ta rrëzuar pushtetin lokal në Bujanoc, në favor të partisë së tij dhe aleatëve natyral si LPD, UDSH etj.
Dikur PVD-ja dhe ish ushtarët e UҪPMB-së, shqiptarët që bashkëpunonin me Partinë Socialiste Serbe (SPS) i shpalleshin tradhëtarë, serbofilë dhe kolaboracionist, kurse tashti, bashkëpunimi me Partinë Socialiste të Daçiqit po bëhet haptas, nuk është e ndaluar e as që paraqet ndonjë tradhti kombëtare!Trupi Koordinues, Këshilli “Nacional” dhe “deputeti republikan”, të dirigjuara nga PVD-ja e Riza Halimit, janë të zezat e shqiptarëve me të cilat do të përballen jo vetëm pushtetet lokale, aty ku kjo parti është opozitë, por edhe qytetarët e pafajshëm, të cilët bien viktimë e këtyre divergjencave politike.

Riza dhe Milloshi i vogel Daciq!

…………………………………

Por edhe sikur me ndihmën e këtyre institucioneve dhe Beogradit, përmbyset pushteti lokal në Bujanoc dhe rikthehet në pozitë partia e Rizës, nuk do të ketë qetësi e stabilitet në kuvend. Kuvendi i Bujanocit do ta ndjek rrugën dhe shembullin e Parlamenteve në Shqipëri, Kosovë, Serbi e Rusi, duke u shndërruar në një arenë e çërimit të hesapeve politike mes grupeve politike, pa përjashtuar edhe acarimin e marrëdhëniev ndëretnike. Këto përplasje politike këtë Kuvend do ta çonin drejt shpartallimit, për të ardhur deri te masat e jashtëzakonshme, pasojat e të të cilave do t’i bart ky popull i përvuajtur.
Si do që të jetë, përgjegjësia bie mbi ata, të cilët e kanë në shpirt e zemër ndjenjën e shkatërrimit të institucionet për të cilat, ata vetë dikur u angazhuan dhe përfituan pushtet, famë dhe karrierë. Shqiptarët e Komunës së Bujanocit, nuk e meritojnë një maltretim të tillë, ata kanë kërkuar ndryshime në skenën politike të kësaj komune, ndaj përpjekjet për t’i minuar këto procese janë kundër vullnetit të tyre të shprehur me votën elektorale.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura