Berlin, 8 maj 2018: I përfshirë zjarrshëm në debatin identitar – e Skënderbeu është qendra e tij, Kadare thotë: ai nuk luftoi muslimanizmin, por osmanizmin.
Ky shpjegim konkluziv, sado përgjithsisht real, ka një shkitje, një cen e paplotësi të vogël.
Osmanizmi ishte një ideologji, ashtu si kjenë me program, shenjë, kohë e përmasë tjetër, fjala vjen, fashizmi e sovjetizmi i mëhershëm a jugosllavizmi i vonë. I tillë, osmanizmi ishte mbinacional e, që këtej, mashtrues. Ndaj dhe do ishte e njësojtë sikur të thuhej se janë luftuar regjimet e jo pushtimet gjermane, ruse apo, së fundmi, serbiane.
Rrjedhimisht, ai nuk luftoi rendin, sistemin dhe ideologjinë. I pajuar njëj koncepti politik dhe kulture të lirisë, Kryezoti do të luftonte bërthamën: pushtimin dhe kolonializmin turk.
A s’është vërtetë kështu?
Një përvojë e hidhur nga shekulli ikur, provon të argumentojë këtë. Rendet e idetë serbe përftonin emblemash të ndryshme: mbretërore, republikane, komuniste e demokratike (de jure e tillë), por si fill i pakputshëm i zi, substanca koherente e së keqes, pushtimi, mbetej mbi to e përherë.
Ngasje të liga pati që dhe luftën e re të shqiptarëve në Kosovë t’a paraqesin një rebelim fetar kundër serbëve të krishterë (filozofi frëng Henri Lévy) ose, madje, përpjekje avancimi politik lokal. Po si kështu? Kroatët kjenë edhe të krishterë edhe pjesë e doktrinës, sistemit dhe ideologjisë jugosllaviste. E cila ishte kauza e luftës së tyre? Padyshim: jo krishterizmi e as jugosllavizmi, por vullneti për vetëjetesë të lirë kombëtare që çonte në përballje me aksin e betonuar të tyre: hegjemonin serbian.
Një e tillë përzierje e kuptimeve për perandoritë, ideologjitë e pushtimet, në mos kur ngjan e keqqëllimtë (frëngu i sipërcekur, kumbonat serbe…) është, shpesh, një ngatërri që dhimbshëm çorienton.
Postime të Lidhura
ING.AHMET ҪOLLAKU: ‘BANKERS PETROLEUM’ ME VITE E VJEDH NAFTËN NË SHQIPËRI! ҪFARË TU UROJ NAFTËTARËVE PËR VITIN 2016?!
Tiranë, 11. 01. 2016: Iku edhe një vit pa naftë. Në Marinëz toka vazhdon të shëmbet, nafta të…
SADRI RAMABAJA: VOX POPULLI NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS
Prishtinë, 29. 11. 2015: Rrëzimi i kësaj qeverie tashmë është detyrë imediate. Prandaj konkluzioni i profesor Qosjes, se…
AGJENDA E KRIZAVE POLITIKE NË KOSOVË (2010 – 2013)
Pa e njohur të kaluarën nuk mund të ndërtosh mirëfilli të sotmen, as të projektosh të ardhmen. Parashikimi…
SHIRLEY C.DIOGUARDI: JAM KUNDËR ZGJATJES SË MANDATIT TË EULEX’it DHE PËRFSHIRJES SË OKB’dë, PASI TANI NË KOSOVË KEMI TË BËJME ME NJË LLOJ PROTEKTORATI DHE NUK KEMI PAVARËSI TË PLOTË! (VIDEO)
Pashtriku.org, 25. 04. 2014 – Me 6 prill, 2014, Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi i…