Berlin, 26. 11. 2015: (Një portret ftyrëposhtërish) – “I dashur, mos bjer në mejtime,/Nesër një tjetër fytyrë ata do i shfaqin kësaj bote,/O krijonjësi i tyre! Ja cila është raca jote!”
Ah, kjo Fjalurta e Emersonit, është, vallë, prorë e kudo goditëse?
Në një cep të rrokullisë, Kosovë me emër, ka një soj të veçantë grabitqarësh të Fuqisë, që vijëzojnë krejt të kundërten e tabllosë së tij zhdërvjelltësore…
Si askush tjetër, ata pohojnë zellshëm dialektikën natyrale dhe, brenda saj, përjashtimin e artë nga rregulli përgjithësor. Ndaj, edhe kur rastis ta ndërrojnë si e do moti, fytyra e tyre, megjithë lyrën vizlluese, po ajo mbetet: gjithmonë e poshtër!..
Mirëpo, shëmtia e njëmendtë vete përtej lëkurës së lëmuar. Është thellë e betonuar në mjerimin e etikës a shpirtit skamnor. Pa dije e intuitë, e, njëkohësisht, pa dedikim e përvujtni, kastë e ndjekës shpërbetarë bashkë, janë mbytur qyshkur në knetën e ligësisë dhe fajit epokal. Eko flet diku (“Emri i trëndafilit”), për një “kushtetutë të pendestarisë”, që sanksionon shpërlarjen e mëkateve ngadalë e ndër vite. Veçse për këta, si të askundparë që janë, nuk vlejnë shkresurinat e tilla të reflektimit a të ndëshkueshmërisë. Qëndrojnë dhunësisht sipër çdo shkronje e mbi çdo arsye: të qiellit e tokës…Janë jurisdiksioni vetë! Me ligjin dhe instrumentin e tij t’kapërthyer që duhet ti bëj rojë pushtetit të gënjeshtrës. Sepse ata i frikësohen shumë të vërtetës, e meqë ajo është fillesë e lirisë – aherë do të urrejnë dhe atë, dritën që i mneron…
E, të poshtëshkelurit e tyre, të truar e bërë dhé, kanë humbur, ashtu, të drejtën më të vjetër e të fisme njerëzore: të drejtën e vegimit. Të drejtën për të parë një shkëndijim të largët, por që terri nuk e jep kurrësesi..!
Populli i Zotit (sipas Ekos, sërish) paskësh kryehershëm një ndarje klasike llojesh: në barinjë, në qen e në dele. Dhe, ndërsa të parët janë të gjithëfartë e të pëzjerë, grupimet e të mëpasmëve, për fatkeqësinë e të fundmëve, janë, ndërkaq, lehtë të diktueshme. Që këndej pra, zagarë e kope – ja, edhe kjo Hyj, është raca e jote…
Postime të Lidhura
ALI MEHMETI: NE DHE FLAMURI YNË
Gjenevë, 10. 05. 2016: Për habi të madhe, deri sa flamuri shtetëror i Kosovës humb teren në Kosovë,…
SKËNDER SADRI KAPITI: PA OPERACIONIN NDËRKOMBËTAR TË MONITORIMIT NUK DO TË KISHTE VETTING TË PASTËR NË SHQIPËRI!
Durrës, 27 tetor 2018: Ky konstatim vjen edhe logjikshëm nisur nga fakti se KPK, Komisioni i Pavarur i…
DR.JAKUP KRASNIQI: DRENASI SOT I PASHPRESË, NESËR DO TË JETË NDRYSHE
Drenas, 31. 10. 2013 – Drenasi e ka larinë fizike, tani po e kërkon Demokracinë dhe do ta…
AHMET QERIQI: 32 VJET NGA KTHESA VENDIMTARE E RRUGËS DREJT LIRISË DHE PAVARËSISË, GJENERATA KRYENGRITËSE E VITIT 1981 ENDE PA ASNJË PËRKUJDESJE INSTITUCIONALE
(Prishtinë, 11. 03. 2013) – Në mbrëmjen e 11 marsit të vitit 1981, në Mensën e Studentëve, në…