Berlin, 9 shkurt 2019:
1.
A ka ende një Pentarki në Europë?
Do të jetë shuar një kohë, ndoshta nënujshëm, por ballkanësit thuase i shkundin sërish pluhnajën e arkivuar.
Në fakt, megjithë Kartën e Ahenit dhe hovin rinovues të Macron-it, në vizionin e rezervuar gjerman Europa ndërtohet vetëm mbi konceptin e shteteve post-klasike, e asnjëherë post-nacionale.
E kjo domethënë, duke deleguar disa atribute në Selinë e epërme, shteti kombëtar do mbijetojë e kultivohet edhe në kohët që vijnë.
2.
Kësaj ideje nisur, një zë i fuqishëm e akullftohtë do t’i prente ëndrrën mashtruese Vuçiqit të serbëve. Dhe, në koncertin virtual të Europës ku dëgjohen gjithnjë tinguj të çjerrë, është realitetvënës si kurrë më parë.
Gjermani i sertë dha kumtin e qartë (në Ks të Kb) me shkreptimë rr’feje: e para, pa njohur Kosovën, Serbia nuk mund të aderojë në Europën komunitare. Ndaj dhe, do shtojë ai, ngjan aq komike fushata e saj për çnjohjet, kur, po deshi të mos mbetet pranë portës, duhet t’a njohë shpejt dhe vetë.
E dyta, mandej, duhet ta njohë në kufijtë ndërkombëtarë të saj! Askush dhe asnjë dokument në Bruksel nuk flet, nismëton a frymëzon ndryshimin e tyre.
Një të tillë reflektim ka shpallur disaherë vetë Kancelarja Angelë. E tani: po të mos evoluojë pozicioni gjerman, a mund t’a imagjinojmë distancën e saj nga një “Kosovë e dytë e pavarur”?
3.
Ky ton, që nuk lejon interpretim të lirë a ekstenziv, e vë serbin para zgjedhjes së vështirë e të pritshme: ose njohje e Kosovës për Europën, ose refuzim i saj për Rusinë!
E ashpër, tehmprehtë, por
fundja, me ç’elokuencë fine mund t’i flasësh një shteti gjenocidal?
Kjo është gjuha e tij, e vetmja që kupton, tash e ndër vite gjithmonë…
Postime të Lidhura
GJEKË GJONAJ: PALOKË SHKRELI I PARI SHQIPTAR QË MORI GUXIMIN TË BËJË DASMËN ME FLAMURIN KOMBËTAR NË SHTOJ TË ULQINIT
Ulqin, 19. 04. 2015 – Shqiptarët në Malin e Zi në kohën e sistemit komunist përjetuan fatin e…
DR.ATHANAS GEGAJ: MISIONI I GËNJESHTRAVE
Pashtriku.org, 15. 10. 2015: Kur arrijti në Amerikë delegacioni komunist i Shqipërisë, po atë ditë filloi koha e…
“COVID19” ËSHTË PATENTUAR NË VITIN 2015! (VIDEO)
Shkruar më 3 dhjetor 2020 kur politika dhe jo vetëm me PLANdeminë e Kovidit e mbylli njerëzimin ……
BEHXHET SHALA BAJGORA: VOTOJENI BLERIM REKËN, MOS I DËGJONI POLITIKANËT E KORRUPTUAR; NJERËZISHT, KOMBËTARISHT, MORALISHT, POLITIKSHT DHE MATERIALISHT!
Prishtinë, 19 prill 2019: (Zgjedhjet në një shtet ku shqiptarët nuk janë popull) – Pas Marrëveshjes midis Tzipras…