RIFAT MURIQI: ARKIVOLI I VETON SURROIT APO SEZONI I VITEVE SHTERP!

Pejë, 04. 07. 2014 – Këtë shkrim e shkruaj jo që t’i kundërvihem Surroit, por meqë nganjëherë harresa e tradhton kujtesën me kalimin e viteve dhe meqë i apostrofuari manipulon me harresën që ta quan kujtesë, do t’i shkruaj diçka për kujtesën që ende nuk është harruar.
Do ta filloj me kujtesën pas tradhtisë partizane ndaj Shaban Polluzhës dhe nacionalistëve tjerë shqiptarë, ku për një dimër dhe pranverë u pushkatuan dhe u masakruan gati dyzetëmijë shqiptarë nën qiriun qe e mbajtën edhe familjarët e Vetonit. Do ta vazhdoja me tregimin e dhimbshëm të torturave nga Rankoviqi, duke trasuar rrugën për shpërnguljen e gati gjysmë milioni shqiptarëve drejt Turqisë, prapë nën qiriun e ndezur nga klika e familjarëve të Vetonit. Kurse pjesa e mbetur në Kosovë duke u përballur dhe përpëlitur me burgosjen dhe torturat që i bëheshin tani nga vetë klika edhe e familjareve të Vetonit, dhe krejt në fund i afërmi i tij e përçmoj rinin e Kosovës me ‘birën e minit’ (Fadil Hoxha – Sh.B) kurse shqiptarët e Shqipërisë duke i përqesh me shporet e tepsia, që tingëllima e tyre të dëgjohet gjerë në Beograd. Nuk e dijë pse e thash ‘krejt në fund’ kur të këqijat e kësaj klike dhe Serbëve vazhduan edhe me atentate politike edhe anatemimin e tërë spektrit atdhedashës në diasporë e sidomos për figurat emblematike që kanë emër dhe mbiemër, që me siguri edhe Vetoni si një djalë, goxha i rritur i ambasadorit dhe njëkohësisht i ndihmës sekretarit të punëve të jashtme të Jugosllavisë që e ushtrojë si detyrë në vitet delikate 81-84, i ka njohur me emër dhe mbiemër në kohen e komploteve ndaj tyre, dhe të cilët si ka përmend kurrë?! Ai, atëherë kur në Kosovë vlonte një popullatë e tërë për marrjen e hises së vet nga shkapërderdhja e ish Jugosllavisë do të vijë si meteorit, ndoshta edhe i porositur, duke formuar ‘Iniciativën e bashkuar demokratike të Jugosllavisë në Kosovë’, me qellim që …

‘Këmbët e Gjarprit’ sjellë rrëfimin për UÇK-në e Hashim Thaçin.
Një rrëfim shumë provokues ku UÇK-ja është një organizatë jo ekzistuese e ku Hashim Thaçi e pranon marrëveshjen e Rambujesë, pasi që i premtohet një skenar filmi i Hollivudit, rrëfim që ngërthen me vete individë dhe ngjarje të ditura e të paditura, polemikë politike ku edhe nxjerrë një diagnozë të rëndë për sistemin e rëndë që e sundon Kosovën…!!!


 

Autori dhe kryepersonazhi i librit “Këmbët e gjarprit”!

Që të mos e degradoj qëllimin të cilin saktësisht nuk e dijë, sepse ky Zotëri kurrë nuk është rrëfyer, dhe s’e besoj se ndonjëherë do të rrëfehet drejt, po tregoj çka bëri, jo për vajzat e tija që ndoshta e trajtojnë si një perëndi që ua solli lirinë, sepse edhe po të mos e besojnë këtë të vërtetë ato kanë para të mjaftueshme që do t’i trashëgojnë nga i ati, për të cilat nuk e besoj se dikush ndonjëherë do kërkoj llogari për prejardhjen e tyre sikur të jenë ato edhe Sorosiane.
Ja veprimi i tij i atëhershëm për aq sa mua kujtesa nuk më tradhton.
Kërkojë nga qytetarët që të ndezin qirinjtë, pastaj t’i bien tenxhereve dhe tepsive që kishin mbet nga pitet e pjekura që dikur i afërmi i tij e provokonte barkun e uritur të popullit shqiptarë andej kufirit, dhe krejt në fund kërkoj që më një kortezh funerali, me një arkivol të zbrazët ta varrosë kinse dhunën. Dikush i atribuon politikën paqësore dikujt tjetër, por e vërteta qëndron se ky e plasoj, ose thënë ndryshe e mori të servuar nga kuzhinat që dihen, që populli i cili veç vlonte për tu bashkuar popujve tjerë në luftën për liri, ta qetësojë me opiumin e politikës paqësore. Pasi ia arriti qëllimit me ndihmën edhe të disa personazheve tjerë që kanë emër u mbyllë në kullën e fildishtë të gazetës së tij ditore duke monitoruar ‘popullin paqësor’.
Sezona e viteve shterp!
Jo vetëm vite shterp por edhe degradim total të gjithëçkafes që mund ta ruaj një popull. Iknin të rinjtë, vriteshin veprimtarët, burgoseshin të njëjtit, por duke mos u marrë askush me ata të klikës së Veton Surroit. Që degradimi të jetë edhe më fatal mu këta ishin ata që fshehtas, por dikur edhe haptas filluan të bisedojnë me Serbinë për ndonjë status përçmues për popullin shqiptarë. Sepse vetëm këta i pranonte Serbia si palë për dialog, kurse tërë garnitura politiko patriotike mbahej në burgje, ishin vrarë ose kishin marr rrugën e kurbetit.
Vitet shterp do të vazhdonin sikur një grup djemësh po nga ato familje patriotike që kurrë në trupin e vet nuk patën gjak të prishur, bën atë që duhej bërë, duke marrë mbi vete përgjegjësinë historike. Ata shaheshin po nga e njëjta klikë, sabotoheshin po nga e njëjta klikë, edhe në qarqet botërore anatemoheshin si terrorist, por ata nuk u ndalën. Unë i njohë emër për emër, shtëpi për shtëpi, histori për histori. Ata nuk kishin grada ushtarake as para nuk kishin, thyenin kufirin dhe me ato armë që i binin i shkaktonin dëme armikut, ishin djemtë më të mirë të popullit, të tillë janë edhe sot, sado që ende shahen dhe anatemohen, por edhe denoncohen rrejshëm po nga e njëjta klikë.
Që ta përfundoj më klikën e të afërmve të Veton Surroit, që kujtesa mos ta harron – dëshmoj për thikën e mbrëmë që i është dhënë popullit nga po ky pinjoll i kësaj klike, kur u prononcua kundër kinse gjenocidit që shqiptarët bëjnë kundër Serbëve. Tragjikja e këtij prononcimi është se nxiti faktorin ndërkombëtarë, që ta getoizoj veriun e Kosovës, peng ky i stagnimit politik.
Por s’ka faj Surroi sepse ky nuk e përjetoj dhembjen e motrës së dhunuar, djalit të masakruar, babës së rrahur gjer në çmendi, familjes së djegur me petrolej, fëmijës së kastruar. Ai krejt rehat duke u munduar që të instaloj në pushtet pinjollët e baballarëve që ta shkruaj një histori ndryshe bëri një manipulim kinse duke hulumtuar këmbët e Thaqit dhe të UÇK-së.
Përgjigje Vetonit
Këmbët e gjarprit janë nën lëkurë Zotëri, kurse lëkura është mozaik i mijëra të vdekurve për liri, por edhe disave të gjallë, merrë përjetimet e tyre që janë të vendosur në Panteonin që ti dhe klika e familjarëve tuaj nuk do jenë kurrë të regjistruar. Kishe me u çmendë vetëm nga një natë torture, jo vetëm të atyre por edhe të familjarëve të Adem Demaçit, Smajl Haradinajt, Ali Selmanajt, Hasan Ukëhagjajt, Ali Lajqit, Haki Morinës, Adem Jasharit, Nait Hasanit, Ibrahim Kelmendit, Emrush Xhemajlit, Azem Sylës, e të tjerëve.
Shumica prej këtyre e dhanë bekimin që ai djali i ri që ti e quan gjarpër ta përfaqësoj luftën. Kurse ty?!!!
Kjo është lëkura që e mbron, që ti të mos i gjesh këmbët e gjarprit, sepse janë betuar se do ti bashkojnë shporetet dhe tepsiat me atdheun që quhet Shqipëri.
Ja pse ti nuk i njehë dhe s’do t’i njohësh kurrë ushtarët e vjetër dhe të rinj të lirisë, sepse nuk do lindin kurrë nga gjaku i prishur që torturoj vrau, akuzoj, gjykojë ata që duhej të respektoheshin gjer në përulje nga ana e juaj , sepse këta lirinë ua sollën edhe fëmijëve tuaj.

_________
P.S. Bolla është gjarpër që ruan shtëpinë e jo katil që hanë fëmijët. Andaj zoti Surroi mësoj fëmijët të jetojnë në lirinë e vet, e jo në lirinë tënde që s’të mungoj kurrë.
– Kontakti me autorin: [email protected].

………………………………………………….

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura