RIZAN B.XHOXHAJ – NJË HISTORI E PËRJETUAR!

RIZAN B.XHOXHAJ – NJË HISTORI E PËRJETUAR!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 27 dhjetor 2021

Një takim i paharruar e mbresëlenës me ish të burgosurin politik të Goli Otokut, Rizan Bajram Xhoxhajn, në shtëpin e tij më 25 dhjetor 2015. Ka lindur më 1 prill 1920 në fshatin Vërmicë të Lumës, Komuna e Prizrenit, ndërsa u shua nga jeta më 12 maj 2017. Më 13 maj me nderime të larta u varros në fshatin Petrovë të Prizrenit.

Nga mbamendja e kthjelltë, plaku i mençur Rizan B. Xhoxhaj, rrëfen:

– për pushtimin e Kosovës nga Armata e 3’të serbe, në tetor – nëntor 1912;

– për ekzekutimin dhe masakrimin e 15 mashkujve të Vërmicës nga ushtria serbe, (8 vetë te mulliri i fshatit dhe 7 tjerë te ‘Qafa e Zhurit’);

– për vrasjet e shumta të shqiptarëve në kufirin e vendosur padrejtësisht në Vërmicë – Bardhoc…;

– për jetën e rëndë nën pushtimin serb, të mbretërisë Serbe – Kroate – Serbe dhe pastaj të mbretërisë jugosllave (1913 – 1940);

– për kapitullimin e mbretërisë jugosllave, pas bombardimit të Beogradit nga Gjermania naziste e Hitlerit, në fund të javës së parë të prillit 1941;

– për konfliktin e ushtrisë jugosllave me ushtrinë italiane në Grykë të Lumës, në prag të kapitullimit në prill 1941;

– për pushtimin e Kosovës dhe tokave të tjera shqiptare nga Italia fashiste (1941 – shtator 1943) dhe Gjermania naziste (shtator 1943 – nëntor 1944);

– për kyqjen e tij në Brigadën e V’të shqiptare, në Zhur, së bashku me 70 vullnetarë nga kjo rrethinë;

– për rrugëtimin me karakter çlirues të brigadës V-të: Prizren – Suharekë – Lipjanë – Prishtinë – Mitrovicë – Novi Pazar – Sjenicë – Pribojë – Vishegrad.. rikthimin në Kosovë, Mitrovicë – Gjilan dhe shkuarjen për në Shkup – Tetovë – Kërçovë (nëntor 1944 – pranverë 1945);

– për vuajtjet, sakrificat dhe peripetitë e shumta të pasluftës së dytë botërore, në verë 1945 deri në burgosjen e tij, me 27 nëntor 1949;

– për torturat fizike dhe psikike gjatë procesit të hetimit nga OZN-a & UDB-a famëkeqe;

– për mbajtjen e gjykimit dhe dënimin me 12 vjet burg, së bashku me Sefer Tafil Elezkurtajn i dënuar me 8 vjet, Ibish Rizanajn i dënuar me 2 vjet, dhe Xhafer Selmanin i dënuar me 3 vjet burgim;

– për vuajtjet e tij dhe të shokëve në burgun e Sremit, në burgun e Bileqes dhe mbi të gjitha për përjetimet tronditëse gjatë vujatjes së dënimit në kampin famëkeq të Goli Otokut, nga 27 prilli 1950 – 1956…;

– për jetën e tij të rëndë pas daljes nga burgu, për ndjekjen, izolimin dhe lëçitjen familjarisht nga partia – shtet e LKJ-së, etj.etj…

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për atdhetarin e pavdekshëm, RIZAN BAJRAM XHOXHAJ!

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura