ROBERT MORRIS – NJERIU QË FINANCOI REVOLUCIONIN AMERIKAN

Pashtriku.org, 12. 06. 2015 – Një nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, i Neneve të Konfederatës dhe Kushtetutës, Robert Morris qe një tregtar nga Philadelphia që, shpesh nga xhepi i tij, dhuroi para në mënyrë që George Washington të mund të ushqente, të vishte dhe të paguante ushtarët e tij të palodhshëm. Morris i bëri të mundur Washington që t’i dërgonte trupat e tij në Yorktown të shtetit Virginia, ku ai shpartalloi gjeneralin britanik Charles Cornwallis, duke fituar kështu Luftën Revolucionare. Kongresi Kontinental qe copë copë, inflacioni ishte në qiell dhe Morris u ndesh me kreditorë nervozë. “Ai kishte bërë më shumë armiq se çdo njeri tjetër në jetën publike deri në atë kohë”, shkruan biografi Ellis Paxson Oberholtzer. “Forca, ndjenja e integritetit dhe vendosmëria e papërkulur e madhe e tij e bënë atë një mik që të kërkohej dhe një kundërshtar të cilin ta kishe frikë”.
Historianë revizionistë si E. James Ferguson kanë theksuar faktin sesi Morris përfitoi nga Lufta Revolucionare, por fakti mbetet që ai ndihmoi të realizoheshin punë jashtëzakonisht vendimtare. Ndërsa historiani William Graham Sumner e pranonte se “Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se ai përfitoi më së shumti si individ nga të gjitha lidhjet e tij me shërbimin publik”, Sumner vazhdonte të thoshte: “Publiku i kërkonte shërbimet e tij në pozicionin e një shtetari jo pse ai ishte i tillë, por sepse qe tregtar e bankier dhe ata donin shërbimet profesionale të një tregtari dhe një bankieri. Ajo çka kërkonin kritikët e tij parimorë qe që në kapacitet publik ai duhet të ishte njëherazi njeri publik dhe privat, por se në këtë të fundit ai duhet të abstenonte nga cdo dije apo mundësi e njeriut publik … ai ishte një vullnetar, tek i cili kushdo drejtohej në një moment krize dhe që ishte çdo gjë dhe gjithçka për shërbimin ndaj kauzës. Ai vinte në shërbim të publikut të gjithë dijet apo mundësitë që posedonte”.

Historiani John C. Miller shkruante: “Kjo shkonte në kundërshtim me parimin e patriotëve revolucionarë që të shikonin tek një njeri për shpëtim: urtësia e trupave legjislative më shumë sesa talentet, sado të spikatura, e një individi konsideroheshin nga këta republikanë si shtylla kryesore e shtetit. Kur ky individ qëllonte të ishte një përfitues nga lufta, atëhere çështja kundër sundimit të një njeriu të vetëm fiksohej. Prapë se prap, Robert Morris dukej të ishte njeriu i vetëm me pasuri dhe aftësi të mjaftueshme për ta shpëtuar vendin nga pasojat e 5 viteve inflacion të pakontrolluar. Zotërit ekonomikë të vendit nuk qenë shtetet, të cilave Kongresi u apelohej më kot, por tregtarët që qenë bërë të pasur dhe fuqishëm nga lufta. Dhe asnjë nuk qe bërë më i pasur dhe më i fuqishëm sesa Robert Morris. Për pasojë, në mënyrë ngurruese, patriotët shpërthyen me filozofinë e tyre… Ajo energji qe ekzistonte në qeverinë e Shteteve të Bashkuara në pjesën më të madhe të saj vinte nga Morris, por qe floriri francez dhe kredia e tij private si tregtari më i pasur amerikan i kohës, më shumë sesa çdo besim në aftësinë paguese të Kongresit Kontinental, ajo që i mundësoi atij të vinte gjërat në lëvizje”.
John Adams reflektonte lidhur me Morris, bashkëkohës i tij: “Unë mendoj se ai ka një të kuptuar mjeshtëror, një temperament të hapur e një zemër të ndershme dhe, nëqoftëse nuk voton gjithmonë për atë çka ju dhe unë do ta mendonim si të përshtatshme, kjo ndodh sepse ai mendon që mbetet një trupë e madhe njerëzish që nuk janë me mendjen e tij. ai ka projekte të mëdha në rrugën tregtare dhe padyshim që ndjek synime merkantiliste, të cilat janë gjithmonë arritje. Ama është një anëtar i shkëlqyer i trupës tonë”.
Morris u lind me 31 janar 1734 në Liverpool, djali i një gozhdabërësi që emigroi në Oxford të shtetit Maryland i cili ishte një port plot aktivitet në Chesapeake Bay dhe shërbeu si agjent për një tregtar duhani nga Liverpool. Djaloshi Robert shfaqi një aftësi për biznes dhe fillo si stazhier me tregtarin Charles Willing. Në vitin 1754, ai qe partner. Kompania u rrit deri sa arriti të bëhej një prej kompanive më të mëdha tregtare në Philadelphia, me flotën e saj që lundronte drejt Europës dhe Indive Perëndimore.
Morris ju bashkua rezistencës ndaj Stamp Act (viti 1765), një përpjekje nga parlamenti për të nxjerrë të ardhura taksash nga kolonitë amerikane. Ai mbështeti Non-importation Resolutions, duke pohuar se tregtarët amerikanët do të ndalonin së importuari mallra nga Anglia derikur Stamp Act u shfuqizua.
Me 18 shtator 1775, Kongresi ngriti një Komitet të Fshehtë për të importuar armë dhe municione. Kontrata e parë u bë me kompaninë Willing and Morris, që siç vërente historiani William Graham Sumner, “duket t’u ketë dhënë fillimisht atyre një reputacion për kërkimin e fitimit të tyre në nevojën publike”. Legjislatura e shtetit Pennsylvania e emëroi Morris si anëtar të Kongresit Kontinental me 3 nëntor 1775. Ai qe në moshën 41 vjeçare dhe kishte gruan, 3 djem dhe 1 vajzë.
Morris i rezistoi idesë së pavarësisë amerikane, duke shpresuar për një pajtim paqësor me Anglinë, por e nënshkroi Deklaratën me 2 gusht 1776 dhe menjëherë filloi të kontribuojë me përvojën e tij financiare vendimtare. Me 12 dhjetor, Kongresi e la Philadelphia teksa po afroheshin forcat britanike, duke e lënë Morris që të bënte çfarë të mundëte. Ai huazoi 10000 dollarë për të ndihmuar fuqizimin e mbrojtjes në Delaëare River. Ai rekrutoi vullnetarë për të shpejtuar ndërtimin e anijeve në mënyrë që të mund të largoheshin nga britanikët dhe qëndroi në kontakt me John Hancock, President i Kongresit Kontinental, dhe me Komandantin e Përgjithshëm George Washington.
Përderisa Kongresi Kontinental nuk kishte shumë para të vetat, ai filloi të nënshkruajë një kartmonedhë të njohur si Continentals. Morris ju kundërvu monedhës përderisa, siç raportonte, “Jam i shtrënguar të informoj Kongresi se monedha Continental vazhdon që ta humbasë besimin e tij. shumë njerëz refuzojnë hapur dhe botërisht përftimin e saj”.
Morris përballonte kërkesa për para gjithnjë e në rritje. Pasi Washington kish befasuar dhe shpartalluar Hessians, ushtarë mercenarë të rekrutuar nga britanikët dhe të instaluar në Trenton të shtetit New Jersey, ai i apeloi Morris për fonde me të cilat të blinte informacion rreth lëvizjeve të trupave britanike. Ushtarët amerikanë po ktheheshin nga Kanadaja dhe nuk qenë paguar. Në këto dhe situata të tjera, Morris përgjithësisht i bënte huara të sigurta afatshkurtëra Kongresit Kontinental.
I dëshpëruar për t’i mbajtur të shtrënguara radhët e tij, Washington i premtoi ushtarëve të tij se nëqoftëse do të qëndronin me të edhe për 6 javë të tjera, çdo ushtar do të përfitonte një bonus 10 dollarësh, por i tha Morris se nuk e dinte sesi do ta paguante atë. Për rrjedhojë, Morris i kërkoi një tregtari kuejkër që t’i huazonte atij 50000 dollarë. “Dhe cila është siguria për këtë shumë të madhe, Robert?”, pyeti kuejkëri. Morris thuhet se u përgjigj: “Fjala ime dhe nderi im”. Atëhere, i tha kuejkëri, “Do të ta jap”. Menjëherë më pas, Washington i drejtoi trupat e tij drejt Trenton ku korrën një fitore të rëndësishme kundër britanikëve.
Situata financiare amerikane u keqësua. Përderisa kostot e luftës i tejkalonin shumë të ardhurat nga taksat, Kongresi preu miliona Continentals dhe me shpejtësi ato humbën vlera në termat e floririt dhe mallrave. U miratuan ligje që u kërkonin shitësave që ta pranonin kartmonedhën. Kongresi miratoi kontrolle çmimesh si një përpjekje për të kufizuar pasojat e inflacionit të kartmonedhës, por ato i dekurajuan shitësat nga vënia në dispozicion e mallrave dhe rezultati qenë mungesat kronike. Prandaj, mizerja e 12000 ushtarëve të Washington në Valley Forge të shtetit Pennsylvania, ku gjatë dimrit të 1777, ata grumbulloheshin në të ftohtë pa ushqim, këpucë apo batanije të mjaftueshme, ashtu si dhe pa tagji të mjaftueshme për kuajt.
Midis gjithë marrëveshjeve financiare të Morris, pati akuza se firma e tij kish përfituar në mënyrë të pandershme. Megjithatë, investiguesit e Kongresit raportuan: “Komiteti juaj është i mendimit se i quajturi Robert Morris qartësisht dhe plotësisht e ka justifikuar veten dhe komiteti është i mendimit se i quajturi Robert Morris në ekzekutimin e tagrave të dhënave atij nga i quajturi Komitet Sekret ka vepruar më ndershmëri, integritet dhe një zell të respektuar lumturinë e këtij vendi”.
Në vitin 1779, Washington i tha Morris se nuk kishte plumb sa duhej për fishekë. Biografi Oberholtzer raporton: “Plumbi i ndodhur nëpër shtëpira, ai i tubacioneve, dhe çdo tjetër gjë tjetër e imagjinueshme prej metali qe shkrirë dhe më pas shitur për rreth 50 cent paundi… Rastësisht, një anijeve të zotit Morris që sapo kishte ardhur në port mbante 90 ton plumb si ballast. Ai e vuri menjëherë sasinë në dispozicion të qeverisë”. Morris, vazhdon Oberholtzer, “menjëherë vuri në punë 100 njerëz për të prodhuar kapsolla. Ata punuan rëndshëm gjithë natën dhe në mëngjes një sasi e madhe qe gati për t’ju transportuar ushtrisë”.
Në vitin 1780 Morris u zgjodh në Pennsylvania Assembly ku prioriteti kryesor i tij qe reformimi i monedhës. Ai shtyu përpara një refuzim ligjesh, duke eliminuar ndëshkimet ndaj njerëzve që refuzonin të pranonin kartmonedhën si pagesë për mallrat dhe shërbimet. Ai ndihmoi që të miratohej një taksë për të siguruar disa të ardhura me të cilat kompensohej kartmonedha. Ai ndihmoi që të realizohej shitja e trojeve qeveritare për më shumë të ardhura. Kur në 1781 Kongresi e emëroi Morris si Supermbikëqyrës të Financave, ai vuri në pah se politikat e tij në Pennsylvania do të ishin një model i mirë për shtetet amerikane.
Në atë kohë, financat qenë përtokë. Kartmonedhat përdoreshin si letër muresh. “Në Philadelphia”, shkroi Oberholtzer, “njerëzit që i mbanin kartomonedhat si kokarda në kapelet e tyre marshuan në një proçesion nëpër rrugër publike të shoqëruar nga një qen që ishte mbuluar me një xhaketë prej katramaje në të cilat qenë ngjitur kartmonedhat e urryera. [Për shkak të inflacionit] ishte vërejtur se një punëtor mund t’i humbasë rrogat ndërkohë që është duke i marrë. Fitimet e një tregtari u zhdukën brenda natës. Qeveria nuk po ecte më mirë se çdo individ privat dhe kur Kongresi bëri thirrje për taksat, ato u paguan me paratë e tij, një ngarkesë e kotë nga shtypshkronjat e tij që nuk do të blenin asgjë për një ushtri të vuajtur”. Menjëherë shtetet pushuan së paguari taksat dhe Kongresi nuk mund të bënte shumë lidhur me këtë gjë, pasi gjithçka mund të bënte ishte rekomandimi i politikave të veçanta. Sipas neneve të Konfederatës, një politikë nuk hynte në fuqi po të mos miratohej nga të 13 shtetet.
Huadhënësit e huaj u dukën se mbaruan. Qeveria franceze u kish huazuar amerikanëve 3 milion libra në vitin 1778, 4 milion në vitin 1780, 10 milion në vitin 1781 dhe Mbreti Luigji i XVI-të dha 6 miliona libra shtesë për kauzën (të cilat nuk duhej të ktheheshin). Përfaqësuesi amerikan, Benjamin Franklin, nuk qe në gjendje të siguronte më shumë huara nga qeveria franceze. John Jay, përfaqësuesi amerikan në Madrid, nuk mund të huazonte më shumë para nga qeveria spanjolle dhe John Adams nuk pati asnjë fat me qeverinë hollandeze, por ai qe në gjendje të merrte para nga bankierët hollandezë.
Kur Lafayette në Virginia e informoi Washington se Gjenerali britanik Charles Cornwallis e kish dërguar ushtrinë e tij prej pothuajse 6000 njerëzish në gadishullin Yorktown, ku ai mund të rrethohej, Kongresi nuk kishte para për të mbuluar shpenzimet e mbajtjes së ushtarëve të Washington atje. As nuk ishte e qartë sesi ushtarët do të furnizoheshin me ushqime, municione dhe furnizime të tjera gjatë atij që mund të ishte një rrethim i gjatë. Morris ia doli të gjente grurë, misër, mish të tymosur, rum, duhan dhe tagji. Morris ju lut guvernatorëve të New Jersey, Delaware, Maryland dhe Virginia, shteteve përgjatë rrugës për Yorktown, që të siguronin disa furnizime. Arriti të sigurojë varka për t’i transportuar ushtarët nëpër lumenj dhe, më së fundi, ushtarët kishin nevojë për një stimulues ekstra për të marshuar disa qindra milje drejt Yorktown, ndërsa Washington i shkruante Morris, duke i kërkuar për akoma më shumë para: “Shërbimi të cilin do të kryejnë është papranueshëm për regjimentet veriore, por nuk kam asnjë dyshim se një sasi e vogël monedhash [flori dhe argjend] do t’i vendoste në gjendjen e duhur shpirtërore”.
Me 5 shtator, i shoqëruar nga Guvernatori frengjishtfolës Morris, Morris thirri Feldmareshallin francez Rochambeau që ndodhej në Philadelphia, duke i kërkuar që t’u huazonte amerikanëve argjend me të cilin të paguanin ushtarët dhe të blinin furnizime. Rochambeau tha se nuk kishte argjend të mjaftueshëm për të paguar njerëzit e tij. Morris ju lut se pa argjend fushata për të mundur britanikët mund të dështonte. Teksa po bëheshin këto diskutime, mbërriti korrieri me një mesazh për Morris: E komanduar nga Kundëradmirali Konti de Grasse, flota e anijeve franceze kishte ardhur në Chesapeake Bay që t’i pengonte ushtarët e Cornwallis të arratiseshin nga deti. Menjëherë Rochambeau pranoi që t’i huazonte Morris argjendin e kërkuar, me kusht që do të rimbursoheshin me 1 tetor.
“U bënë kasaforta prej lisi”, vëren historiani Page Smith, “dhe nga 1500 deri në 2000 korona u paketuan në secilën kuti. Grupe prej 20 kutishë më pas u vendosën në sëndukë të mëdhenj prej trarësh lisi, ata të sipërmit u gozhduan dhe sëndukët u fiksuan në boshtet e qerreve me zinxhirë prej çeliku. Një kalë dhe katër buaj tërhiqnin secilin prej sënduqeve. Udhëtimi rezultoi të ishte pothuajse 2 muaj i gjatë”. Kjo nuk qe e mjaftueshme për t’ju paguar ushtarëve gjithçka që u detyrohej dhe Morris ju kërkua më shumë para”.
Presioni ndaj Morris qe i dukshëm në letrën e tij të 20 shtatorit për Guvernatorin e Pennsylvania: “Lëvizjet e fundit të ushtrisë më kanë dëmtuar aq shumë nga paratë sa që kam qenë i detyruar që premtoj kreditin tim personal shumë thellësisht në një numër rastesh, përveç huazimit të parave nga miqtë e mi dhe duke paguar çdo qindarkë nga vetja për të promovuar shërbimin publik”. Morris mblidhte fondet, Uashingtoni marshonte dhe Cornwallis u dorëzua me 19 tetor 1781.
Por derikur pati një marrëveshje paqeje, ushtria amerikane do të duhej të mbahej dhe në çdo rast ushtarët nuk mund të dërgoheshin në shtëpi pa u paguar më parë. Shtetet nuk qenë shumë për ndihmë. New Jersey, të cilit Kongresi i kërkoi që të kontribuonte me 485679 dollarë në vitin 1782, arriti të nxjerrë vetëm 5500 dollarë. Delegatët e South Carolina raportonin: “Lidhur me subjektin e përgjithshëm të furnizimeve, na duhet me keqardhje t’ju informojmë se ushtria jonë është jashtëzakonisht e potershme, ne nuk mund t’i paguajmë, me vështirësi mund t’i ushqejmë. Nuk ka asnjë lek në Thesar…”. I frustruar nga kriza financiare, James Madison i shkruante një miku: “Çfarë mund të thotë një delegat i Virginia, votuesit e të cilës deklarojnë se nuk kanë dëshirë që të japin kontributet e nevojshme dhe nuk kanë dëshirë që të krijojnë fonde për t’i siguruar ato tjetërkund”.
Qeveria amerikane qe ngarkuar me rreth 25 milion dollarë borxhe dhe qe afër falimentimit. Qeveria franceze nuk do t’i jepte më kredi dhe ishte e shqetësuar nëse do t’i shlyheshin ato ekzistuese. Këto hua u rinegociiuan me një përqindje interesi më të lartë.
Morris ju desh të ndeshej me të gjithë llojet e kreditorëve të cilët donin të paguheshin. “Pjesa më e madhe e kohës time”, shkruan ai, “është konsumuar në dëgjimin e thashethemeve, që shumë prej kreditorëve publikë e lidhin, dhe që nuk mund ta parandaloj në asnjë mënyrë tjetër përveçse asaj të mosdhëniës së intervistave private dhe duke e zëvendësuar këtë mënyrë të dëgjuari të tyre në të shkruar”. Kur rreth 80 ushtarë të armatosur kontinentalë shkuan në zyrën e tij për pagesën e prapambetur dhe ai nuk kishte se çfarë t’u ofronte, u fsheh tek shtëpia e një shoku. Rinegociioi njërën hua pas tjetrës, përderisa refuzimi do të kish nënkuptuar falimentim.
Ai propozoi një taksë toke, një taksë individuale, një akcizë dhe taksë shtëpie për të ndihmuar të gjeneroheshin të ardhura për pagimin e borxheve, por shtetet nuk do të binin dakord. Me 24 janar të vitit 1783, i ndeshur me një situatë të pamundur, Morris i tha Kongresit se do të jepte dorëheqjen.
Ai ju kthye biznesit të tij të transporteve. Midis gjërave të tjera, ai hapi rrugën e tregtisë me Kinën: anija e tij “Empress of China” besohej se qe anija e parë amerikane që bëri tregti me Kinën.
Me 30 dhjetor 1786, Asambleja e Pennsylvania e caktoi atë si delegat në Kuvendin Kushtetues. Megjithëse besnikërisht mori pjesë në të gjitha mbledhjet, ai nuk mori pjesë shumë në debate. Ai mbështetu ratifikimin e kushtetutës dhe shërbeu për një mandat si Senator federal i shtetit Pennsylvania.
Ai e përdori pasurinë e tej për të blerë tokë anembanë Unionit dhe në vitin 1795 ai kishte blerë mbi 6 milion akra. Qëllimi i tij ishte që të promovonte zhvillimin e fermave dhe qyteteve, por luftërat europiane e reduktuan fluksin e emigrantëve dhe popullimi procedoi më me ngadalësi nga sa ai kishte shpresuar. Kreditë dhe taksat qenë më shumë nga sa mund të paguante. Kreditorët e arrestuan dhe ai u dërgua në burgun e borxhlinjve të Philadelphia nga 1798 deri më 1801. I poshtëruar dhe i falimentuar, ai vdiq në maj të 1806. Ky qe një fund i trishtuar për njeriun praktik që kishte bërë aq shumë për të ndihmuar Amerikën që të fitonte pavarësinë e saj.

Robert Morris he sacrificed it all for this country 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura