DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN /KLUBI I ROMËS DHE KONTROLLI I POPULLSISË/ (VI)

Pashtriku.org, 14. 02. 2015 – (Klubi i Romës dhe kontrolli i popullsisë) – Një tjetër pamje ogurzezë e Klubit të Romës dhe i planifikimit super mashtrues të fushatës së “të blertëve” të Elitës, është përdorimi i mjedisit për të nxitur kontrollin e popullsisë – eugjenizmi. Është qartësisht e vërtetë, ashtu si shprehen edhe nxitësit e Rendit të Ri Botëror, se ekziston një limit i caktuar njerëzish, të cilët mund të jetojnë në këtë planet. Ju nuk mund ta kundërshtoni këtë, pasi, nëse ka një qenie njerëzore për çdo metër katror në Tokë, atëherë duket qartë se kjo është shumë më tepër. Kështu, për këtë ka disa kufij. Dhe përsëri na duhet të bëjmë disa pyetje. Sa më tepër ka tek fjalët “shumë më tepër”? A do të mundet kapaciteti mbajtës i pashqetësuar i Tokës të jetë shumë më i madh nga sot, nëse elita industriale dhe ajo e bankingut nuk do ta shkatërronin fuqinë e rritjes ushqimore të Botës së Tretë dhe nëse nuk do të mbaheshin nën trysni njohuritë shkencore dhe teknologjike për të qenë të vlefshme për çdo njeri? A ka shembuj të ardhshëm të projektuara për tu ekzagjeruar në mënyrë të qëllimshme, për të justifikuar një politikë të eugjenikës botërore? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, mendoj unë, janë: më shumë se sa ne kemi tani; po dhe po. Nëse lexoni botimet e gjetura të Klubit të Romës dhe të tjera si Global 2000, dhe shihni njerëzit mbrapa saj e historitë e tyre në mbështetje të eugjenikës, nuk është shumë e vështirë të vlerësoni se këto raporte realisht janë justifikime për zgjedhjen e atyre zonave të popullsisë botërore, të konsideruara si të një lloji inferior, që do të thotë njerëz jo të bardhë, madje edhe të atyre të konsideruara inferiore midis të bardhëve. Në gjuhën politike kjo tingëllon kështu: “… pika më thelbësore, që nënvizon gjithë nevojat e politikës së jashtme amerikane është mbipopullimi”. Këto fjalë dolën nga Robert Meknemara (KMJ, KT, Bil), një prej njerëzve i cili qëndron mbrapa raportit Global 2000.
Në qendër të gjithë kësaj qëndron përsëri emri i Rokfelerit. Në vitin 1952, pas dekadash financimesh dhe mbështetjesh të eugjenikës, Xhon D. Rokfeler III krijoi Këshillin e tij të Popullatës, që ende ekziston edhe sot e kësaj dite. Ky front i Elitës bën thirrje për rritje zero të popullsisë në Shtetet e Bashkuara dhe në fjalët e tij në raportin e përvitshëm të vitit 1979 thuhet: “shtrirja e qeverisë – programet e planifikuara të familjeve të mbështetura në sektorin në zhvillim [i jo të bardhëve]” dhe “përhapja e lëvizjes së popullsisë zero dhe malthusianizmit të Klubit të Romës në vendet e zhvilluara”. Malthusianizmi e mori emrin nga Thomas Robert Malthus, tipi të cilin e kam përmendur në kapitullin e fundit. Ai ishte një agjent i paguar i Kompanisë Britanike të Indive Lindore, e cila imponoi opium mbi kinezët. Teoritë e tij mbi popullsinë u krijuan për të justifikuar nevojën për të ulur rezervën gjenetike të më të vobektëve, të cilën ai e pa si pak më lart nga ai i kafshëve. Zyrtarë të Këshillit të Popullsisë përfaqësoheshin fuqimisht mes “këshilltarëve të jashtëm”, të thirrur aty nga autorët e Global 2000 dhe e Ardhmja Botërore.
Kreu i forcës detyruese të Global 2000, i caktuar nga Sajrus Vens, ishte Gerald O. Barney, mbikëqyrësi i një tjetër studimi të kontrollit të popullsi/mjedisit të Rokfelerit – Axhenda e Pambaruar. Agjensi të tjera që mbështetën përgatitjen e raportit, përfshinin edhe The World Wildlife Fund, kryesuar nga princi Filip (Bil) dhe i përkrahur nga princi Çarls (Bil), princi Bernhard (Bil) dhe familja Hapsburg; Instituti për Urdhrin Botëror, krijuar nga C. Douglas Dillon, nën drejtimin e Bertnard Rasell (Kom 300); dhe Draper Fund – Population Crisis Committee, themeluar nga promovuesi eugjenik, Uilliam Draper; dhe Instituti Aspen i kontrolluar nga Elita. Në vitin 1965, u krijua një organizatë e frymëzuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë duke u quajtur grupi i Axhenda 2000. Kjo hartonte një raport me bashkautor Zbiginiev Brzezinskin (KT, KMJ, Bil) që bënte thirrje për përfundimin e rritjes së popullsisë në Botën e Tretë. Në të njëjtin vit, Xhorxh Ball (KT, KMJ, Bil) në atë kohë Zëvendësministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike në administratën e Xhonsonit, caktoi një task force për të hetuar mbi “problemin” e rritjes së popullsisë. I caktuar për këtë task force, e cila më vonë do të bëhej Zyra e Çështjeve mbi Popullsinë, ishin… Sajrus Vens (KT, KMJ, Bil, Kom 300), i cili nxiti Raportin Global 2000 për presidentin si dhe Richard Gardner (KT, KMJ, Kom 300), që më vonë do të bëhej ambasador për Italinë në kohën e Xhimi Karterit dhe këshilltar i Shteteve të Bashkuara nën presidentin Bill Klinton. Shih se si këta njerëz, të cilët kërkuan një Rend të Ri Botëror për kontrollin botëror të centralizuar ekonomik dhe politik, janë gjithashtu edhe ata, të cilët dëshirojnë kontrollin e popullsisë – eugjeniksi. Ky është të menduarit mbrapa Klubit të Romës dhe Raportit Global 2000, që janë përmendur kaq shumë nga lëvizja ambientaliste!

Luftërat u përdorën në mënyrë të zhurmshme dhe pa mëshirë për të detyruar kontrollin e popullsisë në vendet e jo të bardhëve. Dy nga komandantët kryesorë të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Vietnam ishin Meksuell Tejlër (Maxwell Taylor) dhe Uilliam Uestmorelend (William Westmoreland), që të dy anëtarë të Fondit Draper – Komiteti i Krizës së Popullsisë të angazhuar në kontrollin e popullsisë. Gjenocidi nga Pol Pot në Kamboxhia ishte një nga shembujt më të dukshëm në zgjedhjen e popullsisë jo të bardhë. Miliona vdiqën, gati rreth 23 për qind e popullsisë kamboxhiane u vra. Për këtë ishin disa njerëz përgjegjës, duke përfshirë edhe Henri Kisingerin, fituesi i çmimit Nobel për Paqen. Kisingeri, një mbështetës legjendar i regjimit komunist kinez, ka qenë zëri kyç në marrëdhëniet amerikano-kineze, që në kohën e Riçard Niksonit. Tentativat e tij për të minuar rendin e krijuar dolën në pah në vitin 1969, kur ai dhe presidenti i tij autorizuan bombardimin ilegal në Kamboxhia. Ata përdorën justifikimin se ishin duke sulmuar trupat vietnameze veriore të stacionuara aty gjatë Luftës së Vietnamit.
Ky gjenocid ishte subjekt i një pike të akuzës kundër Niksonit, vendosur në Dhomën e Komitetit të Drejtësisë në vitin 1974, në gjurmë të Ëatergate-it, por që ishte rrëzuar. Kisingeri gjithmonë deklaronte se Khmer Rouge (Kmerët e Kuq) ishte agjencia e vietnamezëve veriorë, kur, në fakt, mbrapa tyre ishte Kina e Kuqe e Kisingerit. Duke përdorur justifikimin e sulmimit të Khmer Rouge për të ndaluar agresionin e tyre në kryeqytetin e Kamboxhias, Pnom Pen (Phnom Penh), forca të SHBA-së u hodhën në një fushatë terrori që e bombardoi atë vend. Rreth 80 000 bombardime u mësynë me B-52 dhe F-111, të konfirmuara zyrtarisht dhe hodhën 539 129 tonë me eksploziv. Numri i vdekjeve në Kamboxhia u llogarit midis 30 000-500 000 shpirtra. Por masakra më e madhe ende nuk kishte ardhur, sepse shkatërrimi i shkaktuar nga politika Kisinger-Nixon e bëri të pashmangshëm pushtimin prej Pol Potit dhe Khemer Rouge. “Ambasadori” i SHBA-së për Kinën e Kuqe në atë kohë, njeriu, i cili ishte komunikuesi midis regjimit komunist dhe bosit të tij, Henri Kisingerit, ishte Xhorxh Bush. Kamboxhia ishte, më së paku në pjesë së saj, duke përzgjedhur popullsinë, sipas mendimit tim.

David Icke agenda 21 part 2 population control

Kisingeri u soll nga Averrell Harrimen-i si “një diplomat shëtitës” i Elitës. Kisingeri gjithmonë do të ishte duke fluturuar rreth e rrotull, duke manipuluar administratën amerikane dhe qeveritë e huaja. Në vitin 1969, ai ishte kryetar i të dyjave, Departamentit të Shtetit dhe Këshillit Kombëtar të Sigurimit në administratën Nikson. Niksoni mund të ketë qenë zyrtarisht president, por Kisingeri vazhdoi qeverisjen. Në propozimin e tij, Niksoni emëroi Laurenc Rokfelerin (KT, KMJ, Bil), për të drejtuar një komision special për rritjen e popullsisë. Ky rekomandoi në vitin 1972 se kontrolli mbi popullsinë u paraqit në Amerikë (midis rezervës së më të “vobekëve”). Pas diskutimeve me Klubin e Romës, tek i cili ai është një anëtar i spikatur, Kisingeri më vonë krijoi edhe dy organizata të tjera për kontrollin e popullsisë, përbrenda departamenteve të qeverisjes, të cilat ai i kontrolloi me grusht të hekurt. Nga vitet 1968 deri më 1977, programi USAID-it për shpenzime për projektet mbi shëndetin hodhi rreth 40 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet e drejtuara për kontrollin e popullsisë u ngjitën deri në 100 milionë dollarë. Në vitin 1974, Kisingeri dhe i diplomuari Rhodes, Brent Skoukroft (KT, KMJ, Bil) mbikëqyrën hartimin e Memorandumit 200 nga Studimi i Sigurisë Kombëtare, të quajtur Ndikimet e Rritjes së Popullsisë Mbarëbotërore për Sigurimin e SHBA-së dhe të Interesave të Jashtme. Ky memorandum tani është i deklasifikuar dhe zbulon disa nga motivimet e vërteta mbrapa entuziazmit amerikan për zvogëlimin e popullsisë në botën në zhvillim.
Vazhdimësia e rritjes së popullsisë në këto rajone, thuhet në dokument, do të rriste fuqinë e tyre ekonomike, politike dhe ushtarake në një numër shtetesh të këtyre rajoneve dhe do të çojë në një rritje të kërkesave për një kontroll sovran të burimeve dhe të lëvizjeve antiimperialiste. Kjo është një rrugë e lodhshme, meqenëse këto vende do të dëshironin që ekonomia e tyre të ecte drejt arritjes së përfitimeve të tyre dhe jo të Amerikës. Planet, thuhet aty, si pasojë, duhet të jenë hartuar për të ndaluar kundërshtimet mbi kontrollin e popullsisë. Shtetet të cilat memorandumi i Kisinger-Scoucroft theksonte se lipsej të fitonin një vëmendje të veçantë ishin India, Bangladeshi, Pakistani, Nigeria, Meksika, Indonezia, Brazili, Filipinet, Tailanda, Egjipti, Turqia, Etiopia dhe Kolumbia. Shihni pak se çfarë ka ndodhur në këto vende që nga viti 1974. Në memorandum, Kisingeri shprehet se e vërteta mbrapa motivacionit për kontrollin e popullsisë duhet të mbahet sekret nga drejtuesit e këtyre shteteve: “Është jetësore që përpjekja për të zhvilluar dhe përforcuar angazhimin në pjesën e vendeve më pak të zhvilluara të mos shihet nga ata si një politikë e vendeve të industrializuara, për të ulur forcën e tyre apo për ti përdorur si rezervë për burime në shërbim të vendeve “të pasura”. Zhvillimi i një lloj perceptimi të tillë krijon një lëkundje armiqësore serioze në rrjedhën e stabilitetit të popullsisë”.

Population Control: The Eugenics Connection

Eugenics, Population Control, and the NWO

Në fillim të viteve 70, Kisingeri i kërkoi Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Popullsisë që të hartonte një studim me synim Amerikën Qendrore/Jugore dhe Afrikën. Kjo do të çonte, në një shkallë të konsiderueshme, drejt inxhinierimit të “luftrave civile” në shtetet e Amerikës Qendrore dhe të Afrikës, të cilat tashmë kanë shkaktuar kaq shumë uri, vdekje dhe vuajtje sa nuk mund të imagjinohen. Kishte një mënyrë për të zvogëluar popullsinë e botës të vendosur nën shënjestër, për të cilën punonin projektuesit e sëmundjeve. Politika e SHBA-Kisingerit (Elita) u artikulua nga Tomas Fergusoni oficeri i situatës latino-amerikane për Zyrën e Çështjeve të Popullsisë. Ai thotë:
“Ka një motiv të vetëm në të gjithë punën tonë – ne duhet të ulim nivelet e popullsisë. Për më tepër, ato [qeveritë] e bëjnë këtë me mënyrën tonë, nëpërmjet metodave të pastrimit ose ato do të kenë bela një lloj rrëmuje që ekziston tashmë në El Salvador, në Iran, ose në Bejrut [të gjitha të projektuara nga Kisingeri]. Çështja e popullsisë është një problem politik. Nëse popullsia do të jetë ndonjëherë jashtë kontrollit, ajo do të kërkojë qeveri autoritare, madje edhe fashizëm, për ta zvogëluar. [Ose më mirë, ju nevojitet një “problem” për ta justifikuar fashizmin.]”
“… Profesionistët nuk janë të interesuar në uljen e popullsisë për arsye humanitare… Ne shohim drejt burimeve dhe përgjegjësive ambientaliste. Ne shohim drejt strategjive që na nevojiten dhe themi se këto shtete duhet ta ulin popullsinë e tyre – ose ndryshe të gjithë do të kemi probleme. Kështu që hapat janë ndërmarrë. El Salvadori është një shembull, ku dështimi ynë për të ulur popullsinë me anë të mjeteve të thjeshta ka krijuar bazat për sigurimin e krizës kombëtare. Qeveria e El Salvadorit dështoi në përdorimin e programeve tona për të zvogëluar popullsinë e vet. Tani ata nisën një luftë civile për shkak të kësaj… Kështu, aty do të ketë çrregullime dhe mungesa ushqimi. Ata ende kanë shumë tepër popullatë”.
Disa perla të tjera të vogla të zotit Ferguson përfshijnë:
“Për të zvogëluar popullsinë shpejt ju duhet të tërhiqni të gjithë meshkujt në luftim dhe të vrisni një numër të konsiderueshëm të riprodhuesve, fëmijë të një moshe prodhimtare, femra… [Duke folur për luftën civile në El Salvador, ai shprehet] Ju po vrisni një numër të vogël meshkujsh dhe jo aq femra riprodhuese sa për të kryer punën mbi popullsinë… Nëse lufta do të vazhdonte për 30 deri në 40 vite si këto, atëherë ju mund të përmbushni diçka. Fatkeqësisht, ne nuk kemi shumë raste si këto për t’i studiuar”.
E di që është e tmerrshme kur mëson se dikush mund ta shohë jetën në këto rrethana, por zoti Ferguson po nënvizon shumë mirë pikpamjen e Elitës, Departamentin e Shtetit të ShBA-ve si dhe Klubin e Romës. Kur ambientalistë të mirënjohur qëndrojnë në fillim të turmës së njerëzve jo të bardhë në Botën e Tretë, duke iu thënë kamerave televizive se ne duhet të kemi kontrollin e popullsisë, ata ndihmojnë në fakt axhendën e Elitës. Dikush mund ta dijë këtë, më pak të tjerë nuk mund ta dinë, por efekti është i njëjtë. Unë jam në favor të gjithë atyre njerëzve, të cilët zgjedhin vetë të mos krijojnë fëmijë, nëse kjo është dëshira e tyre. Megjithatë, vendos, nuk është një fjalë që mund ta shqiptojnë manipulatorët. Përsëri, vështroni tek koordinimi i shpalljes për ndonjë nga iniciativat e kontrollit të popullsisë prej Kisingerit dhe të tjerëve; nga fundi i viteve 60 dhe fillimi i viteve 70, tamam kur po lindëte Klubi i Romës. Rastësisht, me fillimet e Klubit në vitin 1968, doli edhe libri i profesor Paul R. Ehrlich, Bomba e popullsisë, që ka shitur më shumë se 20 milionë kopje. Në të ai shkruan:
“Pozita jonë kërkon që të ndërmarrim një veprim të menjëhershëm në shtëpi dhe të promovojmë veprime efektive në mbarë botën. Ne duhet të kemi kontrollin e popullsisë në shtëpitë tona, gjithë shpresë prej një sistemi nxitjesh dhe dënimesh, por nëse metodat vullnetare dështojnë – me anë të shtrëngimit … Ne nuk jemi në gjendje për të trajtuar thjesht simptomat e kancerit të rritjes së popullsisë; kanceri në vetvete duhet të hiqet”.
Erliç (Ehrlich) ishte një biolog në Universitetin Stanford të kontrolluar nga Elita dhe gruaja e tij, Ane, ishte anëtare e Klubit të Romës. Ai tha se kontrolli i lindjes së detyrueshme mund të imponohet nga qeveritë nëpërmjet shtimit të “sterilizimit të përkohshëm prej furnizimit me ujë ose me ushqim bazë”. Shkurtimisht, kur të vimë tek “Raporti nga Mali i Hekurt”, do të shihni edhe lidhjet më të gjera të këtij formulimi. Vendimet “e ashpra dhe realiste”, për të cilat Erliç shprehet se do të na nevojiten, janë evidente në banesën kaq të dashur të Kisingerit, në Kinë. Në këtë vend do të zbatohej politika e një fëmijë për familje dhe do të paguhej në mënyrë direkte ose indirekte nga Kombet e Bashkuara. Vëzhguesit kinezë dhe perëndimorë janë shprehur se kishin parë me mijëra gra, të cilat “u mblodhën dhe u detyruan të bënin abort”; gra të “mbyllura nëpër qendra arrestimi të cilat u tërhoqën zvarrë përpara grumbujve të turmave dhe iu fol për të miratuar abortin”; “vigjilentë që rrëmbenin gra shtatzëna nëpër rrugë, i tërhiqnin ato nga pas, ndonjëherë edhe me pranga në duar duke i çuar drejt klinikave të abortimit”. Ekzistojnë edhe histori të tjera edhe më të këqija se këto.
Rrjeti i organizatave të Kombeve të Bashkuara pluskon me politikat e ndërlidhura me kontrollin e popullsisë dhe eugjenikës. Mbrapa të gjitha atyre qëndron qeveria sekrete e Elitës. Kur sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, U. Thant, krijoi Fondin e Kombeve të Bashkuara për Aktivitetet e Popullsisë, ai u administrua nga Paul Hoffman (CFR, Bil), një shef nga SHBA-ja i ndihmës së jashtme, kujdestar i Institutit të Marrëdhënieve Paqësore dhe administrator i fondeve të Fondacionit Ford. Ai ishte gjithashtu edhe anëtar i klikës financiare të Ëall Street – Londër. Profesor Jacqueline Kasun, armik i deklaruar i politikave mbi popullsinë i Kombeve të Bashkuara, në librin e tij Lufta kundër popullsisë, tregon rrjetin e agjencive të lidhura me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë:
“Me përfitimin e fondeve të saj nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera, ajo siguronte mbështetje për një numër “organizatash joqeveritare”, duke përfshirë edhe Këshillin e Popullatës [së Rokfelerit], Këshillin e Veprimit Popullor, Ëorldëatch, Komitetin e Krizave të Popullsisë dhe fondin Draper, si dhe Qendrën për Aktivitetet e Popullsisë. Këto organizata në kthim krijojnë grante ndaj njëra-tjetrës si dhe ndaj organizatave të tjera”.
Banka Botërore e Elitës, e cila supozohej të jepte grante për të ndihmuar zhvillimin e vendeve të varfra, ka, gjithashtu, në krye të axhendës së saj – kontrollin e popullsisë. Në vitin 1992, presidenti i Bankës Botërore, Leëis Preston (CFR), tha në Samitin e Tokës në Rio, se ai do të rriste mbështetjen bankare kryesisht për kontrollin e popullsisë – më vonë duke u angazhuar me dyfishimin e parave të vendosura në dispozicion të këtij qëllimi. Nisma Ndërkombëtare e Shpëtimit të Nënave të bankës është një projekt i bashkuar me Federatën Ndërkombëtare të Planifikimit të Prindërve, Kujdesi Ndërkombëtar i Familjes, Këshilli i Popullsisë (i themeluar nga programet e ndihmës së qeverisë së SHBA-së), dhe agjenci të tjera. Këtu përfshihen disa nga Kombet e Bashkuara, si ajo e Fondit për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO). Këto “nisma” përfshijnë kontrollin e lindjeve të detyruara me ndëshkim kundrejt masave ekonomike. Ashtu siç shprehet edhe presidenti Preston, axhenda e Shpëtimit të Nënave do të ishte “e bashkuar në dialogun e politikës bankare me shtetet në zhvillim”. Shkurtoni popullsinë tuaj ose ndryshe nuk do të merrni asnjë qindarkë. Kjo, Z.Preston, është një rrugë e thjeshtë për të vendosur. Robert Meknamara (TC, CFR, Bil), kreu i Bankës Botërore në vitet 1970, është një pjesëmarrës energjik në fushatën për kontrollin e popullsisë. “Kërcënimi i pamenaxhueshëm i presioneve të popullsisë është pothuajse i njëjtë me kërcënimin e luftës bërthamore”, tha ai në Boston Globe, në vitin 1982. Kështu mendon organizata, e cila kontrollon fondin e “zhvillimit” në Botën e Tretë.
Kështu që Klubi i Romës dhe lidhjet e tij të bashkëpunimit përbrenda Kombeve të Bashkuara, me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe qeveritë e kombeve, patën rolin e tyre në rrjet, për të promovuar përdorimin e mjedisit e për të kërkuar kontrollin e centralizuar dhe eugjenik. Klubi i Romës u shpall publikisht në vitin 1968, vetëm pak vite më pas nga koha kur një grup “ekspertësh” të ftuar u takuan në Shtetet e Bashkuara për të përgatitur një raport, në të cilin ishin sugjeruar disa lloj politikash, të cilat unë sapo i shpjegova.
RAPORTI NGA MALI I HEKURT
Ky ishte raporti sekret i Grupit të Studimeve Speciale të katërmbëdhjetë njerëzve të mbledhur së bashku gjatë viteve të Kenedit. Propozimi për të ngritur grupin e studimit erdhi rreth vitit 1961 dhe ai u ngrit në gusht të vitit 1963. Midis këtyre grumbullimeve sipas disa studiuesve pretendohet të ketë qenë edhe John Kenneth Galbraith (CFR), një ekonomist kejnesian. Takimet e para dhe të fundit u zhvilluan në Malin e Hekurt, afër qytetit Hudson, Nju Jork. Ai është një vend ku u ruajtën dokumente të rëndësishme dhe bazat për zyrat e përbashkëta të urgjencës për korporata si Standard Oil e Nju Xhersit (Rokfelerët, Exxon), Manufacturers Hanover Trust (Rothsçajlld) dhe Shell. Përmbajtja e raportit u zbulua nga një anëtar i grupit, i cili besonte se publiku duhet ta dinte se çfarë përmbante ajo. Anëtarët e grupi e patën emrin e koduar “Xhon Doe” (John Doe) dhe miku i tij, Leonard C. Lewin, hartoi një dokument, i cili përmblidhte raportin e Malit të Hekurt. Unë kam një kopje të tij. Në të thuhet se ideja për këtë studim erdhi nga anëtarët e Administratës së Kenedit si Robert Mecnemara (TC, CFR, Bil), Mecxhorxh Bandi (TC, CFR, Bil) dhe Din Rask (TC, CFR, Bil). Përmbledhja studionte implikimet në një botë pa luftë, ndërsa ende mbetej kontrolli i popullsisë i zotëruar prej luftës dhe frikës së luftës. Në një pjesë të raportit thuhet:
“Problemi nuk shtrohet[që] një nevojë universale për të krijuar të jetë e kufizuar vetëm për produktet me mbjellje artificiale, çka do të ofronte një kontroll të përshtatshëm plotësisht të mjaftueshëm edhe për nivelet e popullsisë. Sigurisht, një sistem riprodhues i tillë ka përparësinë e shtuar të të qenit i prekshëm, i drejtuar nga administrimi eugjenik. E ardhmja e saj e parashikueshme për nëj zhvillim më të madh – konceptimi dhe rritja embrionike, që ndodh plotësisht në kushtet laboratorike – do ti zgjerojë këto kontrolle drejt përfundimit të tyre logjik. Pritja ekologjike e luftës nën këto rrethana jo vetëm nuk do të kishte vend, por ajo tejkalonte efektshmërinë e saj”.
“Hapi i menjëhershëm tregues – kontrolli i plotë i konceptit me një variant të “pilulës” së kudogjendur, nëpërmjet furnizimit me ujë ose artikuj ushqimorë të caktuar të rëndësishëm, të nisura nga një “kundërhelm” i kontrolluar – është tashmë në zhvillim”.
Kujtohuni që kjo ka ndodhur në vitet ‘60. Kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet që nga ajo kohë dhe kjo masë e “hapit të menjëhershëm tregues” është “tashmë në zhvillim”. Atëherë, ç’dreqin po ndodh sot me furnizimin e ujit tonë dhe me ushqimet thelbësore, të dyja të kontrolluara gjerësisht nga kompanitë e Elitës? Gjithashtu, shihni përsëri se çfarë shkruan profesor Pol Erliç në librin e tij të sipërcituar Bomba e popullsisë, botuar dy vjet pas zbulimit të raportit sekret që ishte përfunduar në vitin 1966. Ai tha se qeveritë do të forcojnë kontrollin e lindjeve me anë të shtimit të “sterilizuesve të përkohshëm tek furnizimet e ujit dhe të ushqimit bazë…”. Përsëri një tjetër rastësi e habitshme. Raporti nga Mali i Hekurt nxori funksionet e luftës, të cilat duhej ti zëvendësonin politikat e reja në:
1. Ekonomi. Lufta ka siguruar si shoqëritë e hershme ashtu edhe ato moderne me një sistem të besueshëm për stabilizimin dhe kontrollin e ekonomive kombëtare. Asnjë metodë alternative e kontrollit ende nuk ka qenë provuar në një ekonomi komplekse moderne, e cila ta ketë treguar veten të krahasueshme në shtrirje ose efektshmëri.
2. Politikë. Mundësia e përkohshme e luftës është themelimi i një qeverie të qëndrueshme; ajo siguron bazat për pranimin e përgjithshëm të autoritetit politik. Ajo u ka dhënë mundësi shoqërive të riparojnë dallimet e pashmangshme klasore dhe kjo siguronte nënshtrimin e qytetarit ndaj shtetit, prej virtytit të fuqive të mbetura në luftë, të pandara nga koncepti i ekzistencës kombëtare. Asnjë grup modern politik qeverisës nuk ka kontrolluar suksesshëm zonën e tij elektorale pas dështimit për të mbështetur vazhdimin e besimit prej një kërcënimi të jashtëm me luftë.
3. Sociologji. Lufta, përmes institucioneve gjysmë ushtarake, u ka shërbyer shoqërive në mënyrë të vetme, nëpërmjet rrjedhës së historisë së njohur, si një kontrollues i i domosdoshëm i disidencës sociale të rrezikshme [të mendimit të lirë] dhe tendencave antisociale shkatërruese.
4. Ekologji. Lufta ka qenë mënyra kryesore evolucionare për të mbajtur një ekuilibër ekologjik të kënaqshëm midis popullsisë njerëzore të madhe dhe furnizimeve të disponueshme të saj për të mbijetuar. Kjo është e vetmja mënyrë për speciet njerëzore.

HAPE: http://www.jacobsm.com/projfree/report_on_iron_mountain.html

Jam i sigurt se kjo gjë është shumë e këndshme. Atëherë, çfarë bënë këta “ekspertë”, të cilët sugjerojnë si alternativë luftëra botërore të mëtejshme? Bashkuan njerëzit mbrapa kontrolluesve nën kërcënimin e luftës ose të disa formave të tjera të shkatërrimit, duke i mbajtur ata në një gjendje të përkohshme frike, si pasojë, të varur tek “shpëtimtarët” e tyre të perceptuar. Nën dritën e kësaj nevoje për të kontrolluar pa luftë botërore, Raporti nga Mali i Hekurt propozoi atë që vjen më poshtë e cila vlen për t’u marrë në konsideratë:
“Një forcë politike e gjithëpranishme dhe virtualisht e plotfuqishme [një armatë botërore, tani e quajtur Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe NATO]; kërcënimi i vendosur dhe i mirënjohur jashtëtokësor [tani qenie të projektuara me anë të temave të alienëve të tmerrshëm dhe të një evazioni të mundshëm të Tokës?]; ndotja ambientaliste masive botërore; një formë moderne e sofistikuar e skllavërisë; besime të reja ose mitologji të tjera; një program i kuptueshëm i eugjenikës së aplikuar”.
Të gjitha këto dukuri janë shfaqur që në kohën kur u përfundua raporti. Këtu mund të shihni propozimin për kërcënimin ambientalit- skenari eugjenik, që do ta ndiqte nga pas shumë shpejt. Raporti bënte thirrje për themelimin e një Agjencie Kërkimesh Luftë-Paqe sekrete, duke përdorur “fonde të pallogaritshme” e cila do të studionte të dyja mundësitë: të luftës dhe të paqes. Mes hulumtimit të nevojshëm, thuhet në raport, ishte “… përcaktimi i niveleve minimale dhe optimumit të shkatërrimit të jetës, pasurisë dhe burimeve natyrore të domosdoshme ndaj besueshmërisë së kërcënimit thelbësor të jashtëm për funksionet politike dhe nxitëse” dhe “frekuenca e ngjarjes, gjatësia e fazës, intensiteti i shkatërrimit fizik, shtrirja e përfshirjes gjeografike dhe mjeti optimal i të humburit të jetës”. Kjo është gjendja e çekuilibruar thellë e mendjes, tek ata që promovonin dhe manipulonin Rendin e Ri Botëror dhe konfliktet janë krijuar për t’u përshtatur me këtë plan – lufta në ish-Jugosllavi, është një tjetër shembull.
Në këtë kapitull, unë kam shpjeguar rrjetin e Tryezës së Rrumbullakët, Institutin Mbretëror të Çështjeve të Jashtme, Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Grupit Bilderberg, Komisionit Trepalësh, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Klubit të Romës, të cilët, të gjithë së bashku, formuan një qeveri sekrete të botës që vepronte jashtë dhe, mbi të gjitha, të miratuar në mënyrë qesharake si “proces demokratik”. Më tej, kam treguar se anëtarët e këtyre grupeve ndoqën një traditë të gjatë të formave të punës manipuluese nga e njëjta axhendë e qeverisë botërore, bankës qendrore, monedhës, ushtrisë dhe të një projektimi gjenetik, popullsisë së mikroçipizuar. Por organizata mbrapa këtij grushti shteti të Rendit të Ri Botëror është më e përhapur dhe më komplekse se sa ky rrjet i organizatave në anën e përparme. Ato janë një pjesë vitale, por ama vetëm një pjesë e piramidës së mashtrimit.
Pikërisht mbi këtë piramidë duhet të bien dritat e skenës.
__________________
Burimet:
1. Noam Chomsky, Atë që xhaxha Semi kërkon në të vërtetë, Odonian Press, bot. V, Berkelet, Kalifornia, 1993, f. 12.
2. Po aty.
3. Po aty, f. 24.
4. Hans Heymann, Plani për paqen e përkohshme, Harper & Brothers: Nju Jork, 1941, f. 74.
5. “Koha për të gjithë evropianët për të arritur në një përkrahje të projektit tonë”, evropianët, 7-13 korrik 1995, f. 6.
6. Raporti i përvitshëm IMÇN, 1992-‘93.
7. Po aty.
8/9 Barings dhe S.G. Ëarburg u shfaqën disa herë në kërkimet e mia në manipulimin botëror dhe unë nuk besoj se rrëzimi i njërit e mbarimi i një tjetri në vitin 1995 ishte aksident. Ideja se një tregtari në Lindjen e Largët, Nick Leeson, mund t’i jepej fuqia e mjaftueshme për të shkatërruar Barings-in është qesharake. Unë besoj se Banka e Anglisë ishte e përfshirë në kolaps. Dhe Banka e Anglisë është një vegël e Elitës Botërore.
10. Të gjitha informacionet që kanë ardhur nga Raporti i Përvitshëm i IMÇN-së, 1993-‘94.
11. Hijet e fuqisë: Këshilli për çështjet me jashtë dhe rrëzimi i Amerikës, f. 71.
12. Përmendur në Rregullin botëror, sundimtarët tanë sekrete, f.2.
13. Ëalter Isaacson dhe Evan Thomas, Burri i mençur: Gjashtë miqtë dhe bota që ata
krijuan , Acheson, Bohlen, Harriman, Kennan, Lovett, McCloy , Simon & Schuster: Nju Jork, 1986, f. 122, 306.
14. Përmendur nga Anthony Lukas në “Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë: A është ai një klub? Seminar? Presidencë? Qeveri e padukshme?”. Gazeta e Neë York Times, 21 nëntor 1971, f. 125-126.
15. Grupimi i Elitës mban fuqinë në ShBA”, Indianapolis Neës, 23 dhjetor 1961, f. 6.
16. Unë mund t’ju rekomandoj një libër të shkëlqyer nga Uilliam F. Jasper, rreth Kombeve të Bashkuara: Tirania botërore… Hap pas hapi. Shtetet e Bashkuara dhe nevoja e Rregullit të Ri Botëror, Appelton, Ëisconsin: Ishujt Perëndimorë, 1992.
17. “Cila botë do të ishte ajo?” Opinioni amerikan, Seritë e rishtypura, The John Birch Society, Appleton, Ëisconsin, 1970.
18. Përmendur në Rregullin botëror, sundimtarët tanë sekretë, f. 248.
19. Gary Allen, Dosja e Rokfelerëve, ´76 Press, Seal Beach, Kaliforni, 1976. f. 156
20. Tradhtia në Mastrikt, f. 15.
21. Tirania botërore… Hap pas hapi, Shtetet e Bashkuara dhe nevoja e Rregullit të Ri Botëror, f. 241.
22. Ëalter Isaacson dhe Evan Thomas, Burri i mençur, f. 289.
23. Merry dhe Serge Bromberger, Jean Monnet dhe Shtetet e Bashkuara të Evropës, f. 123.
24. Ernest H. van der Beugel, Nga ndihma Marshall ndaj Ortakërisë Atlantike, Elsevier Publishing: Amsterdam, Nju Jork, 1966, f. 245.
25. Përmendur nga Xheims J. Drummeny në Burrat e vendosur, një profil i Xhorxh Bushit: Appleton, Ëisconsin, Ishujt Perëndimorë, 1991, f. 92.
26. Tradhtia në Mastrikt, f. 52.
27. Për më shumë rreth kësaj shih Tradhtia në Mastrikt, f. 118-125.
28. Riçard N. Gardner “Rruga e vështirë për në Rregullin Botëror”, Foreign Affairs (gazeta e KMJ-së), prill 1974, f. 558-559.
29. Kur unë përdor termin (Bil) ky i referohet njerëzve që dihet se kanë marrë pjesë në takimet e grupit Bilderberg. Disa mund ta njohin axhendën e vërtetë, por disa të tjerë mund të kenë qenë ftuar në injorancë të plotë, për t’i shitur linjës së Elitës se qeveria botërore është e mirë për ju. Aty ku njerëzit kanë marrë pjesë në një seri takimesh të Bilderbergut ose nëse ata janë kryetarë, ose në komitetin vëzhgues, ata do të dinë situatën reale.
30. Jozef Retinger, Kontinenti evropian?, Hodge: Londër, 1946.
31. Po aty.
32. Tradhtia në Mastrikt, f. 17.
33. Ëall Street dhe ngritja e Hitlerit, f. 39 dhe Trepalësia, Komisioni Trepalësh dhe plani i Elitës për menaxhimin botëror, bot. Holly Sklar, South End Press: Boston, ShBA, 1980, f. 182.
34. Trepalësia, f. 183.
35. Trepalësia, f. 166-167.
36. Ëashington Observer Neësletter, 1 korrik 1971.
37. Më vonë Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike. Fondacioni Ford dha 150 000 për tre vjet, Trepalësia, f. 187.
38. Rregulli botëror, sundimtarët tanë sekretë, f. 267.
39. The Sunday Times, 17 dhjetor 1995, f. 1, pjesa e tretë.
40. Xhon Smith mori pjesë në takimin e grupit Bilderberg në Gleneagles, Skoci, që udhëhiqej nga lordi Roll i Ibsenit. Gjithashtu, aty ishin edhe David Steel, më pas lider i Partisë Liberale Britanike; Denis Healey; Lordi Hoime; Garret Fitzgerald, kryeministri irlandez; Lordi Young, sekretar Shteti i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin; Malcolm Rifkind, sekretar i Shtetit për Skocinë dhe më vonë i Mbrojtjes dhe sekretar i Jashtëm; Helmut Schmidt, ish-kancelar i Gjermanisë (Helmut Kohl, kancelari aktual është gjithashtu një Bilderberg); Lord Boardman, kryetar i Bankës Ndërkombëtare Perëndimore; Henri J. Heinz II, kryetar i Heinz dhe Co; Paul R. Jolles, kryetar i Nestle S.A.; Xhon Sainsburg, kryetar i J. Sainsburg plc; Conrad Black; Andreë Knight dhe Paul A. Volcker, kryetari i Rezervave Federale të ShBA-së, gjithashtu edhe ekzekutiv i KMJ-së dhe Komisionit Trepalësh.
41. Ndriçimi, raporti special mbi grupin Bilderberg dhe qeverisë-hije, Ribot. shtator 1991.
42. Materialet publicistike, grupi atlantik-evropian, Rruga 6 Gertrude, Chelsea, Londër SË10 0JN.
43. Aty ku kam përdorur termin (KT) ose (KMJ) pas emri të ndonjë personi, tregohet dikush që është anëtar i këtyre organizatave, ka qenë anëtar ose do të bëhej më vonë një prej tyre. Ashtu si me grupin Bilderberg, jo domosdoshmërish do të thotë se këta njerëz të gjithë dinë se çfarë po ndodh. Disa prej tyre mundësisht janë përdorur pa dijeninë e tyre. Ata që dinë realisht planin-lojë, janë evidentë.
44. Zbignie Brzezinski, Midis dy periudhave: Roli i Amerikës në periudhën teknologjike, Viking Press: Nju Jork, 1970, f. 9.
45. Trepalësia, f. 78.
46. Përmendur në Trepalësia, f. 197.
47. Los Angeles Times, 23 janar 1977, f. 1.
48. Përmendur nga Xhon Coleman në Hierarkinë komplotuese: Historia e Komitetit të të 300-ve, American Ëest Publishers, Bozeman, MT, ShBA, 1992, f. 15.
49. Gary Allen, Dosja Rokfeler ´76 Press: Seal Beach, Kaliforni, 1976, f. 152.
50. Rishikimi i inteligjencës ekskluzive, raporti special, Global 2000, Bluprint for Genocide, f. 16.
51. Julian L. Simon dhe Herman Kahn (botues), Pasuria e Tokës: Një përgjigje e Global 2000 , Basil Blackëell Inc.: Nju Jork, 1984, f. 34-35.
52. Teknologjia e energjisë së lirë shfrytëzoi fushat e energjisë magnetike të Tokës, duke e kthyer atë në fuqi dhe ngrohtësi të përdorshme. Këtu ka një numër rastesh të këtij lloji, të gjitha të habitshme. Ajo mund të jetë virtualisht e lirë dhe nuk kërkon asnjë shtyllë elektrike ose rrjet elektrik kombëtar. Shih Rebelimi i robotëve.
53. Lëvizja Federative Botërore u formua në vitin 1947 nga dy shtylla të KMJ-së, Xheims P. Ëarburg dhe Norman Cousins. Slogani i saj ishte “një botë ose hiç asgjë”. Federata Botërore e Bashkuar grumbulloi tri grupe, Federalistët e Botës, Federalistët Studentë dhe Amerikanët e Bashkuar për Qeverisjen Botërore.
54. Xhim MacNeil, Pieter Ëinsemius dhe Taizo Yakushiji, Përtej ndërvarësisë: Kurthi i ekonomisë botërore dhe ekologjia e tokës, Oxford University Press: Nju Jork, 1991, f. 3.
55. Lester R. Broën, Gjendja e Botës 1991, Instituti Ëorldëatch, Raporti mbi progresin drejt një shoqërie mbështetëse (Ë.Ë. Norton, Nju Jork, 1991, f. 3.
56. Mikhail Gorbachev, drejtuar në vitin 1990, Konferenca e Forumit Botëror e liderëve shpirtërorë dhe politikë në Moskë, janar 1990.
57. “Gorbachev kthehet me të blertët”, Neë York Times, 1 gusht 1991.
58. Përmendur në Rishikimi i inteligjencës ekskluzive raporti special,Global 2000, Bluprint for Genocide,f. 3.
59. Po aty, f. 15.
60. Tani fondet e gjera botërore për natyrën.
61. Russell R. Ross, Cambodia: Një studim vendi, G.P.O.: Uashington, ShBA, 1990, f. 51
62. Kamboxhia: Një studim vendi, f. 46.
63. ShBA-ja nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Kinën në atë kohë dhe “ambasadori” Bush, në fakt, drejtonte Zyrën Liaison të ShBA-së. Aty nuk kishte ambasadë amerikane.
64. Rishikimi i inteligjencës ekskluzive, raporti special, f. 28-30.
65. Po aty.
66. Dr. Paul R. Ehrlich, Bomba e popullsisë, Bot. I, Ballantine Books: Neë York, 1968, Prolog.
67. Uilliam Cooper, Shih Kalin e zbehtë, Light Technology Publishing: Sedona, Arizona, 1991, f. 71.
68. Bomba e popullsisë, f. 88, 135.
69. Profesor Jacqueline Kasun, Lufta kundër popullsisë, Ignatius Press, San Francisko, 1988, f. 200-201.
70. Raporti nga Mali i Hekurt mbi mundësinë dhe dëshirën e paqes. Me materialet hyrëse nga Leonard C. Leëin, Pirate Press, Angli.
71. Sipas parathënies së librit të një dokumenti që kam, “Xhon Doe” ishte një profesor në një universitet të mirë në mesperëndimin e Amerikës. Fusha e tij ishte një nga shkencat sociale.

– FUND –

– Shkëputur nga libri i David Ickes “Prapaskenat e historisë botërore”- KREU 8, Qeveria sekrete – faqe 191 – 241 – / (Vëllimi I) Botues: HELGA’s SECRETS. /Përktheu Alfred Cako/.

=============
PJESA E PARË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3253
***
PJESA E DYTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3277
***
PJESA E TRETË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (III)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3565
***
PJESA E KATËRT:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (IV)
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3566
***
PJESA E PESTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN/KLUBI I ROMËS…/ (V)
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3567

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura