RRUGЁT SI MALL PA ZOT!

Rrugët si mall pa zot!

Hazbi M. Shehu – Inxh. Gjeolog Nafte,bashkëpunëtor i vjetër shkencor,

Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike

Isuf Tushe – Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

Shkatërrimi i rrugëve dhe gërryerja e shtratit të lumit shkumbin, për të marrë inertet

“I sugjerojm k/ministrit, ish-zv-k/ministres dhe ministres infrastrukturës që n’a jepte leksione për gjeologjinë e rrugëve dhe Shpiragun se, gërryerjet në shtratet e lumenjëve për ti marrë inertet, prishinë jetën e tyre të ndërtuar për miliona vite, ҫon në uljen e bazës erozionit natyror dhe sjellë pasoja të rënda.”

Klima me plazhet dhe bukuritë natyrore përgjatë gjithë vijës bregore nga Saranda, në Vlorë, në Divjakë, Durrës dhe më në veri drejt Shkodrës apo deri në majat e thepisura të Alpeve mbajnë në gjirin e tyre dashurinë, mikpritjen, shpirtin bujar, gazmor dhe “forcën tërheqëse” për turistë nga e gjithë bota. Kjo sipërfaqe me bukuri natyrore mahnitëse me vlerë prej miliarda Euro mbanë në nëntokën e saj edhe pasuri natyrore po me vlerë monetare prej miliarda Euro, prandaj duhet të bëhemi të ndërgjegjëshëm dhe ti vlerësojm ato. Nëse të ardhurat kryesore në sipërfaqet me bukuritë e natyrës i përkasin thjesht asaj, të ardhurat e fituara nga zbulimi i vendburimeve minerare, i përkasin gjeologjisë dhe kryesisht aftësisë profesionale, sakrificave të mëdha dhe të vazhdueshme të punës së gjeologëve tanë.

Nuk po zgjatemi në këtë fushë sepse s’është në profesionin ton, por nënvizojm se turizmi vërtetë është interesant, kërkon investime përgatitore shtetërore fillestare të larta dhe në ecuri për mirëmbajtjen e tij, investime private nga pronarë serioz me personel shërbimi të mirëkualifikuar dhe me etikë, garanci politike dhe publike të sigurtë, por do të sjellë edhe pasoja negative shëndetësore, etj. Këto janë investime apo shpenzime që paguhen me taksat e popullit dhe një prej tyre janë rrugët prej miliarda Euro, me cilësi të dobët, që po i shkatërron si mall pa zot korrupsioni. Turizmi edhe në kulmin e zhvillimit tij, s’ka të ardhura për shtetin më të mëdha se pasuritë natyrore minerare të zbuluara dhe në shfrytëzim. Ai hap vetëm ca vende pune sezonale, sjell fitime vetëm për të mbushur xhepat e oligarkëve të politikës. Shumica e tyre janë pjesë e kupolës politike-qeverisëse që investojn paratë e korrupsionit, ku toka dhe detyrimet fiskale i falen nga qeveria, kurse ekonomia dhe populli fiton “Bishtin e Sopatës”.

Propaganda se turizmi është një biznes me shumë fitim ishte një mashtrim i madh për të tërhequr vëmëndjen e popullit nga vjedhja dhe shkatërrimi i pasurive natyrore minerare. Këtë populli do e vuaj brez pas brezi, në shekuj. Me kalimin e viteve turizmi bie gradualisht, është variabël, d.m.th i pa qëndrueshëm, sepse çdo turist s’harxhon kohë dhe para për të vizituar një vend më shumë se një herë dhe në ecuri ai kërkon investime për mirëmbajtje.

Mirëpo, nga reshjet e dëndura në ditët e fundit, u shkatërrua pothuajse gjithë infrastruktura rrugore bashkë me urat dhe dy tunelet kryesor, në gjithë teritorin e vendit, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, ku qeveria investoi për disa vite miliarda Euro nga taksat e popullit. Kjo katastrofë s’lidhet me klimën, as me reshjet e dëndura, siҫ po e justifikon k/ministri Rama. Ato vetëm e shpejtuan atë në kohë, por me mungesën e studimeve kapitale gjeologo-inxhinjerike në trasenë e rrugëve, me cilësinë e dobët të punimeve të kryera nga kompanitë e ndërtimit, që janë oligarkë të qeverisë dhe kupolës politike, majtas-djathtas (PS-PD) dhe lidhet me një aferë të pastër korruptive prej miliarda Euro, e cila të hetohet nga SPAK-u dhe shkaktarët të ndëshkohen sipas ligjit.

Kjo katastrofë regjionale pritej të ndodhte, sepse ishin dhënë shënjat e saj në disa segmente rrugore lokale dhe qeveria jo vetëm që s’mori asnjë masë për t’a parandaluar atë por i jepte fonde shtesë oligarkëve për riparimin e tyre. Pasojat e rënda që bllokuan transportin rrugor, gjithë aktivitetin social-ekonomik-turistik në vend, dëmtuan pronat private dhe janë bërë të pasigurta, pra me rrezik lart në lëvizjen e qytetarëve. Vlerësimi shkaqeve që krijuan këtë situatë, me dëme kolosale, kërkon një ekspertizë teknike-ekonomike-juridike, me specialist të fushës, se rindërtimi i rrugëve të dëmtuara s’është punë e lehtë, as rutinë, as një fenomen lokal por regjional. Në fillim të kryhet studimi gjeologo-inxhinjerik i zonave dhe më gjërë që rindërtimi të mos jetë arnim por i sigurt që këto fenomene të mos përsëriten më.

Shkenca gjeologjisë inxhinjerike, lindi si pasojë e dështimeve të tilla në fushën e ndërtimit dhe u bë një nevojë e domosdoshme për ҫdo objekt që ndërtohet në koren e tokës, bile edhe për një ndërtesë të thjesht banimi. Urojm që një karastrofë e tillë të mos ndodhë në pallatet me shumë kate që po mbijnë në gjithë teritorin ton, se do marrë jetë njerzish. Një shprehje e vjetër Ruse thotë: Геология-это наука о Земле, на которой мы живем (Gjeologjia është shkenca mbi tokën në të cilën ne jetojm)! Pra, jeta dhe siguria e ҫdo objekti që ndërtohet mbi/nën sipërfaqen e tokës lidhet me qëndrueshmërinë e vendit ku ai vendoset, i cili do studiuar para zbatimit projektit, se investimi për ndërtimin e tij është shumë herë më i lartë se kosto e studimit. I sugjerojm k/ministrit, ish-zv-k/ministres dhe ministres infrastrukturës që n’a jepte leksione për gjeologjinë e rrugëve dhe Shpiragun se, gërryerjet në shtratet e lumenjëve për ti marrë inertet, prishinë jetën e tyre të ndërtuar për miliona vite, ҫon në uljen e bazës erozionit natyror dhe sjellë pasoja të rënda. Ato duhet të mbrohen me Vendime të Këshillit Ministrave (VKM) dhe jo të liҫensohen për t’i masakruar që të marrinë inertet.

Rindërtimi i rrugëve të shëmbura do kohën e vetë dhe investime shtesë, që do të rëndojn në xhepat e qytetarëve, se kështu ka vepruar qeveria deri tani. Kjo është një praktikë e gabuar, sepse ҫdo kompani ka detyrim garancinë e ҫdo objekti që ndërton, por vërehet se qeveria dhe korrupsioni e kanë hequr atë. Në ecuri, ka patur diskutime/vërejtje për koston e lartë të ndërtimit të rrugëve tek ne, sepse janë tenderuar me kosto disa herë më të lartë se ato në Komunitetin Evropian. Tani kanë dalë mjaftë prova se Ministria Infrastrukturës që ka dhënë tenderat, kurrë s’ka miratuar vlerën më të ulët të investimit, por më të lartën, prandaj këto dëme ti paguajn kompanitë e ndërtimit me paratë e korrupsionit dhe jo nga taksat e popullit. Shëmbja e rrugëve largoi menjëherë turistët e stinës nga Shqipëria, pra turizmi dështoi plotësisht dhe kërkon prapë investime, kohë për rindërtimin dhe më pas reklama për t’a rikthyer atë në nivelin që ishte.

Kjo është industria e turizmit që pompoi kaq shumë qeveria Rama, që me mashtrime dhe propagandën e saj disa vjeҫare, i dha prioritet të jashtzakonshëm se ai zotërohet vetëm nga oligarkët e tij dhe me qëllim për të nënvlerësuar industrinë e naftës dhe atë të minerave, që përmbi 30 vite po i vjedhin dhe shkatërrojn si mall pa zot.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura