FATMIR BRAJSHORI: A ISHTE INSKENIM APO VJEDHJE NË SHTËPINË E KRYEPROKURORIT A. LUMEZI?

Cyrih, 25. 11. 2016: A, u vodh me të vërtet, në shtëpin e kryeprokurorit A. Lumezi apo gjithçka ishte inskenim? – Lajmi që u dha, se ishte sulmuar shtëpia e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, dhe, se ishin vjedhur ca gjëra t’vogla sikurse edhe telefoni i tij personal, më bëri të mendohem, se çfarë në të vërtet po ngjanë në shtetin më të ri të Europës, në Kosovë!
Meqë, ishte sulmuar një shtëpi, që do t’duhej të kishte gjëra më të vlefshme, se sa një telefon celular i vjedhur, pak si zor, mund të besojmë lajmin, se kjo shtëpi është sulmuar, nga hajdut rasti apo edhe hajdut ordinerë…
Tashti, kur sulmohet një kryeprokuror, sipas mendimit tim, sulmohet vet shteti! A, kryeprokurori ka mundësi të sulmohet nga vet shteti dhe mafia e shtetit ku ai vepron…
Nuk e di pse por mendja më vajti tek një qytet i Italisë, e që njihet me emrin Palermo! Mu kujtua, se si vepronte shteti – karshi mafias e sidomos prokurori legjendar i Palermos Xhovani Falkone…
Në ato vite, ky prokuror i shpalli luftë mafias, pra Coza Nostres, dhe, kjo duke qenë shumë e fuqishme dha urdhër të vriten, njerëzit e institucioneve si; gjyqtari Gaetano Costa, prokurorët Roko Kinici,Paolo Borsellino, punonjësit e policisë dhe karabinierisë, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumë e shumë të tjerë.
Por, vrasja që më së shumti, dridhi opinionin ishte ajo e Xhovani Falkones… Shumë vite më vonë, njëzet vite më pas, rjedhin informacione që, në vrasjen e Falkones nuk kishte dorë vetëm Mafia por aty kishte dorë edhe shteti ose disa struktura të shtetit, të interesuara që, nëpërmjet vrasjes së Falkones, të dërgonin mesazhet e tyre, tek prokurorët e tjerë të Italisë…

Tashti, paralelja, mendoj që, nuk mund të bëhet në mes Palermos dhe Prishtinës ngaqë prokurori i Palermos Falkone, me guximin e tij të pashoq, në emër të shtetit, u shpalli luftë atyre, që po e mbanin pengë shtetin, në krahasim me kryeprokurorin tonë Lumezi, i cili, as nuk i shpalli luftë kujt dhe as nuk u lodh edhe njëherë, t’u dal para, vjedhësve të shtetit dhe t’u thotë:Stop!
A ishte Inskenim vjedhja në shtëpin e Aleksandër Lumezit?
Është pak si shumë e çuditshme, që në shtëpinë e njeriut më të mbrojtur të shtetit, që ka përcjellje 24 orë për sigurinë e tij personale, të hyhet në shtëpi, pas mesnate, e që ruhet nga policët dhe të mos vërejë asnjeri; as roja dhe as kryeprokurori me familjarët e tij, të mos hetojnë gjë… E çuditshme se si mund të kenë fjetur aq thellë dhe të mos kenë ndjerë asgjë…
Gjëja e parë që më detyron të mendoj që, sulmi është bërë nga struktura të shtetit është fakti që:
E para: Kosova pas humbjes në rrethana akoma të pasqaruara të Astrit Deharit, ku e tërë vëmendja është e përqëndruar tek ky rast, dikujt ndoshta i është nevojitur, për t’bërë një show të tillë dhe ka zgjedhur, hiç më pak se të sulmoj shtëpinë, e kryeprokurorit… Porosia është e qartë e që do t’thotë, gjithnjë sipas analizës sime të lirë, që:
»Nëse ne kemi pas mundësi, të hymë në shtëpinë e kryprokurorit, pa u vë re, të marrim gjësende, përkundër që ai ruhet nga policët për 24 orë, atëherë ju kundërshtarët e pushtetit, para se të ndërrmerni ndonjë gjë, të mendoheni disa herë, pastaj t’veproni!»
Pra, në natën, po supozojmë të sulmit të pa inskenuar, ku prokurori thotë që janë thyer të dy dyert e hyrjes, mund të kuptohet që; «sulmuesit» kanë mundur shumë lehtë, të vrasin kryeprokurorin dhe familjen e tij, në gjumë dhe të largohen ashtu siç u larguan, me vjedhjen e një telefoni celular, pa u vënë re…
Me një fjalë, keqbërësit po japin mesazhin tek secili qytetar, që të mendojn se çfarë do t’veprojnë..
E dyta: Duke e pasur parasysh që kryeprokurori ka mardhënje të mira me drejtorin e policisë, ka mundur me qenë një inskenim, i qëllimshëm, me të vetmën arsye që t’i krijohet kryeprokurorit mbrojtje shtesë dhe pamë që menjëherë, u vendosën kamerat për’reth shtëpisë së tij… Sipas gjitha normave ligjore, kur sulmohet shtëpia e prokurorit, e cila ruhet nga policët, të dyshuarit kryesor për sulmin janë vet policët..
E treta: Të supozojmë që me të vërtet, aty kemi të bëjmë, me vjedhës ordiner apo edhe të rëndomtë.. Por, ky variant më së paku më duket që mundet me qenë si i mundshëm…
Përse mendoj kështu?
Unë mendoj që vjedhësit para se të kryejnë një veprim të tyre, që do të thotë, para se të hyjnë në një shtëpi për të vjedhur, ata informohen mirë për pronarin e shtëpisë, se cili është, se çfarë profesioni ka, kur anëtarët e familjes lëvizin sikurse që, përcaktojnë kohën më të përshtatshme, për të kryer vjedhjen… Sipas orës së mundshme, siç deklaron prokurori se mendohet që kanë hyrë «hajnat» është koha më, e pavolitshme për të kryer një vjedhje ngaqë në atë kohë, pak ose aspak, ka në qarkullim qytetar…E kjo do t’thotë që mundësia që vjedhësit të ikin pa u vërejt në orën tre të pas mesnatës është e pamundshme.
E katërta: Nëse është vjedhur telefoni celular, atëherë mendoj që për këtë gjë, mundet të ishte i interesuar policia (Jo shërbimi i Intelegjencës ngaqë ata kanë mundësinë e përgjimeve të secilit qytetar) dhe atë, nëse kokat e mëdhaja kanë qenë nën hetim, për ndonjë gjë apo edhe « sulmues» të ndonjë politikani, i cili ka mundur me qenë nën hetime të prokurorisë… E themë këtë gjë ngaqë ky prokuror, Aleksandër Lumezi pra, do të duhej të merrej me ndonjë gjë, kur punët në shtet si kemi mirë dhe që asnjëherë s’po dëgjojmë se çfarë bëri ai dhe me se merret… Por është e mundshme edhe ajo që nëse policia ka dyshime se kryeprokurori ka qenë i përfshirë në ndonjë punë klandestine, çka pak ka gjasa, atëherë ta kenë bërë sulmin në shtëpi për t’parë se mos do gjejnë ndonjë material dëshmues…
E pesta sipas mendimit tim dhe ajo më kryesorja:
«Vjedhësit » kanë bërë një nga gabimet më të mëdha që mund të bëj një vjedhës… Përse e them këtë gjë ?
E them ngaqë ata kanë vjedhur, një celular të kryeprokurorit. E, secili celular ka GPS të instaluar… Me mjete të sofistikuara, policia por edhe shërbimet e Intelegjencës, e kanë mundësinë që nga momenti kur është marrë telefoni, nëpërmjet GPS, të përcjellin të gjitha lëvizjet, e «vjedhësve» të mundshëm. Pra, nga momenti kur është marrë telefoni, ka dal nga shtëpia dhe destinacioni i fundit ku ka përfunduar, ka mundësi shumë lehtë të zbulohen… Pra, të gjendet telefoni, po deshi prokuroria, policia dhe sherbimet e tjera, do t’mund të zbulohej vendi menjëherë… Edhe nëse është asgjësuar telefoni dhe funksionimi i GPS, sërish do t’mundej të identifikohej, vendi se ku është asgjësuar, për të humbur gjurmët, e celularit…
Sikur shteti të donte, sulmuesit shumë shpejt do të zbuloheshin, natyrishtë nëse nuk qëndron prapa «hyrjes me dhunë në shtëpinë e kryeprokurorit, vet shteti!
Është e vështirë të besohet, që rastësishtë, dikush ka tentuar të hyjë në një shtëpi për t’vjedhur, nëse rreth asaj shtëpie, shihen policët, që bëjnë roje… Unë mendoj që mesazhi është për secilin qytetar, qoftë ai i thjeshtë apo i rëndësishëm, shkrimtar, gazetar apo edhe profesor, aktivist politik apo edhe veprimtar i shoqërisë civile, parti politke në Opozitë por edhe individëve të caktuar të pozitës, e të cilëve duan t’u thonë që:
«Kur ne kemi mundësinë të hymë në shtëpinë e kryeprokurorit, të marrim gjënë më të afërt të tij (pas pjesëtarëve të familjes) telefonin personal, tek ju, hymë kur të duam dhe mund të bëjmë me ju çfarë të duam!»
I lutem perendisë që të jem në këtë rast 100% i gabuar!
Në fund të fundit secili nga ne ka një telefon celular dhe besoj, që e dimë që atë e mbajmë pothuajse gjithnjë afër vetës, pa qoftë edhe kur shkojmë në dhomën e gjumit… Pse, prokurori në natën kritike se ka pasur telefonin afër, e di vetëm ai, por mendja më thotë, sikur, ai sulm dhe ajo vjedhje është bërë me paramendim dhe me inskenim të paraparë më herët?!
Ashtu siç e fillova me Falkonen, prokurorin e Palermos, më lejoni ta përfundoj, me një aforizëm, e të cilin e lexova, në një nga portalet tona ku thoshte:
«Secili shtet e ka mafian e vetë teksa në Kosovë mafia e ka shtetin e vet!»
Kosovën nuk do të doja ta shohë, si vend ku qytetarët e saj ndjehen të pasigurt, si dikur në Palermo, por të ndjehen si qytetarë, të lirë, të sigurt dhe të hareshëm dhe të cilëve s’ju duhet fare polica për t’i mbrojtur nga askush ngaqë; politikani është në shërbim të qytetarit, e policia për të mbikqyrë politikanët se a janë me të vërtet duke ju shërbyer qytetarëve.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura