SADRI RAMABAJA: VOX POPULLI NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS

Prishtinë, 29. 11. 2015: Rrëzimi i kësaj qeverie tashmë është detyrë imediate. Prandaj konkluzioni i profesor Qosjes, se “Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë”, sa është mesazh politik për popullin e Kosovës aq është edhe për aleatët tanë që na ndihmuan të vijmë deri këtu.
– Opozita e bashkuar, në sheshin që mban emrin e heroit të Kombit, ish komandantit të parë të operativës së UÇK-së, “Zahir Pajaziti”, pikërisht më 28 Nëntor, i dha kuptim manifestimit për kryefestën e Kombit, në mbrojtje të Republikës.
Populli nga të gjitha anët e Republikës, sot vërshoi lum drejt Prishtinës.
1.
Në përmbyllje të këtij manifestimi me mesazh të qartë politik, e që i jipte kuptim festës, qeveria fashiste e IsaHashimit, arrestoi deputetin Albin Kurti.
Ai konsiderohet tashmë si njëri nga politikanët më të spikatur të Republikës dhe Kombit tonë. Policia me forca të shumta dhe krejtësisht me sjellje brutale, ka demoluar gjithë hapësirat e punës së VV, formacionit politik më të madhë opozitar, duke na rikthyer në vëmendje 30 janarin e vitit të largët 1933, kur Hitleri qe inauguruar si kancelar dhe kishte shpallur të jashtëligjshme Partinë Socialdemokrate, duke promovuar rendin nazist.

Atëbotë e ashtuquajtura strukturë politike qytetare me bindje liberale, duke mbështetur këtë akt, i jipte fund demokracisë në shtetin gjerman dhe i hapte rrugë inaugurimit të shtetit diktatorial.
Ka disa ditë rresht që qeveria fashiste e IsaHashimit ka ushtruar terror psiqik ndaj qytetarëve të Kosovës, për të kulmuar pas tubimit madhështor të opoztës, në terror fizik ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes. Arrestimin e Albin Kurtit e përjetuan rënd shumica e qytetarëve të Ksovës që me kohë është përcaktuar qartë pro Republikës. Arrestimi i tij pikërisht më 28 Nëntor i kujton secilit falangat e Millosheviqit tek arrestonte atdhetarët në prag të 28 Nëntorit ose gjatë kësaj dite, sepse nuk u bën ball dot ideve të tyre, krenarisë që shpërfaqnin ata tek qëndronin vërtikalisht në shërbim të projektit të madh të Kombit, që zuri fill së sendërtuari pikërisht më 28 Nëntor 1912.
Ndërkaq reagimi i profesor Qosjes për këtë akt makabër të qeverisë kuislinge IsaHashim, duke u pozicionuar qartë pro këti Burri liberator, më sjell në mendje një tjetër intelektual të madh të Kombit – Ukshin Hotin, që në vitin 1981 merrte në mbrojtje djalërinë dhe me të edhe Republikën.
Falangat fashiste të Isahashimit sot nuk kishin mundësi të bënin më keq; ata nuk mund ta likuidonin fizikisht këtë ”Vigan liberator”, siç bën falangat e Zogut ndaj Luigj Gurakuqit.
Larot e pushtetit, nuk do të arrijnë dot ta shuajnë zjarrin e qëndresës; ata po harrojnë se epoka e diktaturave ka perenduar.
Prandaj konkludon plot patos profesor Qosja: “Albin Kurti duhet të krenohet pamatshëm për fatin e tij të sotëm, për ballin lartë e kurrizin drejtë.”
2.
Çfarë do të mund të pritej të ndodhë në Republikën tonë të brishtë në javët dhe muajt që pasojnë? Çasti historik, kur Kosova shpalli pavarësinë na kthen tek 17 shkurti i vitit 2008. Ndërkaq në rrugëtimin për ndërtimin e Shtetit, 15 qershori, kur kushtetuta hyri në fuqi, do të duhej të ishte një pikë referuese, duke krijuar mundësi reale për rikapitulim suksesesh e dështimesh.
Megjithatë, qeveritë që iu imponuan Republikës, parametrat matës politik, ekonomik, social e kulturor… tregojnë se ishin qeveri tejet të papërgjegjshme. Ndërkaq koalicioni aktual, përmes përpjekjeve për të imponuar marrëveshjet me Serbinë, dhe promovuar Zajednicën si entitet politik, po e paralizon Republikën dhe po e degradon Republikën në kuazirepublikë, ndërkaq duke i dhuruar mbi 8900 hektarë tokë Malit të Zi, na rikujton mbretin Zog dhe bjeshkët e Vërmoshit që nuk i kemi më.
Natyrisht se Isa M. nuk mund të sillet krejt si mbreti Zog dhe t’ i likujdoi edhe fizikisht kundërshtarët e tij politk, siç bëri ai me Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën… megjithatë, ai, pra Isa M., duke instrumentalizuar sistemin e drejtësisë, dha urdhër për arrestimin e tyre, ndërkaq sot u vërsul egërsisht kundër Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes…
3.
Ka zëra edhe nga pozita dhe një lagje analistësh racional, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mund ta nxirrte vendin nga kjo krizë politike. Ata, duke u bazuar në gjykimin racional dhe ekspertizën konstitucionaliste, konkludojnë me të drejtë se asnjë gjykatë serioze nuk do të mund ta cilësonte marrëveshjet me Serbinë (25 gusht 2015), se janë në përputhje me frymën e kushtetutës dhe interesat e vendit.
Edhe nëse vërtetë ky do të ishte skenari më i mirë i mundshëm, a do të ishte në logjikën e gjërave, për të mos thënë korrekte, që tutje kjo qeveri të qeverisë vendin? Nëse ndodhë ky imponim, të zënit në gojë të Republikës dhe rendit demokratik, do të dukej shakaja e radhës me intelegjencën e këtij populli.
Nuk ka nevojë të jemi profet që të parandjejmë se zgjidhja mund të jetë sërish e tipit eskilian, ku fjalën e fundit do ta ketë “Deus ex Machina” (zoti nga makina). Por, në këtë rast ku mbetet Vox Populi? Dëshmorët e vendit, ky popull i shumëvuajtur, nuk ia ka borgj kësaj klase politike, këtë poshtrim që mund t’ i vije Republikës, qoftë ai edhe nga “Deus ex Machina”.
4.
Brendapërbrenda qeverisë ka segmente që me kohë i kanë harmonizuar agjendat dhe objektivat politike me Serbinë dhe aleatët e saj. Serbia po kërkon kontinuitet veprimi strategjik duke u bërë bashkëadministratore e Kosovës përmes Zajednicës. Brukseli zyrtar tek Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë gjetur partnerët që shtyjnë përpara këtë agjendë. Serbia përmes imponimit të ndarjes etnike dhe sigurimit të hapësirës prej 25% të tërësisë territoriale për jo më shumë se 6% të popullsisë, pretendon të arrijë disa objektiva. E para, të defunksionalizojë Republikën si projekt politik dhe hap drejt bashkimit me Shqipërinë; e dyta, të krijojë predispozita që në rrethana të përshtatshme gjeopolitke, ta aneksoj atë pjesë duke e bërë akt të kryer, disi ngjashëm me atë që bëri Rusia me Krimenë.
Serbia mbetet tepër e interesuar që, duke siguruar rripin verior të Kosovës, të mbajë nën kontroll ujërat e Ujmanit dhe një pjesë të mirë të minierave të Trepçës, por njëkohësisht të garantoj shkëputjen tokësore të Kosovës me Sanxhakun/Novi Pazarin. Për realizimin e këtij objektivi gjeostrategjik, duke e konsideruar edhe si një rrip të sigurisë, Beogradi sikur ka gjetur një lloj mbështetje edhe në qarqe të veçanta të Brukselit. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe intenca për imponimin e marrëveshjeve të 25 gushtit 2015.
Për Beogradin kjo qeveri, ku ka instaluar edhe Listën serbe, mbetet mburoja e fundit dhe garanti real për realizimin e kësaj agjende. Por e tillë, ajo, qeveria e PLDK-së, nuk është e nuk mund të jetë për aleatët strategjik të Kombit tonë (SHBA-të, Gjermaninë, Kroacinë, Turqinë…) Përkundrazi, agjenda politke e përcaktuar me marrveshjen e 25 gushtit në Bruksel, bie ndesh me atë pararendësen, që në esencë nënkuptonte funksionalizimin e Republikës së Kosovës dhe me këtë për çlirimin definitiv të Ballkanit nga çfardo influence ruse.
Shih për këtë, rrëzimi i kësaj qeverie tashmë është detyrë imediate. Prandaj konkluzioni i profesor Qosjes, se “Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë”, sa është mesazhn politik për popullin e Kosovës aq është edhe për aleatët tanë që na ndhmuan të vijmë deri këtu.
5.
Vizitat e njëkohëshme që pritet të bëhen në fillim të dhjetorit në këtë pjesë relativisht tektonike të Evropës, në njërën anë nga Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, që më 2 dhjetor ndalet edhe në Prishtinë, por edhe vizita në Beograd e personalitetit rus Dmitry Rogozin, me ndikim në politikat vendimmarrëse të Kremlinit, flasin qartë se beteja për Ballkanin nuk konsiderohet e përfunduar. Për lexuesit po rikujtoj se Rogozin si politikan e diplomat, aktualisht është njëri nga zëvendëskryeministrat më me influencë në Kremlin dhe zë përfqësues i qarqeve nacionaliste ruse.
Edhe në Ballkan, ngjashëm si në Siri, aleancat mund të na rezultojnë të rrëshqitshme.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura