SAHADET ZHITIA: MONOLOGU I MOTRËS!

Deggendorf, 2 nëntor 2017: (Kushtuar Heroit të Kombit, Afrim Zhitia) –

 

 


MONOLOGU I MOTRËS!

Jam në të rrahurat e zemrës sate
si tinguj notash në pentagram trishtimi,
vajin për vëllanë më vjen trajtë mandate,
Shtrirë varrit, dielli kapet në lak perëndimi.



Jam lot i varur qerpikut që shkrin grilat,
ofshamë e përpirë kraharorit të rënduar,
shkëndijë e dielltë që i ndez rrugës kandilat
kah do të kthehesh ti, i papushuar.



Jam vetëtima që çan përmes qiellin e zi,
ardhjes sate nga larg t’i bëhem pritje
dhe përqafim ngushëllimi atje në qeli
vëllait tjetër, si një llambadhe përndritje.



Buzë varrit jam, pranë trupit me plumba,
matanë fytyra e babait një hartë me rrudha,
sytë e mjegullt ku mbetën, ku i humba,
përzier terr e shi mbështillet tutje rruga.

SZh

____________
Afrim! Unë nuk e kam mbajtur fjalën! Unë vazhdoj të qaj për ty! SADET ZHITIA: BISEDË ME TIM VËLLA – AFRIM ZHITIA, PËRBALL MEJE
https://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=3263

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura