MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT ME DËSHMORËT E RËNË NË FUSHËBETEJAT E PASHTRIKUT, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA”, MAJ – QERSHOR 1999!

Nga arkivi, më 26 Maj 2021

Në 22 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” Pashtrik

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT ME DËSHMORËT E RËNË NË FUSHËBETEJAT E PASHTRIKUT, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA”, MAJ – QERSHOR 1999!

Nga Sheradin Berisha, 26 Maj 2021

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe dëshmorët e kombit janë vlera të veçanta në historinë tonë më të re! Pas luftës ka pasur manipulime mbi këto vlera kombëtare.

Në 22 vjetorin e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik, maj – qershor 1999, shpërfaq manipulinet më të rënda me dëshmorët e rënë gjatë këtij operacioni luftarak!

“Flurim Rrahman Rushiti, dëshmor i kombit, pjestar i Njësitit Special, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, në radhët e UÇK-së u rreshtua në brigadën 128, më datë 02.04.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup” – kështu shkruan “gjenerali i Brigadës 128, me 4 batalione të shpikura”, Ruzhdi Saramati në shkrimin “Jehona e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, maj – qershor 1999, botuar në maj 2014.

A është e vërtetë se dëshmori Flurim Rushiti, ishte pjestar i “Njësitit Special – i rreshtuar në brigadën 128”?

Jo nuk është e vërtetë!

Cila është e vërteta?

E vërteta është si vijon:

Florim Rushiti, ka lindur më 2 prill 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, ndërsa ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në majen e Pashtrikut, saktësisht “Te varri i Pashtrikut”, në Drejtim Taktik – 2 (DT-2).

Bazuar në dokumentet arkivore të luftës, Florim Rushiti me pseudonimin KINGJI, ishte ushtar i Skuadrës së parë të Togut të Dytë në Njësinë Diverzanto – Vëzhguese TF-0 (DT-2), me komandant Fadil Rifat Zejnullahu, nga Llausha e Skënderajt, zv.Komandant Bexhet B.Kuqin nga Suhareka…

***

Më 19 korrik 2018, Lulzim Rushiti, vëllai i dëshmorit Florim Rushiti, përmes një reagimi të publikuar në facebook drejtuar, bashklufëtarëve të Operacionit ‘Shigjeta’, kryetarit të Shoqatës së Dëshmorëve të UҪK-së, Xhavit Jasharit dhe miqve të tij, ka shprehur shqetësimin, lidhur me një vizitë të paparalajmëruar që ia ka bërë Ruzhdi Saramati (bashkë me pesë persona të tjerë) prindërve të tij në Prishtinë.

***

Lulzimi, në reagim shkruan se, “qëllimi i vizitës së tyre (Ruzhdi Saramatit etj) ishte marrja e pëlqimit për vendosjen e një pllake përkujtimore” për dëshmorin Florim Rushiti në Gorozhup (!) Mirëpo, babai i tij nuk e ka dhënë pëlqimin për këtë gjë, për një arsye të vetme, sepse Florimi gjatë luftës në Pashtrik nuk paska qenë ushtar i Ruzhdi Saramatit, gjegjësisht ushtar i ‘brigadës 128’, dhe për më tepër “as (ushtar) i Drejtimit Taktik nr.3 (DT-3) ku kjo “brigadë” ka vepruar si TF-3″!

Rrjedhimisht, Lulzimi thotë se “R.Saramatin e kemi informuar disa herë dhe e kemi lutur që të na lë rahat e të mos na shqetësojnë familjarisht”.

Pavarësisht këtij fakti, Lulzimi në reagim shkruan se, Ruzhdi Saramati i ka përsëritur fyerjet dhe kërcënimet ndaj tij, meqë ai para disa kohe ia paska “kthyer të gjitha Mirënjohjet dhe Dekoratat e kësaj njësie” që i ka ndarë Ruzhdiu për vëllain tij, Florimin!

Dhe krejt në fund, Lulzimi edhe një herë i lutet Ruzhdi Saramatit dhe bashkpunëtorëve të tij, që t’i lenë “rahat dhe mos” t’i “shqetësojnë më”, për këtë gjë, sepse dëshmori Florim Rushiti “ishte ushtar i Njësisë Speciale Diverzanto – Vëzhguese, TF-0, me komandant Fadil Zejnullahu”, dhe se “ka rënë Dëshmor më 26 maj 1999 në vijën e frontit të DT-nr.2, në anën e djathtë nga maja e Pashtrikut!”

***

Lexoni reagimin e plotë të Lulzim Rushitit:

VAZHDOJNË SHQETËSIMET NDAJ FAMILJES SË DËSHMORIT FLORIM RUSHITI!

Të nderuar bashklufëtarë të Operacionit SHIGJETA,

i nderuari Kryetar i Shoqatës së Dëshmorve të UҪKs z. Xhavit Jashari dhe ju të nderuar miq,

me këtë reagim dëshiroj ta shprehi shqetsimin tim dhe familjes sime pas vizitës së paparalajmruar që ia bënë sot (19 korrik 2018) prindërve të mi në Prishtinë, z. Ruzhdi Saramati ish kom. i të ashtuquajturës “brig 128”, z. Avdi Ibrahimi, z. Fehmi Mehani, z. Naser Koqinaj si dhe dy persona të tjerë të cilët babai im nuk i njihte! Qëllimi i vizitës së tyre ishte marrja e pëlqimit për vendosjen e një pllake përkujtimore për vllain tim, Florim Rushiti – Dëshmor i Kombit, diku në hapësirën e Gorozhupit!

Babai im atyre nuk ua ka dhënë pëlqimin për këtë veprim, për faktin sepse Dëshmori Florim Rushiti nuk ka qenë ushtar i “brig.128”, madje as i Drejtimit Taktik nr.3 (DT-3) ku kjo “brigadë” ka vepruar si TF-3. Për këtë gjë R.Saramatin e kemi informuar disa herë dhe e kemi lutur që të na lë rahat e të mos na shqetësojnë familjarisht.

Ruzhdi Saramati edhe kësaj here i ka përsëritur fyerjet dhe kërcënimet ndaj meje, meqë unë para disa kohe ia kam kthyer të gjitha Mirënjohjet dhe Dekoratat e kësaj njësie që i ka ndarë për vëllain tim!

Me këtë rast, edhe një herë e lus, z. Ruzhdi Saramati dhe bashkpunëtorët e tij, që të na lenë rahat dhe mos të na shqetësojnë më, sepse e përsërisë – Dëshmori Florim Rushiti (vëllai im) nuk ka qenë ushtar i Ruzhdi Saramatit dhe s’ka të bëjë fare me “brig.128”. Florimi ishte ushtar i Njësisë Speciale Diverzanto – Vëzhguese, TF-0, me komandant Fadil Zejnullahu, dhe ka rënë Dëshmor më 26 maj 1999 në vijën e frontit të DT-nr.2, në anën e djathtë nga maja e Pashtrikut!

Me respekt,

Lulzim Rushiti, 19 korrik 2018

______________

MANIPULIMI I “GJENERALIT” EDHE ME 14 DËSHMORËT E RËNË NË DT-3, GOROZHUP …

Ruzhdi Saramati, pa fije turpi e ka shtrembëruar dhe manipuluar tërësisht edhe historinë e vërtetë të Operacionit “Shigjeta” si dhe vendrënien e 14 dëshmorëve në vijën luftuese të DT’3.

– 8 dëshmorë të TF’2-shit,

– 6 dëshmorë të TF’3-shit!

***

– Në DT3 / me komandant Kemajl Shaqirin, njësia TF-2, Gorozhup… me komandant Fazli Berisha në vijën luftuese në Gorozhup kanë rënë dëshmorë:

1. Bafti Nexhip Haxhiu, 11. 06. 1955 – 26. 05. 1999 nga Skifteri (ish-Gjylekari) i Vitisë;

2. Safet Zeqir Peci, 13. 06. 1974 – 31. 05. 1999 nga Mitrovica;

3. Xhelal Behlul Sopi, 21. 11. 1977 – 01. 06. 1999 nga Petrovci i Gjilanit;

4. Astrit Hekuran Suli, 15. 04. 1976 – 27. 05. 1999 nga Kuçova e Beratit;

5. Zejnullah Rrahim Zena, 27. 07. 1967 – 03. 06. 1999 nga Sojeva e Ferizajit;

6. Aliriza Selman Selmani, 05.11.1973 – 27.05.1999 nga Tetova;

7. Ejup Tafil Kosumi, 09.03.1977 – 31.05.1999 nga Stanovci i Epërm i Vushtrrisë;

8. Salih Halim Zenuni, 26.08.1979 – 26. 05. 1999 nga Lubizhda e Vitisë.

***

– Në DT3 / TF-3 me komandant Ruzhdi Saramati, në fshatin Pogaj kanë rënë dëshmorë:

1. Beran Muhamet Gashi, 12.02.1974 – 31.05.1999 nga Prizreni;

2. Gani Hamdi Saramati, 04.01.1968 – 31.05.1999 nga Petrova e Prizrenit;

3. Selver Bajram Maçkaj, 04.01.1967 – 31.05.1999 nga Malësia e Vërrinit Prizren;

4. Shpend Sefer Berisha, 27.06.1959 – 31.05.1999 nga Volljaka e Klinës;

6. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, 19.11.1974 – 02.06.1999 nga Rrenci i Sharrit;

6. Sali Islam Saramati, 03.04.1963 – 31.05.1999 (më 6 qershor vdes në Tiranë) nga Dobrushti i Prizrenit.

____________

SHTOJCË:

Sipas dëshmive arkivore të Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, dhe dëshmive të ish eprorit Florim Krasniqi – Flamuri, në njësinë TF -1, (në DT-1 Lugu i Zi – Shpella Pëllumbave… me komandën e DT1:  K-ndant Hysni Syla,  zv.K-ndant, Binak Gashi, Shef i Shtabit Gani Shehu) nuk ka rënë asnjë ushtarë në fushëbeteja, por ka pas të plagosur: Mark Hyseni, Nevzat Deliçi, Merxhan Samakora, Arsim Gega …

– Sipas dëshmive arkivore të Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, dhe dëshmive në DT2 (Maja e Pashtrikut…) ku operonte  NJS DV TF-0, Batalioni “Atlantiku”, njëstë e Brg.126, një skuadër speciale, si dhe dy batalione (TF-5, TF-6) me komandën e DT2: K-ndant Bilall Syla, zv.K-ndant Fadil Zejnullahu dhe shef i Shtabit, Rrahim Bekteshi, kanë rënë dëshmorë:

1. Florim Rrahman Rushiti, 02. 04. 1979 – 26. 05. 1999 nga Kapiti i Medvegjës;

2. Avdi Ibrahim Xhaqku, 10. 01. 1971 – 01. 06. 1999 nga Hogoshti i Dardanës (ish – Kamenicës);

3. Bedri Habib Gashi, 28.08.1967 – 04.06.1999 nga Orllati i Drenasit;

4. Lulzim Hashim Llugiqi, 05.01.1973 – 05. 06. 1999 nga Dobraja e Lipjanit.

Kishte shumë të plagosur rëndë e lehtë, në mesin e tyre edhe ushtari i Batalionit “Atlantiku”, Haxhi Qerim Dervisholli, i cili ka humbur një këmbë.

***

Ilustrime:

1 – Faksimili i reagimit të Lulzim Rushitit!

2 – Lulzim Rushiti me të atin në Pashtrik, te vendrënja e Dëshmorit të Kombit, Florim Rushiti – Kingji.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura