Paris, 29. 11. 2015: GJAKOSJA e sotme dhe e sontme në Prishtinë në Ditën e Flamurit hapi frontin tragjik të përplasjes së shqiptarëve me sunduesit e tyre, me drojën e një konfrontimi e lufte qytetare.
Zgjidhja e vetme është dorëheqja e menjëhershme e Qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme, kahas me ndëshkimin e vrasësve, rrahësve e masakruesve të qytetarëve kosovarë.
Sot u dëshmua përfundimisht se Kosova nuk është Republikë, se ajo nuk është shtet, se ajo ka në udhëheqje shtetërore një bandë të organizuar kriminelësh të majmur për të shtypë çdo lloj shprehjeje dhe manifestimi demokratik.
Plagët që sot i janë hapur Kosovës përmes akteve të dhunës ekstreme, të rrahjeve e goditjeve mbi manifestuesit paqësorë nga policia dhe dajakxhinjtë kriminelë brenda partive në pushtet, do të marrin shumë kohë derisa të shërohen.
Lugatëria e titostalinizmit sot u rishfaq rrugëve e shesheve të Prishtinës sikur sa e sa herë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar në trajtën më gjakatare, atë të satrapit e gjakpirësit dhe antishqiptarit Millosheviq.
Nga ky moment unë nuk e njoh këtë PUSHTET as këtë QEVERI.
E konsideroj të huaj dhe armike të popullit tonë.
Populli ka të drejtën e plotë që të mos e njohë më dhe poashtu e ka krejt legjitim çdo veprim të tij që do të çojë deri te rrëzmi i domosdoshëm, me të gjitha mjetet demokratike dhe revolucionare, të kësaj fallange uzurpatorësh e terroristësh.
Rrethimi sonte i selisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndërhyrja barbare aty e xhandarëve të Isa Mustafës e të Hashim Thaçit, plagosjet, rrahjet e keqtrajtimet mizore e kafshërore, sonte i kanë hequr krejtësisht çdo legjitimitet demokratik dhe gjithë maskën barbarëve të ngjitur në pushtet përmes shkeljes së gjakut për liri, të keqpërdorimit e përvetësimit të parasë buxhetore, të pasurisë kombëtare dhe të vjedhjeve të votave bashkë me shkeljet e të drejtave elementare njerëzore dhe demokratike.
Rroftë Kosova! Poshtë Qeveria!
Postime të Lidhura
ADNAN ABRASHI: BISEDIME APO LËSHIME ME SËRBINË?!
Prizren, 30. 09. 2012 – (“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”-…
DILAVER GOXHAJ: ME 22 TETOR VOTUAN 11%, JO 44 % E VOTUESVE! KA ARDHUR KOHA QË TË NDRYSHOHET LIGJI PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË!
Tiranë, 25 tetor 2017: Po t’i referohemi tabelës për pjesëmarrjen në votime sipas çdo komune, publikuar nga KQZ…
DARDAN ISLAMI: MIRËMËNGJESI 9 QERSHOR! MIRUPAFSHIM NË ZGJEDHJET E ARDHME!
Prishtinë, 09. 06. 2014 – Është ditë e hënë, mëngjes i qetë me diell! Për dallim nga 10…
DILAVER GOXHAJ: PËRGJIGJIE NJË ANONIMI TË PORTALIT “DRENICAPOST,COM”
Tiranë, 26 tetor 2018: Zotni Anonim i portalit “Drenicapost,com”! E lexova “analizën” tuaj të datës 24 tetor 2018,…