SAMI BABA!

SAMI BABA!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021

Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon t’u fikë!

1. “Toka është afër autostradës. Një pjesë e tokës është shpronësuar. Diku rreth 50 euro arin e kemi ble. Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi”, kështu ka thënë në emisionin “Kallxo Pernime” te Jeta Xharra, kryetari PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, të cilin drenicakët e kësaj komune e quajnë edhe SAMI BABA!

2. Në qershor 2019 kur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pati deklaruar se të gjithë ata zyrtarë të partisë që kanë pozita publike dhe partiake dhe që kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit do të largohen, Sami BABA në një reagim të publikuar në FB, ka thënë (citoj): “Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirëinformuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”.

3. Në çdo shtet të botës demokratike, ku funksionon ligji dhe drejtësia, Sami Baba do të ishte dëshmitar i prokurorisë për hetimin e atyre 4 – 5 personave të PDK-së, të cilët kontrollojnë çdo gjë,

– drejtësinë,

– biznesin,

– mediat dhe

– sferat tjera vitale të vendit!

4. Pse nuk është thirrur Sami BABA nga prokuroria për të dëshmuar për këta 4 – 5 persona të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë?

– Sepse drejtësinë siç thotë Lushtaku e kontrollojnë pikërisht këta 4 – 5 personat e fuqishëm të PDK-së! Dhe se njëri prej tyre duhet të jetë vetë Baba!

Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon t’u fikë! PIKË!!!

_______________

SHTOJCË

RAMBO …

Kurti – Haradinajt: Keni blerë tokë nga shteti për 3.52 € arin!!! Me ndodhë në një shtet normal një akt i tillë, deputeti si Ramushi do të përfundonte në burg!

E Ramushi ende është i lirë … Çfarë shteti jemi, politikanë të tilla kemi!

***

GANJA …

Kujt i duhet nje deputete si GANJA që vjen të nënshkruhet për të marrë vetëm meditje?! Dhe sërish kjo Gane e shumë gane dhe ganush të tjerë votohen për karrikën e deputet(es)it!!! Tmerr!

Ganimete Musliu mashtron administratën e Kuvendit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura