Pashtriku.org, 25. 04. 2014 – (Letër e hapur ambasadores së SHBA’ve, Zonjës Tracey Ann Jacobson) – zonjë e nderuar, a nuk Ju shkon ndonjëherë ndër mënt se ndërhyrjet e Juaja dhe të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare në çdo pore të jetës politike në Kosovë e zbehë imazhin e vendit Tuaj dhe e shpie atë në krahun e tutorit? Si duhet kuptuar varësia e vëndit tim nga ndërhyrjet banale të politikajve të bashkësisë ndërkombëtare që i bëhen çdo ditë vëndit tim? A ka mbetur ndonjë pore sado e vockël ku nuk jeni përzier Ju dhe ku nuk është vendosur siç keni urdhëruar Ju? Është kjo liria për të cilën luftuam së bashku? A kanë indianët (si popull me origjinë vendase) vënde të rezervuara në Kongresin apo në Senatin e SHBA-ve? Sa indianë vendas janë pjesë e administratës shtëtërore të SHBA-ve dhe sa të tillë janë sot në Shtëpinë e Bardhë?…
Në Manastirin e Deçanit, 05 maj 2013: Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, dhe komandanti i KFOR-it Volker Halbauer u pritën në Manastirin e Deçanit nga Igumani Sava Janjiç dhe murgjit në këtë objekt fetar. (Lexo në fund shtojcën e pashtriku.org, sh.b)
***
Duke mos e harruar për asnjë çast ndihmën e vendit tuaj për çlirimin e Kosovës nga hordhitë sllave, si dhe përkrahjen politike që vëndi Juaj i ka dhënë atdheut tim kur shpalli pavarësinë, por i nxitur nga “lotët” e juaja që derdhët sot për grafitet në murin e kishës së Deçanit, jam i detyruar t´ju drejtohem me ca fjalë…
Kisha e Deçanit dhe kishat e tjera sllave kemi patur mundësi t´i rrënojmë me themel shumë herë gjatë historisë sonë. E kishim këtë mundësi herën e fundit gjatë të ashtuquajturit “okupim nazist” apo siç e quante populli im, me plot të drejtë, atë kohë “tri ditë Shqipni”. Nuk e kemi bërë këtë ngase gjithmonë kemi ruajtur respektin për çdo besim fetar.
Poashtu, zonjë e nderuar,
– a nuk Ju shkon ndonjëherë ndër mënt se ndërhyrjet e Juaja dhe të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare në çdo pore të jetës politike në Kosovë e zbehë imazhin e vendit Tuaj dhe e shpie atë në krahun e tutorit?
– Si duhet kuptuar varësia e vëndit tim nga ndërhyrjet banale të politikajve të bashkësisë ndërkombëtare që i bëhen çdo ditë vëndit tim?
– A ka mbetur ndonjë pore sado e vockël ku nuk jeni përzier Ju dhe ku nuk është vendosur siç keni urdhëruar Ju?
– Është kjo liria për të cilën luftuam së bashku?
– A kanë indianët (si popull me origjinë vendase) vënde të rezervuara në Kongresin apo në Senatin e SHBA-ve?
– Sa indianë vendas janë pjesë e administratës shtëtërore të SHBA-ve dhe sa të tillë janë sot në Shtëpinë e Bardhë?
Serbët, ndonëse okupatorë në trojet tona, gëzojnë më shumë të drejta se sa ne vendasit, kurse Ju ende qani kokën dhe ngritni zërin për një grafit që nuk i pëlqyeka shkijeve!
– Ku vajti ndërgjegja kur kërkuat formimin e Gjykatës Speciale për ndjekjen e të ashtuquajturave krime të UCK-së?
– E barazuat përbindshin okupator me çlirimtarin!
– Dhe, a menduat për kutin e dyfishtë kur dihet se vet vëndi Juaj nuk pranoi ndjekjen e ushtarëve të vet (që shërbyen në Irak) për krime lufte?
– Apo vazhdon të ngadhnjejë “logjika” e të fuqishmit i cili bën si do vet?
Edhe diç.
Shkaku i asaj që u tha më lartë, e shoh të udhës t´ua përkujtoj se dalngadalë po e humbisni përkrahjen e shqiptarëve dhe vëndi juaj nuk do ketë më asnjë mik në Ballkan. Sllavët nuk ju kanë dashur kurrë!
E nderuara zonja Jocobson,
Fjalët qortuese në adresën Tuaj nuk janë shprehje e mosrespektit, inatit personal apo përpjekje për t`ju dhënë mënd. Janë fjalët e njeriut të zhgënjyer me sjelljet e mikut, i cili po ia këthen shpinën dhe po e ndihmon armikun e përbashkët.
Ju përshëndes përzemërsisht,
ZOTI I BEKOFTË SHBA’të!
****
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!
IGUMANI SAVA JANJIҪ KRIMINEL LUFTE!
Igumani – Sava Janjiç, (i cili më 5 maj 2013 ka pritur ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson etj) gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999, i ka hapur dyert e kësaj kishe për forcat kriminale serbe! shikoni këtë foto:
Sava Janjiç (në Manastirin e Deçanit) në mesin e policëve serbë, të cilët gjatë luftës kanë vrarë e masakruar barbarisht qindra shqiptarë të pafajshëm!
Për më tepër!
Krimineli Sava Janjiç, disa herë ka deklaruar se “Kosova është Jerusalemi Serb”! Për të argumentuar këtë fakt shikoni këtë video’material:
Father Sava Janjic: Kosovo Is Serbian Jerusalem!
***
KISHAT DHE MANASTIRET NË KOSOVË JANË ARBËRORE!
Kishat dhe manastiret në Kosovë, të cilat me Pakon e Ahtisaarit janë përcaktuar si zona me status të veçantë – mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtur nga vetë shqiptarët. Këto kisha e manastire po quhen padrejtësisht trashëgimi kulturore dhe fetare serbe, për faktin historik, sepse ato u rinovuan apo u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë ndër shekuj i janë lutur Zotit.
Sa për t’i argumentuar këto fakte historike, në vijim ju ftojë t’i shikoni këto fotografi, të cilat flasin më shumë se fjalët!
Në Patriarkanën e Pejës!
=========================
(SHTOJCËN DHE ILUSTRIMET I PËRGATITI – SHERADIN BERISHA)