Viti, 14. 01. 2015 – Ministri Aleksandër Jabllanoviq, i fyu nënat gjakovare me fjalët më të rënda duke i quajtur hiq më pak se sa egërsira. Kaloi një javë e plotë e askush nga përgjëgjësit në Kosovë: Qeveria, Parlamenti, Presidenca, nuk e thanë që nuk e thanë atë që, gjithkund në botë, do të thuhej, bile jo vetën do të thuhej, por do të veprohej. Për këtë shprehje të tij, përjashto disa mjete të informimit, disa OJQ, disa individë, nuk u tha asgjë nga institucionet përgjegjëse. Jo, u tha ajo që nuk duhej thënë; u tha ajo që kurrë mos u thëntë; u tha ashtu që më së paku ulë zemërimin e atyre nënave, jo vetëm të Gjakovës! U tha absurdi që as më gjakftohti, as më i painformuari, as më i pandjenji nuk mund ta pranojë: U tha se, Jabllanoviqi le që s’paska qenë në dijeni se çka ndodhur në Gjakovë, por u tha se ai s’paska ditur që NATO-ja paska pas vrarë dhe kidnapuar mbi 1500 qytetarë të pafajshëm të Gjakovës! E tha këtë Jabllanoviqi, i besoi kësaj Qeveria e Kosovës! Si në natyrë ashtu edhe në shoqëri ndodh që në një të keqe përbrenda mund të ketë një të mirë; e mira e së keqës është se, Jabllanoviqi ka mundur të thotë se gjakovarët e vrarë nga NATO-ja kanë qenë fajtorë vetë, prandaj edhe Qeveria jonë, sigurisht, duhej ta besonte këtë, por meqë nuk e tha këtë ai, e, këtë neve nuk na e tha as Qeveria jonë, këtu qëndron e mira!
– T’i quash egërsira nënat që protestojnë për fëmijët e tyre të vrarë e të humbur pa shenjë e dokë,
– t’i quash këto nëna egërsira pse ato qajnë për fëmijët e tyre të vrarë e të zhdukur,
– t’i quash këto nëna egërsira vetëm pse ato duan të dinë ku i kanë fëmijët e tyre të zhukur pa shenjë e nishan;
– t’i qush egërsira nënat gjakovare, nënat shqiptare kosovare pse ato shprehin dhimbjen e tyre amënore për bijtë e tyre;
– t’i quajë egërsira këto nëna për këto arsye një ministër që pretendon se është ministër edhe i tyre, të heshtë e të mos veprojë Qeveria e atij ministri dhe Qeveria që pretendon se është qeveri edhe e atyre nënave, nuk di, nuk di, nuk di kush mund ta gjejë emërtimin më të mirë për këtë ministër dhe këtë qeveri!
– Kush ka të drejtë t’i quaj egërsira nënat, qoftë edhe nënat egërsira, për dhimbjen e tyre që shprehin për pjellën e tyre?
– Me ç’moral e bën këtë ai që i quan të tilla?
– Ku e merr atë guxim kur i quan kështu?
– Ku ndodh kjo?
– A mund një i tillë të jetë pjesë e një qeverie?
– Këtë të drejtë e ka vetëm një njeri që është larg të qenurit lloj i njeriut!
– Me moralin që është larg species njerëzore;
– Guximin e merr nga të qenurit në pozitat e të fortit;
– Kjo ndodh, fatkeqësisht, vetëm në Kosovë!
– Po, mjerisht, është pjesë e Qeverisë së Kosovës!
– është e mundur që pas këtyre shumë të thënave dhe e më shumë të pathënave të tjera që një ministër i tillë të vazhdojë të mbetet pjesë e kësaj qeverie?
– A është e mundur që pas gjithë këtyre që u thanë e u dëgjuan për ministrin e “egërsirave” qeveria ta mbajë edhe më tutje në kabinetin qeveritar?
Është e mundur, bile shumë e mundur se Ministri i “egërsirave” është më i fortë se krejt qeveria, pjesë e së cilës është!
– Kontakti me autorin: [email protected].
====================
SHTOJCË NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG, Sh. BERISHA
SHERADIN BERISHA: MASAKRA E MEJËS (SERBRENICA E KOSOVËS)
– KRIM I PANDËSHKUAR!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2714
DHIMBJA GJAKOVARE!