SHEMSI REÇICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VIII)

Pashtriku.org, 13 korrik 2018:
ANA E HESHTUR E RAPORTEVE BUKOSHI – KRERË TË LPK-së KUNDREJT UÇK-së
Për ta siguruar qëndrimin në “zgjidhjen“ e tij të ndërmjetme, në “kompenzim“ të qëndrimit në krye të qeverisë dhe të fondit 3 %, në njërën anë, dhe të refuzimit të përgjegjësisë për luftën në Kosovë, në anën tjetër, kryeministri Bukoshi ishte i gatshëm t’ua jepte dhe ua dha milionat e fondit të “vet“, kundërshtarëve të tij, krerëve të LPK-së, nga të cilët edhe mund të rrezikohej.

Nga ana tjetër, edhe këta të fundit, pra, krerë të LPK-së, në “kompenzim“ të marrjes së milionave nga Bukoshi, ishin të gatshëm ta pranonin “zgjidhjen“ e ndërmjetme të tij, madje edhe ta mbronin Bukoshin, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, ta merrnin edhe “përgjegjësinë“ për luftën e UÇK-së.
Pra, kjo “zgjidhje“ e ndërmjetme, është ana tjetër, ajo që mund të quhet ana e heshtur, ose “marrëveshja“ e heshtur, në raportet Qeveri Bukoshi-krerë të LPK-së, kundrejt UÇK-së dhe luftës në Kosovës, që, përveç të tjerash, e ka garantuar edhe “paqjen“ e përhershme ndërmjet krerëve të LPK-së dhe kryeministrit Bukoshi.
***
Shpërthimi i luftës në Kosovë, kryeministrin Bukoshi e vuri para një konflikti të madh mendor, të tërheqjes dhe të refuzimit të njëkohshëm. Njëra anë e konfliktit të tij mendor, ajo që e tërhiqte atë, ishte vazhdimi i qëndrimit të tij, edhe më tej, në krye të Qeverisë së Kosovës e të fondit 3 %. Këtë anë edhe e lakmonte, por, qëndrimi i tij në këtë pozitë, a priori do të thoshte që Bukoshi, si kryeministër, duhej ta merrte përgjegjësinë dhe ta përkrahte UÇK-në. Pra, Qeveria Bukoshi, duhej të identifikohej me luftën në Kosovë. Kjo ishte ana tjetër, më e rëndë, e konfliktit mendor të Bukoshit, ajo që ai s’mund ta kapërdinte dhe, prandaj, e refuzonte.
E kundërta e lakmisë për pushtet dhe për fonde, ishte tërheqja e Bukoshit nga pozita e kryeministrit të Kosovës dhe dorëzimi i fondit të 3 %-shit, kundërshtarëve të tij, krerëve të LPK-së, por ky hap ishte i pamundur për Bukoshin, madje i paimagjinueshëm, përveç të tjerash, edhe për shkak të huqeve të tij: lakmisë për pushtet, për fonde e për famë, pastaj, për shkak të sedrës së tij dhe inatit kundrejt rivalëve, që mezi e pritnin dorëheqjen e tij.

Por, për Bukoshin, po aq e pamundur, madje e paimagjinueshme, ishte edhe marrja e përgjegjësisë për përkrahjen e UÇK-së, përkatësisht, identifikimi i Qeverisë Bukoshi me luftën në Kosovë. Marrja përsipër e kësaj përgjegjësie, nga ana e tij, realisht, pamundësohej, nga faktorë të tjerë, objektivë.
Qeveria Bukoshi ishte qeveri gjysmake. Ajo kishte një ministër të financave, në dukje i urtë dhe i heshtur, por dinak deri në finokëri; kishte një ministër tjetër, të arsimit, që herë në Tiranë, herë në Perëndim, shkruante komunikata për arsimin në Kosovë; një ministër të tretë, të informimit, të hutuar, që vazhdimisht thoshte se po “notonin në ujëra të turbullta“; një ministër të katërt, të drejtësisë, që ua siguronte mbështetjen “juridike“ (mos)veprimeve të kryeministrit Bukoshi. Kaq.
(Dy ministra të tjerë, ai i Mbrojtjes dhe tjetri i Punëve të Brendshme, ishin (vetë)larguar qysh herët nga Qeveria Bukoshi dhe s‘ishin zëvendësuar më me të tjerë).
Pra, Qeveria Bukoshi, objektivisht, nuk kishte kapacitet as staf profesionalisht të përgatitur, për luftë. Ajo, prandaj, realisht, s’kishte si ta merrte përgjegjësinë për mbështetjen e UÇK-së e të luftës së saj, as si të identifikohej me luftën në Kosovë.
Këto dy anë të konfliktit të tij mendor, atë që e tërhiqte (qëndrimi në krye të Qeverisë së Kosovës dhe të fondit 3 %) dhe tjetrës, atë që ai e refuzonte (mosmarrja e përgjegjësisë për UÇK-në e për luftën në Kosovë), kryeministri Bukoshi, me një lëvizje të vogël, i bashkoi në një “zgjidhje“ të ndërmjetme. Ai e caktoi “pikën “, siç e quante vetë, ministrin e Mbrojtjes, dhe e krijoi FARK-un, ushtrinë e tij.
Bukoshi, kështu, me këtë lëvizje, shtirej sikur po e merrte përgjegjësinë për luftën në Kosovë, dhe, realisht, ai edhe “zyrtarisht“ ia siguroi vetvetes ruajtjen e pozitës e tij, në krye të Qeverisë së Kosovës dhe të fondit 3 %, por praktikisht, ai nuk po ndërmirrte asnjë hap, në drejtim të luftës. Pra, në pritje, siç thoshte vetë, të “vendimeve politike dhe të institucionalizimit e të profesionalizimit të UÇK-së“, Bukoshi, si kryeministër, po përfitonte në kohë, për t’iu shmangur përgjegjësisë së tij për luftën në Kosovë.
Për ta siguruar qëndrimin në “zgjidhjen“ e tij të ndërmjetme, në “kompenzim“ të qëndrimit në krye të qeverisë dhe të fondit 3 %, në njërën anë, dhe të refuzimit të përgjegjësisë për luftën në Kosovë, në anën tjetër, kryeministri Bukoshi ishte i gatshëm t’ua jepte dhe ua dha milionat e fondit të “vet“, kundërshtarëve të tij, krerëve të LPK-së, nga të cilët edhe mund të rrezikohej.
Nga ana tjetër, edhe këta të fundit, pra, krerët e LPK-së, në “kompenzim“ të marrjes së milionave nga Bukoshi, ishin të gatshëm ta pranonin “zgjidhjen“ e ndërmjetme të tij, madje edhe ta mbronin Bukoshin, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, ta merrnin edhe përgjegjësinë për luftën e UÇK-së.
Pra, kjo “zgjidhje“ e ndërmjetme, është ana tjetër, ajo që mund të quhet ana e heshtur, ose “marrëveshja“ e heshtur, në raporteve Qeveri Bukoshi-krerë të LPK-së, kundrejt UÇK-së dhe luftës në Kosovës, që, përveç të tjerash, e ka garantuar edhe “paqjen“ e përhershme ndërmjet krerëve të LPK-së dhe kryeministrit Bukoshi.
(FUND)

________________
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (I)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7825
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (II)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7826
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (III)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7827
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (IV)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7828
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (V)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7837
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VI)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7841
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VII)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7846
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VIII)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7850

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura