SHEMSIJE ELSHANI: VJEDHJA, SINDROM REBELUES I SHTYPJES!

Bern, 12. 01. 2016: Sipas Fanonit, shenjë e parë e rebelimit ndaj shtypjes është vjedhja (hajnia). Aty ku shtypja ka qenë e rëndë – sidomos nëpër fshatra, pas luftës, dalin njerëz më të dobët në karakter, si pasojë e moszhvillimit. Në qytete ku shtypja nuk ka qenë aq e rëndë – dalin të tjerë njerëz. Meqë në Kosovë, qyteti prej fshatit dallon shumë pak – të gjithë të rebeluarit janë njësoj. Të gjithë vjedhin. Ndërkaq në Kosovë është dhe një fenomen tjetër – vjedhin edhe ata të cilët nuk kanë qenë të shtypur, por përkundrazi kanë qenë bashkëpunëtor me shtypësin. Edhe këta, poashtu, i bashkohen ushtrisë së madhe të hajnave, me një dallim ama; këta vjedhin më me stil dhe më me shumicë – si dhe pa brejtje të ndërgjegjes. Këta nuk njohin tjetër realitet, pos të qenit mbi të tjerët, në çdo mënyrë dhe me çdo mjet. Këtë kategori hajnash Fanoni e quan “të nënshtruar”, që dmth kur njeriu arrin të bëhet i nënshtruar, çdo gjë tjetër që bën ai, është e vetëkuptueshme, pasi ai tashmë e ka njohur nënshtrimin, më poshtë s`ka ku shkon.

Nga kjo del që kemi dy lloj hajnash:
– të parët, vjedhin si pasojë e rebelimit, dhe
– të dytët, vjedhin si pasojë e nënshtrimit.
Është dhe një grup i tretë, në të cilin bëjnë pjesë, ata që në luftë nuk pranuan të nënshtrohen, dhe morën plumbin, ndërsa në paqe, njerëzit e ndershëm, të cilët nuk pranuan të bëhen hajna dhe mbetën të varfër!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura