Pashtriku.org, 17 qershor 2017: Më 12 prill 2017, Prof.dr.Fadil Maloku, (Profesor i Sociologjisë së Globalizimit në Universitetin e Prishtinës – Departamenti i Sociologjisë dhe aktualisht Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHSK), në murin e tij në facebook ka shtruar pyetjen: “A mendoni që vërtetë, kemi shtet?” dhe në vijim jep një vlerësim akademik mbi këtë çështje. Dhe pastaj në këtë temë zhvillohet një debat konstruktiv.
Prof.dr.Fadil Maloku shkruan:
“A mendoni që vërtetë, kemi shtet? – Shtetin, përveç qytetarëve dhe territorit e përbëjnë edhe elitat politike, që në rastin tonë duket të jenë shumë të tjetërsuara nga përgjegjësia, transparenca dhe llogaridhënia! Me elita të tilla, nuk mund të bëhet shteti i Kosovës! Ai vetëm mund të improvizohet! E improvizimi, nuk na duhet! Ne, na duhet një tip shteti, ku politikani dridhet…,kur flet qytetari, e jo anasjelltas!? – 12. April um 16:45”.
***
Lidhur me këtë temë unë kam dhënë këtë përgjigjie:
Sheradin Berisha: Fadil, po kemi shtet! por shtrohet pyetja çfarë shteti kemi? Për mua, kemi një shtet të projektuar nga ndërkombëtarët (SHBA, BE, Rusi) sipas Pakos së Ahtisarit, i cili qeveriset nga 3 qeveri: Qeveria e Prishtinës, qeveria e Beogradit (përmes listës Srbska…) dhe ajo e ‘Shteteve të Quintit’ që përbëhet nga konglomerati i fuqive: ShBA, BE, Rusi! Dhe ajo qeveri që vulos, mbi çdo gjë është kjo e fundit, ndërsa dy qeveritë e para bëjnë argatllëkun e tyre, duke zhvatur këtë vend në mënyra të ndryshme! – 12. April um 18:05.”
***
Dihet mirëfilli se, me marrëveshjet midis qeverisë së Prishtinës dhe të Beogradit, të ndërmjetësuar e të garantuar nga Qeveria e Brukselit (lexo: SHBA-BE…) u krijua ‘ZAJEDNICA’ dhe lista SRBSKA, e cila përfaqeson qeverinë e Serbisë në kuadër të qeverisë së Kosovës!
Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, edhe mëtutje Kasova do të qeveriset nga këto 3 qeveri! Qeveria e Beogradit tashmë i ka 10 deputetë (të listës Srbska) që ia garanton edhe Kushtetuta Ahtisarit (si vende të rezervuara dhe shumicën e pakicës prej 2/3-ve !!!).
Dje kreu i listës Srbska (lexo: kryeministri i Beogradit në qeverinë e Prishtinës) foli me tone kërcënuese, se, do t’i bllokojnë: formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe të gjitha proceset tjera që nuk janë në interes të Serbisë, si dhe kërkoj sa më shpejt të jetësohet marrëveshja Thaçi-Daçiç (e 19 prillit 2013) për krijimin e Asociacionit (Zajednicës)!!!
Derisa Beogradi e ka bërë gati ‘qeverinë e listës Srbska’, duke i penalizuar në këto zgjedhje kandidatët e partive tjera serbe, si: N.Rashiq, S.Petroviq etj.,të cilët nuk pajtohen me Beogradin, Qeveria e Brukselit – SHBA-BE…, (të cilën unë e quaj me emërtimin Vëllai Madh), përmes ambasadorëve të shteteve të Quintit, në krye me amerikanin Delawie, ka nisur negocimin me Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin për formimin e qeverisë nga partitë shqiptare!
Odiseada për dizajnimin e qeverisë duket se, do të finalizohet me një kryeministër e qeveri, që do të pranoj realizimin gradual (step by step) të agjendave prioritare, si: demarkacioni, asociacioni, gjykata speciale, FAK, vazhdimi i dialogut për marrëveshje të reja me Serbinë, privatizimi dhe shitja e aseteve vitale kombëtare si, Trepça, KEK, PTK etj…
Si përfundim
Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran (!), derisa është shtet i Ahtisarit që qeveriset nga 3 qeveri!!!
_________________________
SHERADIN BERISHA: KUSHTETUTA E AHTISARIT ËSHTË KRIMI LIGJOR NDAJ PAVARËSISË SË KOSOVËS!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6620