(Pashtriku.org, 17. 11. 2012) – Këto ditë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Etnikumin Shqiptar dhe kudo nëpër botë, mendjen e tyre e kanë përqendruar nga maja e këtij përvjetori që po bëhemi gati ta festojmë, te dita më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 100 viteve, më 28 Nëntor 1912, pra në këtë ditë kur u shpallë Pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik.
Ata, që i dhanë identitet shqiptarëve dhe ishin pjesa më sublime e historisë 100 vjeçare, padyshim janë patriotët tanë, të cilët me sakrificën dhe gjakun e tyre, e bënë historinë, dhe u shndërruan në histori e simbole të përjetshëm të Kombit Shqiptar.
Dhe si të tillë, ata meritojnë natyrshëm përkujdesjen dhe respektin maksimal nga të gjithë shqiptarët.
PATRIOTËT DHANË JETËN, NE NUK U DHAMË AS NJË VARR KU TË PREHEN TË QETË!
Cila është përkujdesja institucionale, në këtë 100 vjetor, për patriotët tanë?!
A kanë varre ata dhe a prehen të qetë në varret e tyre?!
– Në çfarë gjendje është varri i heroinës sonë Shote Galica, në Fushë Krujë?!
– Po, në qytetin Bajram Curri, për varret e: Bajram Currit, Isa Boletinit (pa eshtrat e tij), të Mic Sokolit, Asim Vokshit e Ramë Sadrisë, a përkujdeset populli, institucionet lokale apo ato qëndrore në krye me Sali Berishën?!
Cila është përkujdesja e shtetit ndaj varreve të patriotëve tjerë të kombit?!
si:
– Varri i Hasan Prishtinës, në Kukës;
– Varret e: Migjenit, Vaso Pashë Shkodranit, të Luigj Gurakuqit, në djepin e kulturës në Shkodër;
– Varret e: Ҫerqiz e Bajo Topullit, Andon Zako Qajupit, Koto Hoxhit e Pandeli Sotirit, në Gjirokastër;
– Varret e Pandeli Cales e Mihail Gramenos, në Korçë;
– Po, për varrin e Aqif Pashë Elbasanit, (të këtij burri të Madh – i cili më 25 Nëntor 1912 ngriti Flamurin Kombëtar në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit) a përkujdeset Qeveria e Sali Berishës, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë?!….
Për gjendjen trishtuese të varreve të këtyre patriotëve, më shumë se fjalët flasin fotografitë dhe pamjet filmike:
Shikoni videomaterialin në vazhdim:
“Kjo është një pjesë e Shqipërisë 100 vjeçare, e Shqipërisë për të cilën aq shumë luftuan e punuan edhe këto figura të mëdha të këtij kombi, pjesë e identitetit kombëtar, e dhembjes, e jetëve të falura për shqiptari, për egzistencën e shtetit shqiptar. E kjo nuk bën përgjegjës vetëm shtetarët, qeveritë, por edhe ata vandalë, dhunues që guxojnë, guxojnë të ngrenë dorë mbi varre, guxojnë të ngrenë dorë mbi histori, mbi patriotë e rilindas pa të cilët vështirë se do të kishim 100 vitë pavarësi. Ata dhanë jetën për të, por ne nuk u dhamë as një varr ku të prehen të qetë.” – kështu e përfundon këtë dokumentar trishtues gazetari ynë i shquar Marin Memia.
Një foto flet sa10000 fjalë!