SHERADIN BERISHA: BRANKO MANOJLOVSKI – ‘JOSIF BAGERI’ I SHEKULLIT XXI (FOTO + VIDEO)

Pashtriku.org, 26. 06. 2014 – (“Shqiptar jemi, Shqiptar kemi qenë dhe shqiptar do jesim. Në Maqedoni ka 350 000 shqiptarë ortodoks…” – Branko Manojlovski) – Reka Epërme është një krahinë shqiptare e Dibrës, e ndarë në dy pjesë, në Dibrën e Poshtme dhe në atë të Epërme. Një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare nga Reka e Epërme është Josif Bageri (1868 – 1915) i lindur në fshatin Nistrovë, i cili në atë kohë i takonte sanxhakut të Dibrës, ndërsa tani administrativisht i takon rrethit të Gostivarit. Sot Reka e Keqe identifikohet me “Josif Bagerin” e shek.XXI, Branko Manojlovskin, i cili është i pari që pranoi se ndihet si shqiptar, edhe pse zyrtarisht është evidentuar në dokumente si sllavomaqedonas. “Ka ardhur koha kur shqiptarizmin duhet ta kuptojmë si një metaforë të jetës. Në atë kohë Reka e Epërme banohej pothuajse tërësisht me shqiptarë, që u përkisnin dy besimeve fetare: ortodokse dhe myslimane. Shqiptarë ortodoks nuk kishte vetëm në Rekën e Epërme, por pothuajse në gjithë hapësirën e tanishme të Republikës së Maqedonisë,…dhe se në Maqedoni ka rreth 350 000 shqiptarë ortodoks të sllavizuar!” – ka thënë Branko Manojlovski.
Ai, ka lindur më 19. 08. 1941 në fshatin Kiçinicë, (Reka e Epërme, jo larg Gostivarit) nga prindërit Manojli dhe Zafira. Shkollën katërvjeçare e ka kryer në fshatin Beliçicë, ndërsa tetëvjeçaren në Gostivar. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Tetovë, ndërkaq studimet në Zagreb. Ka tre fëmijë, dy djem e një vajzë dhe ka gjashtë nipër. Në vitin 1969 ka emigruar në Çikago të SHBA’ve, dhe është shtetas amerikan. Branko Manojlovski nga viti 1996 (kur ka dalur në pension) pjesën më të madhe të jetës e kalon në vendlindjen e tij në Rekë të Epërme.

MANOJLOVSKI: “SHQIPTAR JEMI, SHQIPTAR KEMI QENË DHE SHQIPTAR DO JESIM. NË MAQEDONI KA 350 000 SHQIPTAR ORTODOKS…”

Këto ditë TV “ABC News” ka shfaqur një dokumentar, kushtuar shpërnguljes dhe asimilimit të shqiptarëve ortodoks në Rekë të Epërme, me kryepersonazh Branko Manojlovskin.
“Deri në fund të viteve 50 të shekullit të shkuar në Reka e Epërme, një nocion gjeografik mes Dibrës dhe Mavrovës në Maqedoni, mund të ndiqeje një ceremoni martese krejtësisht shqiptare. E populluar kryesisht nga shqiptarë të besimit ortodoks kjo zonë përbëhej nga rreth 17 fshatra, që në fillim vitet 1900 që numëronin 13 mijë banorë me kombësi shqiptare kryesisht të besimit ortodoks. Qysh në kohën e Perandorisë Otomane, të parët që projektuan dhe nisën asimilimin e popullsisë shqiptare të besimit ortodoks në zonën e Rekës së Epërme ishin bullgarët. Pastaj mbërritën serbët. Ndërsa logjika e përdorur ishte e njëjtë: Në Ballkan nuk ka shqiptarë ortodoksë. Në Ballkan ka vetëm shqiptarë muslimanë ose turq. Është e habitshme por vala më e egër që njëkohësisht rezultoi përfundimtare e asimilimit të krahinës së Rekës së Epërme ka nisur menjëherë pas prishjes së Enver Hoxhës me Josip Titon, në vitin 1948…” – kështu nis skenari (ilustruar me pamje origjinale filmike) i dokumentarit të ideuar e realizuar nga Ferdinand Dervishi dhe Neki Feta.

Në vijm shikoni me kujdes këtë dokumentar:

(…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura