Pashtriku, 24 nëntor 2019: Është iluzore dhe njëkohësisht mashtrim i madh për shqiptarët, të thuhet me plot kuptimin e fjalës se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran!
– Atëherë çka është Kosova?
– Është republikë e Pakos së Ahtisarit, që ka:
– 95% shqiptarë,
– 3% minoritet serbë e 2 % minoritete jo’serbe,
– 10 komuna etnikisht serbe,
– 44 kisha e manastire serbe si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta,
– 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvend e Kosovës,
– 2/3 e shumicës së pakicës serbe në këtë Kuvend.
Pastaj ka:
– pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë, brenda AKI’së,
– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës,
Pastaj ka:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankën e Serbisë,
– spitalet e Sebisë,
– planprogramet e Serbisë në të gjitha nivelet e arsimit serb në këtë republikë ahitisariane,
Pastaj ka:
– partinë ‘listën Srbska’ e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,
– dhe kjo ‘sërbskë’ udhëheq me 10 komunat etnike serbe, të cilat sipas marrëveshjes Thaçi-Daqiç-Eshton, të arritur më 19 prill 2013, në Bruksel, priten të bashkohen në njësinë autonome etnike serbe të quajtur Asociacion (Zajednicë),
– dhe kjo Zajednicë pritet të ketë, kuvend, kryetar të kuvendit etj.etj!!!
Kjo është Republika e Ahtisarit!
***
Tani shtrohet pyetja:
– Kush mund ta ndryshojë këtë republikë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës?
– mund ta ndryshojë shumica shqiptare!
– Në ç’mënyrë?
– në mënyrë institucionale!
Për ta ndryshuar këtë republikë të Ahtisarit (e cila kurrë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve), si punë e parë dhe urgjente e kuvendit dhe qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit, për t’i hapur kështu rrugë, Republikës së Adem Jasharit, për të cilën janë flijuar historikisht mijëra shqiptarë!
Nëse nuk ndodhë ky ndryshim, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet të pavarur dhe sovran, por kemi republikë të Ahtisarit, e cila qeveriset nga Prishtina dhe Beogradi nën mbikëqyrjen e Brukselit…!
***
Nëse s’është kështu me thoni si është ndryshe?!
Postime të Lidhura
SKËNDER SADRI KAPITI: NË SHQIPËRI DHE KOSOVË LIGJI DHE MORALI JANË MASKA TË ANTILIGJIT DHE ANTIMORALIT!
Durrës,14 shkurt 2019: Moral do të thotë pagabueshmëri, do të thotë drejtësi, vërtetësi, liri, humanitet e njerzillëk, mirësi…
DR.JAKUP KRASNIQI: PËR ҪKA ËSHTË FAJTOR EULEKS-i?
Prishtinë, 31. 07. 2013 – EULEKS-i nuk është problemi kryesor pse po merret me krimet e shpifura të…
ALI MEHMETI: ZGJEDHJET NË SHQIPËRI – NUMRI MAGJIK 71!?
Gjenevë, 23 qershor 2017 – Zgjedhjet në Shqipëri të datës 25 qershor mund t’i japin fund kaosit, Gërdecit,…
Skënder Sadri Kapiti: Nuk pritej ky zhgënjim i madh nga politikanët e Kosovës!
Durrës, 20 korrik 2020: Pasi u çlirua Kosova me 12 Qershor 1999, si shumë shqiptarë nga Kosova që…