“VERIU NËN PROTEKTORAT NDËRKOMBËTAR!” PSE? …

Fillimisht lexoni e pastaj komentoni nëse doni!

“VERIU NËN PROTEKTORAT NDËRKOMBËTAR!” PSE? …

Nga Sheradin Berisha, facebook 28 shtator 2023

“KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.” Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, duke pas parasysh sulmin terrorist të datës 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Të njejtën kërkesë e ka përsëritur disa herë edhe Gebelsi i Millosheviçit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Ai thotë: “kam kërku që KFOR-i ta marrë kontrollin e sigurisë në veri të Kosovës”.

Edhe Milloshi i vogël, Ivica Daçiq ka deklaruar se, “sipas rezolutës 1244 forca e vetme ushtarake e sigurisë mund të jetë KFOR-i”.

Për mendimin tim futja e veriut nën kontroll të plotë nga KFOR-i ka kuptimin e protektoratit ndërkombëtar në atë pjesë të Kosovës! Dhe duket që ky është si qëllim i faktorit ndërkombëtar në ditët, javët dhe muajt në vijim!

Pas ngjarjeve të muajit maj 2023 me përmasa konfliktuoze në komunat: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 8 qershor në rrjetin tim facebook kam shprehur shqetësimin se këto ngjarje mund ta vënë veriun nën protektorat ndërkombëtar në çdo aspekt!

Saktësisht më 8 qershor kam shkruar:

“Nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet e fundit, veriu mund të vihet nën protektorat ndërkombëtar si, në aspektin politik e të sigurisë, ashtu dhe në aspektin e menaxhimit dhe shfrytëzimit të resurseve natyrore në Trepçë, Ujman dhe jo vetëm. Zatën ky është dhe qëllimi final i oligarkisë politike dhe i korporatave globaliste mbi pasuritë tona kombëtare!”

__________

SHTOJCË

Në shkurt 2020 kam bërë këtë analizë:

Kah po shkon Kosova?

PASURITË MILIARDËSHE TË KOSOVËS NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

Nga Sheradin Berisha, më 18 shkurt 2020

***

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215985600449257&id=1125324528

———

Ilustrimet:

1. Deklarimet e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit; dhe

2. Postimi im i datës 8 qershor 2023.

_____

NJË PARASHIKIM PËR DONETSKUN E VUÇIQIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura