SHERADIN BERISHA: DR.ARIF MATI NË PRISHTINË SHPËRFAQI LASHTËSINË PELLAZGJIKE TË SHQIPTARËVE

(Pashtriku.org, 21. 11. 2012) – Këto ditë vizitoj Kosovën studiuesi dhe historiani ynë i shquar Dr.Arif Mati (Aref Mathieu) i cili jeton dhe vepron në Paris të Francës. Z.Mati, këtë vizitë e realizoi me iniciativën e studentit Arban Bislimi, me qëndrim në Lion të Francës, pikërisht në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në kufitjë e saj Etnik.
KUSH ËSHTË DR.ARIF MATI
Arif Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Arif Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim.
DR. ARIF MATI: GREQIA NË LASHTËSI QUHEJ PELLAZGJI
Studiuesi A.Mati, duke u marrë një kohë të gjatë më këtë periudhë historike të antikitetit, më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris – mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë ai e shpërfaqi dhe e mbrojti me sukses përpara jurisë 3 anëtarëshe:
1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbon, i cili ishte edhe drejtuesi i temës.
2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe
3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon).
Arif Mati me këtë rast (përpara kësaj jurie akademike -profesionale) përmes një materiali studimor prej 13 faqesh, (afër 40 minuta) shpalosi rrugën metodike që kishte ndjekur nëpërmjet një gjurmimi të dëshmive të autorëve antik mbi Pellazgët, shkrimet e grekëve antikë të Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., të cilët ta mundësojnë të nxjerrësh disa përfundime, si:
– para “ardhjes” së helenëve, vendi që u bë Greqi, banohej nga Pellazgët,
– Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji,
– Pellazgët ishin “barbarë” që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve.
– Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë.
– grekët e lashtë nuk e njihnin “qytetrimin Miken”, (që është një emërtim i dhënë nga Schliemann mbasi zbuloi Mikenën dhe Trojën)
– Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë “qytetrim Miken”.
– Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan “mikenë” dhe gjuhën si “greqishtja e lashtë”,
– Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek.
– Qytetrimi i emërtuar miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetrimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.
* * *
„Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Hesiodi, Hekate i Miletit, Akusilaos, Hellanikos, Herodoti, Tuqididi ose Efori, na bëjnë të ditur shkurtimisht, por mjaftueshëm, se, përpara mbërritjes së grekëve, vendi që do bëhej Greqi ka qenë i banuar nga Pellazgët. Ata, gjithashtu, pohojnë se këta Pellazgë nuk ishin Grekë, por „barbarë“, d.m.th nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, se ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre. Asgjë më shumë se kjo nuk do të mjaftonte për të na bindur, se përpara mbërritjes së helenëve ka ekzistuar një qytetërim i madh jo – grek.“ – kështu ka shkruar Aref Mati në librin ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, botuar në Tiranë, nga SHB – “Plejad” 2007, faqe 13.
NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK U PROMOVUA LIBRI – “SHQIPËRIA (HISTORIA DHE GJUHA) ODISEJA E PABESUESHME E NJË POPULLI PARAHELEN”
Dr.Arif Mati gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar familjen dhe varrezat e Jasharjave në Prekaz, ka vizituar edhe Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren, ndërkaq në Prishtinë ai u prit me nderim të veçantë nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, si dhe mbajti dy ligjerata shkencore, më 14 nëntor në Institutin Albanologjik dhe më 16 nëntor në Amfiteatrin e Fakultetit Filozofik.
Më 14 Nëntor 2012 në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u përuarua edhe libri ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”. Me këtë rast për veprën e z.Mati, folën shumë studiues të fushave të ndryshme të dijes albanologjike, ndërsa në fund mbajti një ligjeratë edhe autori i librit Dr. Arif Mati:
Në vijim ju prezentojmë një përmbledhje nga promovimi i librit ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, në ambientet e Institutit Albanologjik:

……………………………….

SHIKONI VIDEOMATERIALIN MË TË PLOTË KËTU:

__________________________

FOTO NGA PROMOVIMI I LIBRIT TË DR.ARIF MATIT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

100 VJET …

100 VJET … 100-Vjet të ekzistimit dhe veprimtarisë së Klubit Futbollistik Prishtina së shpejti do t’i gjejmë të…