SHERADIN BERISHA: ҪFARË QEVERIE DO TË KEMI PAS 8 QERSHORIT 2014?! DO TË KEMI QEVERI TË NEGOCIATAVE ME SERBINË, QË THEMELON GJYKATËN SPECIALE DHE BËN SHITJEN E ASETEVE KOMBËTARE!

Pashtriku.org, 25. 10. 2015: (Një reflektim për këndellje!) – Nga arkivi i pashtriku.org – Të nderuar lexues, më 1 qershor 2014, një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë (më 8 qershor), kam bërë një analizë për misionin e liderëve partiakë (të këtyre lider’maskave që i shihni në foto)) në mandatin e tyre 4 vjeçarë (!) me titull: “PAS 8 QERSHORIT NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!”
***
Në vazhdim lexoni një fragment të kësaj analize:
ҪFARË QEVERIE DO TË KEMI PAS 8 QERSHORIT 2014?!

Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, por është edhe një thënie e një filozofi tjetër francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij shkruan, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
Ҫ’kuptim kanë këto thënie?
– Joseph De Maistre, kur thotë: “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, e bën përgjegjës popullin për atë qeveri që e ka zgjedhur përmes votës, ndërsa Jean-Jacques Rousseau, kur thotë, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”, e bën përgjegjës qeverinë për mashtrimin dhe tjetërsimin e popullit përmes manipulimit dhe premtimeve boshe, gjatë fushatës elektorale!

Nga ky këndvështrim, natyrshëm shtrohet pyetja:
– Ҫfarë qeverie don populli në Kosovë (?!) qeveri që e meriton apo qeveri të manipuluar nga ky soj politikanësh që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet?!
Unë gjykoj se, nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014 (pavarësisht nga vullneti i votuesit) do të dal një qeveri, e cila më shumë do të punoj në realizimin e agjendave ndërkombëtare, siç janë: dialogu politik me Serbinë, themelimi i gjykatës speciale, shitja e aseteve kombëtare makrofirmave të huaja etj, se sa në realizimin e premtimeve të bëra, për “Fondin për punësim, 200 000 vende të reja punë, 1000 ero paga, heqje të TVSH’së…”, e broçkulla të tjera!

( ***)
Ndërkaq analizën e plotë mund ta lexoni këtu:
SHERADIN BERISHA: PAS 8 QERSHORIT NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2846

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura