Pashtriku, 14 Janar 2020: Filozofi i shquar Aristoteli (384 322) ka thënë: “i dituri, nuk kërkon kënaqësitë, por mungesën e dhimbjes”.
Kjo sentencë bazohet në faktin se, çdo kënaqësi e njeriut ka një natyrë negative, ndërsa dhimbja ka një natyrë pozitive.
Këtë pikëpamje më së miri e ka shtjelluar filozofi gjerman Arthur Schopenhauer (1788 – 1860) në librin e tij “Bota si vullnet dhe paraqitje”.
Në paragrafin 58 të librit ai shkruan:
“êdo kënaqësi ose ajo që zakonisht quhet lumturi, ka gjithnjë vetëm një thelb negativ. Nuk është një lumturi fillestare që lind për virtyt të saj, por duhet të jetë gjithmonë kënaqja e një dëshire. Vërtet, dëshira, pra nevoja, është kushti paraprak për çdo kënaqësi. Por me kënaqjen mbaron nevoja dhe si pasojë edhe kënaqësia. Pra kënaqja ose lumturia nuk mund të jenë gjë tjetër veçse shtypja e një nevoje, e një dhimbjeje (njerëzore).”
Dhe në fund kur gjithçka kapërcehet, nuk kemi arritur gjë tjetër veçse jemi çliruar nga një dhimbje ose një dëshire, dhe si rrjedhim gjendemi në të njejtat kushte si më parë!
***
Parametrat nevojë – kënaqësi janë shkak – pasoja filozofike e Schopenhauerit! Ashtu sikurse çdo pasoj që ka shkakun edhe nevoja, duket të jetë kushti paraprak për çdo kënaqësi! Dhe prandaj ai thotë “me kënaqjen mbaron nevoja dhe si pasojë edhe kënaqësia”.
Schopenhaueri në këtë rast e ka fjalën për përmbushjen e kënaqësisë shpirtërore, e pse jo edhe atë materiale!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: DEMOKRACIA DHE POPULLI!
Pashtriku.org, 28 qershor 2017: Demokracia (demo – popull; kraci – qeverisje, rend) është një sistem qeverisjeje nga populli,…
ILUMINIZMI NË HOLANDË, NË ITALI, NË FRANCË DHE NË GJERMANI
ILUMINIZMI NË HOLANDË, NË ITALI, NË FRANCË DHE NË GJERMANI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 4 Maj 2022 Iluminizmi…
FILOZOFIA E SHOPENHAUERIT LIDHUR ME KËNAQËSITË E NJERIUT!
FILOZOFIA E SHOPENHAUERIT LIDHUR ME KËNAQËSITË E NJERIUT! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 14 janar 2022 Filozofi i shquar…
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE (XI)
Pashtriku.or, 14. 05. 2013 – Revolucioni autentik – Në pjesën e dytë të artikullit “Viti 81 dhe proceset…