Pashtriku, 14 Janar 2020: Filozofi i shquar Aristoteli (384 322) ka thënë: “i dituri, nuk kërkon kënaqësitë, por mungesën e dhimbjes”.
Kjo sentencë bazohet në faktin se, çdo kënaqësi e njeriut ka një natyrë negative, ndërsa dhimbja ka një natyrë pozitive.
Këtë pikëpamje më së miri e ka shtjelluar filozofi gjerman Arthur Schopenhauer (1788 – 1860) në librin e tij “Bota si vullnet dhe paraqitje”.
Në paragrafin 58 të librit ai shkruan:
“êdo kënaqësi ose ajo që zakonisht quhet lumturi, ka gjithnjë vetëm një thelb negativ. Nuk është një lumturi fillestare që lind për virtyt të saj, por duhet të jetë gjithmonë kënaqja e një dëshire. Vërtet, dëshira, pra nevoja, është kushti paraprak për çdo kënaqësi. Por me kënaqjen mbaron nevoja dhe si pasojë edhe kënaqësia. Pra kënaqja ose lumturia nuk mund të jenë gjë tjetër veçse shtypja e një nevoje, e një dhimbjeje (njerëzore).”
Dhe në fund kur gjithçka kapërcehet, nuk kemi arritur gjë tjetër veçse jemi çliruar nga një dhimbje ose një dëshire, dhe si rrjedhim gjendemi në të njejtat kushte si më parë!
***
Parametrat nevojë – kënaqësi janë shkak – pasoja filozofike e Schopenhauerit! Ashtu sikurse çdo pasoj që ka shkakun edhe nevoja, duket të jetë kushti paraprak për çdo kënaqësi! Dhe prandaj ai thotë “me kënaqjen mbaron nevoja dhe si pasojë edhe kënaqësia”.
Schopenhaueri në këtë rast e ka fjalën për përmbushjen e kënaqësisë shpirtërore, e pse jo edhe atë materiale!
Postime të Lidhura
MBINJERIU I FRIDRIH NIÇES
MBINJERIU I FRIDRIH NIÇES Nga Xhelal Zejneli, Shkup 17 korrik 2022 Termi “mbinjeriu” së pari është përdorur në…
ILUMINIZMI DHE MENDIMI POLITIK MBI SHTETIN
ILUMINIZMI DHE MENDIMI POLITIK MBI SHTETIN Nga Xhelal Zejneli, Shkup 6 Maj 2022 Liria e njeriut është…
ENVER ROBELLI: JEAN’JACQUES ROUSSEAU – NJË PEHLIVAN MES DIJETARËVE
Pashtriku.org, 28. 06. 2012 – (Në 300-vjetorin e lindjes: ç’na duhet Jean-Jacques Rousseau sot?) Filozof francez? Kjo është…
ERICH FROMM: MËRZIA ËSHTË NJË NGA TORTURAT MË TË RËNDA TË NJERIUT MODERN
Pashtriku.org, 20. 11. 2016: Njerëzit nuk e kuptojnë aq sa duhet ose, thënë ndryshe, nuk janë të vetëdijshëm…