Pashtriku, 6 qershor 2020:
Tahiri: Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e Haxhi Shalës!
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën e tij për formimin e qeverisë Hoti.
***
“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, kishte thënë Shala.
Ndërsa sonte, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës Besnik Tahiri në ‘Debat Plus’ e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e Shalës.
”Kjo nuk është e vërtetë. Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e tij. Unë i besoj liderit tim, Ramush Haradinajt. Nuk dua më shumë të komentoj për këtë çështje’’, tha Tahiri.
RAMUSH HARADINAJ DHE HASHIM THAêI NË KONAK TË HAXHI SHALËS!
Ndërkaq Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka qenë në konak të Haxhi Shalës – Topit, së bashku me Hashim Thaçin, për ta lutur që të votoj pro qeverisë së Abdullah Hotit!
Ramush Haradinaj, pas votimit të Qeverisë Hoti, në një konferencë për media ka sqaruar deklaratat e deputetit të Nismës, Haxhi Shala për takimin me presidentin, Hashim Thaçi në shtëpinë e Shalës.
Shala në Kuvend tha se ndryshoi qëndrim për votimin e Qeverisë Hoti, pasi u takua me Presidentin e Kosovës dhe ish-kryeministrin (Ramush Haradinaj). Haradinaj në konferencë për gazetarë ka treguar se si ka ndodhur takimi dhe si e ka bindur Shalën për ta votuar Qeverinë e re. “Presidenti ka marrëdhënie miqësore me të kahershme me Haxhi Shalën dhe unë i kam nga ana ime, janë koincidenca këto, por me Haxhi Shalën ai ka qenë zëvendëskomandant në Prizren kur unë kam qenë komandat në TMK, kemi mbetur miq që atëherë. Unë i thash e qes votën për këtë qeveri, nëse më vlerëson dhe më beson, a e qet edhe ti, përgjigja e tij ke po”, ka thënë Haradinaj.
***
Në vijim shikoni këtë video, ku Haxhi Shala bindet nga Thaçi e Haradinaj për votën pro qeverisë Hoti!
https://www.youtube.com/watch?v=QMrMfBxF7Xw
***
Shikoni edhe këtë video, Haxhi Shala, për vizitën e Ramushit dhe Hashimit në konakun e tij!
https://youtu.be/URx2bwBc2ho
***
Në vijim lexoni:
KOMANDANTËT E POLITIKËS DHE QEVERIA E HAXHI TOPIT!
Nga Sheradin Berisha
Në mesnatën e 2/3 qershorit 2020 (në orën 01:00) komandantët e poltikës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pa paralajmërim (pa ftesë) i shkojnë në shtëpi, Shefit të Grupit Parlamentar të NISMËS Socialdemokrate, Haxhi Shalës – komandant TOPIT!
***
Për më tepër lexoni këtu:
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=10133