Pashtriku.org, 16 korrik 2018: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UêK-së u faktorizuat politikisht!
Dhe rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë!
Pse?!
Sepse për 19 vjet rresht në vend se ta zhvillonit Kosovën, ju e feudalizuat atë, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet e kastës suaj!
Dhe në këtë mënyrë, Ju, duke e shfrytëzuar pushtetin, shtetin e shndërruat edhe në palçkë politike, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, me Zajednicën serbe dhe me marrëveshjet e tjera që priten të nënshkruhen gjatë procesit të negociatave të reja me Serbinë!!!
Dhe kështu rrjedhimisht e keni mbushur kupën, edhe pse miqtë tuaj si Xh.Rubin etj., ju kishin thënë me kohë që ta leni politikën!!!
Dhe kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë të shqiptarëve, tashmë po derdhet!
Dhe Ju, tashmë nga këto rrethana ekzistuese nuk mund ta ndryshoni këtë gjendje, as të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!
Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!
Keni vetëm një rrugë!
T’i hapni rrugë ndryshimit të mendësisë politike, duke ikur nga politika!
Prandaj merrni guximin, thoni Lamtumirë politikës!
Postime të Lidhura
ARBËR A. REXHAJ: SHQIPËRIA NË 100, ENDE E PAKRYER
(Prizren, 13. 11. 2012) – Shqipëria do të ketë kuptim kur do të bëhet shqiptari, prandaj do ta…
PSE UKRAINASIT KANË URREJTJE PËR RUSËT?
PSE UKRAINASIT KANË URREJTJE PËR RUSËT? Nga Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri, Kaliforni, 28 shkurt 2022 Ngjarjet tragjike të…
Skënder Sadri KAPITI: Albin Kurti, Kosova dhe Shqipëria
Durrës, 23 nëntor 2019: Fitoren e Albin Kurtit në Kosovë nuk e dëshironte PAN dhe as mafiooligarkia korruptive…
GËZUAR KRYEFESTËN KOMBËTARE!
GËZUAR KRYEFESTËN KOMBËTARE! Në çdo fillim nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe kudo në botë, shpirtin dhe mendjen…