Pashtriku.org, 16 korrik 2018: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UêK-së u faktorizuat politikisht!
Dhe rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë!
Pse?!
Sepse për 19 vjet rresht në vend se ta zhvillonit Kosovën, ju e feudalizuat atë, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet e kastës suaj!
Dhe në këtë mënyrë, Ju, duke e shfrytëzuar pushtetin, shtetin e shndërruat edhe në palçkë politike, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, me Zajednicën serbe dhe me marrëveshjet e tjera që priten të nënshkruhen gjatë procesit të negociatave të reja me Serbinë!!!
Dhe kështu rrjedhimisht e keni mbushur kupën, edhe pse miqtë tuaj si Xh.Rubin etj., ju kishin thënë me kohë që ta leni politikën!!!
Dhe kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë të shqiptarëve, tashmë po derdhet!
Dhe Ju, tashmë nga këto rrethana ekzistuese nuk mund ta ndryshoni këtë gjendje, as të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!
Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!
Keni vetëm një rrugë!
T’i hapni rrugë ndryshimit të mendësisë politike, duke ikur nga politika!
Prandaj merrni guximin, thoni Lamtumirë politikës!
Postime të Lidhura
HILMI GASHI: “UNË NUK JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR!”
Prishtinë, 15 korrik 2017: Jo tani, assesi dhe pikë…! Nuk është koha dhe momenti për t’u ndier i…
SHERADIN BERISHA: POPULLI I VARFËR DHE POLITIKANËT MILIONERË! TË HETOHEN MILIONAT E POLITIKANËVE!
Pashtriku, 17 qershor 2020: Nga arkivi i FB., 17.06.2019 Një vit me parë këtë analizë e paskam shkrue,…
DILAVER R. GOXHAJ: DRAMA E UÇK’së DHE E ADEM DEMAÇIT (PSE U ORGANIZUA ME URGJENCË RAMBUJEJA? PËR TA SABOTUAR ASAMBLENË KOMBËTARE TË KOSOVËS!) (5)
Pashtriku, 27 shkurt 2019: Pse u organizua me aq urgjencë Rambujeja? Thirrja me urgjencë e Konferencës së Rambujesë…
PETRIT BAJRAKTARI: FUNDI I MBIKËQYRJES DHE FRIKA
Drenas, 10. 07. 2012 – Thomas Hobbes, filozof politik dhe përjetues i luftën civile në Angli, pati thënë…