Pashtriku.org, 4 korrik 2018: Më 19 prill 2013, Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e ZAJEDNICËS për 10 komunat me shumicë serbe. (Edhe REPUBLIKA SERBE në Bosnje dhe Hercegovinë zanafillën e ka te ZAJEDNICA e 14 komunave me shumicë serbe, të shpallur më 26 prilli 1991! (*)
***
Në kuadër të negociatave për “shuarjen” e strukturave paralele serbe në Kosovë, Hashim Thaçi ka pranuar edhe marrëveshjen për formimin e Listës SRBSKA, e cila me mbështetjen e Beogradit është bërë pjesë e institucioneve qendrore (në kuvend, qeveri, etj) dhe atyre lokale, duke udhëhequr me 10 komuna serbe! Kjo sërbskë si e tillë po i mbron interesat e Sërbisë dhe realisht ajo duket të jetë Qeveri e Serbisë në Kosovë!
***
ZAJEDNICA (sipas marrëveshjes së 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit 2015), do ta ketë Kuvendin, kryesinë e kuvendit, dhe do të përbëhet nga deputetë të 10 komunave serbe etj.!
Kjo zajednicë do ta ketë nën administrim:
– policinë,
– gjykatën,
– arsimin,
– shëndetësinë,
– energjinë,
– buxhetin etj.
Pastaj do t’i ketë nën administrim:
– Liqenin e Ujmanit,
– minierat në Trepçë,
– Kishnicë dhe
– Novobërdë (Artanë),
– Banjën e Kllokotit,
– Brezovicën etj. (**)
***
Hashim Thaçi me ZAJEDNICËN dhe Listën SRBSKA e ka copëzuar tërësinë territoriale, duke e cenuar kështu integritetin institucional të Republikës dhe e ka vënë në rrezikë sovranitetin e Vendit!
Prandaj HASHIM THAêI DUHET TË JAP DORËHEQJE DHE TË NDIQET PENALISHT PËR DËMTIMIN E INTERESAVE KOMBËTARE!
________________
(*) Lexoni historikun e Zajednicës në BiH:
(**) Rreziku nga Zajednica në Kosovë:
***
Një porosi për politikanët e Kosovës!
STIPE MESIê KA THENE: ‘GAZI LOTSJELLËS ËSHTË MË PAK I RREZIKSHËM SESA PLANET SERBE PËR COPËTIMIN E KOSOVËS!
Pas ratifikimit të marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës, sfida e radhës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ZAJEDNICA).
Ish’presidenti kroat, Stipe Mesiç, lidhur me këtë çështje ka thënë:
“Opozita kosovare ka përdorur gaz lotsjellës. Unë iu them se Ai është më pak i RREZIKSHËM se sa PROJEKTET E PLANET SERBE për COPËTIMIN e Kosovës. Një bombolë GAZI është e pakëndshme për dikë apo disa individë, e projektet serbe sikurse ASOCIACIONI i Komunave Serbe, janë RREZIK për një popull të tërë!”
Tashmë kupa është mbushur me ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, (nga Kuvendi i Kosovës, më 21 mars 2018), ndërsa me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (Zajednicës), kjo kupë mund të derdhet!