Prishtinë, 27 korrik 2018:
Baca Adem,
Tani që ike, kuptova se të gjithëve u paske shërbyer si inspirim e si model sjelljeje, megjithëse shumë pak prej tyre të ngjasojnë sadopak me virtyte, vlera, bindje e sjellje.
E unë që s’jam si ata, në shenjë përshëndetjeje për ty me rastin e ikjes tënde në botën tjetër, vetëm mund të të kërkoj falje e mirëkuptim që nuk të kam model të cilin unë e ndjekë, jo se unë nuk do të doja, por sepse ti je i pandjekshëm për njerëzit e rëndomtë e egoistë si unë.
Do të doja që të kisha këmbëngulësinë tënde për të kundërshtuar e refuzuar padrejtësitë dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut e për të drejtat kombëtare, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha forcën tënde morale për të sakrifikuar gjithçka nga vetja për të mirën e përgjithshme, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha lakoninë e sinqeritetin tënd për t’i thënë gjërat qartë e çiltër, por ja që nuk i kam.
Do të doja që të kisha shpirtmadhësinë tënde për të mos urryer e për t’i falur edhe ata që të shkatërrojnë jetën, por ja që nuk e kam.
Megjithatë, një gjë mendoj se mund ta bëj. Ta luftoj tendencën e të tjerëve që dëshirojnë të të shndërrojnë në mit. Duke të të bërë mit, duan ta shfajësojnë veten pse nuk janë sadopak si ti dhe duan t’i largojnë gjeneratat e ardhshme nga modeli yt. Sepse miti është mit, është i ekzagjeruar, është mbinjerëzor, është i paarritshëm. Prandaj, ti na duhesh, ne e të ardhmëve, si njeri për ta ndjekur si model, jo si mit i paarritshëm.
E fatbardhësisht për ne, ti ishe njeri, sigurisht i rrallë, patjetër madhështor!
Mirupafshim në “botën kuantike” njeri i mirë!
Postime të Lidhura
ING.AGIM BREGU: ABËCË’ja E KONTRATAVE TË NAFTËS, KONÇESIONI OSE MARRËVESHJA E LIÇENSËS
Tiranë, 2 mars 2017: Qeveritë kanë tre zgjedhje për të zhvilluar burimet e tyre natyrore: 1. Ato mund…
ARBEN HOXHA: MENDIMTAR I MADH, NJERI I LIGË!
Prishtinë, 7 korrik 2018: Hyrje Në jetën e përditshme na ka rastisur të dëgjojmë se filan fisteku është…
ADIL FETAHU: ÇFARË DO TË JETË ‘KARRIGA’ E KOSOVËS NË KOMBET E BASHKUARA?!
Prishtinë, 27 shkurt 2018: Në qarqet diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të Amerikës, është folur që moti, se…
KRIZAT, KOMITETET, BORDET …, JANË TREGUES TË PA-AFTËSISË DHE KEQ-QEVERISJES!
KRIZAT, KOMITETET, BORDET …, JANË TREGUES TË PA-AFTËSISË DHE KEQ-QEVERISJES! Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i…