SHERADIN BERISHA: HIPOKRIZIA E HASHIM THAÇIT NË RAPORT ME KOMANDANTIN ADEM JASHARI!

Pashtriku, 11 korrik 2020: Sonte, Hashim Thaçi ka vizituar Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, por jo dhe familjen e Madhe Jashari, ashtu siç i vizitoi këto ditë disa familje të dëshmorëve!
Në rrjetin social ‘Facebook’, Thaçi ka shkruar:
“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”
Sa e ka nderuar Hashim Thaçi, bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari?
I përgjigjet ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi!
JAKUP KRASNIQI: “HASHIM THAÇI DHE KADRI VESELI KANË QENË NË ARMIQËSI ME ADEM JASHARIN”!
“Ramiz Lladrovci, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i ka shantazhuar me një inçizim të Adem Jasharit! Këta (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli) kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës dhe gjatë luftës unë i kam balancuar. Përndryshe ata as atëherë nuk do t’i kishin pranuar, dhe me të drejt nuk do t’i kishin pranuar në familje. Ata as sot nuk mundin me shku”, – kështu ka thënë në një intervistë televizive në “Tribuna Channel” më 22.12.2016, ish zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi.
***
Kur kemi parasysh pozitat udhëheqëse të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit gjatë luftës, përdorimi i fjalës ‘armiqësi’ pa dyshim është shumë i rëndë dhe akuzues.
Prandaj z.Krasniqi duhet ta zbardhë deri në fund të vërtetën e kësaj historie, sepse me pas qenë në armiqësi me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjallët e familjes Jashari (gjatë dhe pas luftës), kjo do të thotë se e ke sabotuar e komplotuar Adem Jasharin vazhdimisht, deri në rënien e tij me familje, më 5 – 7 mars 1998 !!!
_____________
Jakup Krasniqi: “Lladrovci ka incizim të Adem Jasharit. Ka shantazhuar Hashimim dhe Kadriun!”
https://www.youtube.com/watch?feature=share&v=jr1RrseTtug&fbclid=IwAR1t5rbulDhU

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura