Pashtriku, 18 dhjetor 2019: “Ithtari i së keqes, nëse nuk bindet me fjalë të mira, lyp drunin si mushka.” – Martin Camaj, shkrimtar, akademik dhe albanolog (1925 – 1992)
1. Njerëzit mendojnë se krim është vetëm vrasja me armë, dhe kriminelë janë vetëm ata që ia marrin jetën njeriut me plumb!
– A është kjo e vërtetë?!
– Jo, nuk është e vërtetë!
– Pse?
– Sepse nuk është Krim dhe nuk janë kriminelë vetëm ata që vrasin dikë me plumb, por është krim dhe janë kriminelë edhe ata politikanë që e keqpërdorin pushtetin në dëm të popullit!
2. E kam thënë e përsëritur shumë herë, se:
Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli etj., në saje të luftës së UêK-së dhe aktiviteteve të tjera, u faktorizuan në politikbërje! Dhe rrjedhimisht paslufta në politikë i konsumoj pa masë!
Për 20 vjet rresht kjo bandë politike në vend se ta zhvillojnë Kosovën, e copëtuan atë në feude (treva), duke krijuar kështu mirëqenje dhe pasuri përrallore për veten, familjen, për feudet dhe klientelën e tyre!
Dhe, kjo kastë politike rrjedhimisht e ka mbushur kupën, edhe pse miqtë tanë si Xhems Rubin, në vitin 2013 “komandantëve” të tillë u kishte thënë që ta lënë politikën!!!
Kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë të shqiptarëve, prej vitesh po derdhet me ikje masive të shqiptarëve, sepse këta krimogjenë politik ua kanë vrarë edhe SHPRESËN!
3. Në këto rrethana ekzistuese ky soj banditësh nuk mund ta ndryshojë këtë gjendje, madje as të shkuarën e tyre, ama mund ta ndihmojnë të ardhmen e këtij vendi!
Si mund ta ndihmojnë të ardhmen?!
Kanë vetëm një rrugë!
Të ikin nga drejtimi i partive dhe krejtësisht nga politika për t’i hapur rrugë ndryshimit në mendësinë politike e qeverisëse!
4. Dhe së fundmi të përballen me drejtësinë, për dëmet e shumta që ia kanë shkaktuar Kosovës dhe qytetarëve të saj për 20 vjet rresht!
Postime të Lidhura
REZULTATET E ZGJEDHJEVE LOKALE APO FURTUNË PARA QETËSISË !
REZULTATET E ZGJEDHJEVE LOKALE APO FURTUNË PARA QETËSISË ! Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Prishtinë 21 tetor…
GJOKË DABAJ: NE DO T’U NGREJMË PËRMENDORE NËNAVET TË PËRDHUNUARA TË FËMIJËVET TANË
Durrës, 28. 07. 2013 – Zonja Fatbardhë Demi botoi para 2 ditësh një shkrim (studim) me titull “Çnderimi…
GJOKË DABAJ: OBORRI I DHIVET, BISHTPËRPJETA!
Durrës, 17 maj 2018: (Askush të mos i përkrahë fajtorët, por edhe dënimi i fajtorëvet ta ketë një…
AGIM BACELLI: KULAKU (NJË HISTORI E VËRTETË NGA FASHATI IM)
Korçë, 16 dhjetor 2017: S’ka asnjë kafshë që brenda gjinisë së saj të luftojë kaq me tërbim saç…